Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se Marrëveshja për fqinjësi të mirë është nënshkruar në vitin 2017 dhe mes tjerash ka përmbajtur formimin e një Komisioni për çështje Historike, i cili nuk ka arritur ta kryej punën e vet.
Ajo thekson se Bullgaria insiston që gjuha maqedonase të gjuhet si ‘gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, si dhe të ndryshohen tekstet shkollore ku bullgarët paraqiten si fashistë.
Ajo shton se Qeveria e Bullgarisë pret që vërejtjet e tyre të gjejnë vendin e vet dhe se nuk dëshirojnë që të pengojnë RMV-në në rrugën drejt BE-së.