Zedhenesi i presidentit, Tedi Blushi publikoi nje tjetër reagim në facebook ku jep sqarime mbi deklaratën e presidentit Meta i cili dje u shpreh se grushtit të shtetit do i përgjigjej me dekret.
Presidenca lë të kuptojë se do të ketë disa dekrete për “shpartallimin e grushtit të shtetit” por se duhet të bëhet durim. Në statusin në facebook shkruhet se do të jetë populli që do të shpërndajë parlamentin dhe me gërma kapitale nënvizohet se edhe dekretet e presidentit do të jetë populli shqiptar i cili do i zbatojë
“Parlamentin do e shpërndajë populli Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR”
Takon Bashen – Gjatë ditës së sotme mësohet se kreu i shtetit takoi kreun e PD-së, Lulzim Basha të cilin e njohu me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
“Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton” informoi zedhenesi i presidentit.