Bullgaria nuk e konteston të drejtën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vetëvendosje, as të drejtën ta quajnë gjuhën e tyre siç dëshirojnë. Ne jemi të gatshëm ta konfirmojmë realitetin aktual, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike.
“Brenga jonë lidhet me pohimet e vazhdueshme të RMV-së drejt pakicës maqedonase në vendin tonë. Nëse ata i njohin rrënjët e kombit dhe gjuhës së tyre, kjo do të përfundojë”, shtoi ajo.
Zaharieva përkujtoi se Bullgaria e fokusoi periudhën e parë nga kryesimi në rotacion me BE-në në vitin 2018 në qasjen e përshpejtuar të vendit të Ballkanit Perëndimor në bllokun 27-anëtarësh. Por, kjo mund t’i vendosë veto fillimit zyrtar të bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm, nëse të dyja palët nuk mund ta zgjidhin çështjen.