Vizita e parë në Berlin
Presidenti ukrainas ka mbërritur në Gjermani një ditë më parë. Kjo është vizita e tij e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës dhe agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Pas takimit me Steinmeier, ai u prit me nderime ushtarake edhe nga kancelari Olaf Scholz (SPD).
Të shtunën, qeveria federale njoftoi se ka miratuar një paketë armatimesh për Kievin me vlerë prej 2,7 miliardë eurotë tjera. Sipas Ministrisë Federale të Mbrojtjes, dërgesat e planifikuara me vlerë më shumë se 2.7 miliardë euro përfshijnë sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe municione. Zyrtarët e qeverisë ukrainase vlerësuan shumë këtë vendim. Zelensky foli për një “paketë të fuqishme”.
Pasdite presidenti ukrainas dhe populli ukrainas do të nderohen me çmimin ndërkombëtar Karli i Madh. Kancelari Scholz do të mbajë fjalimin në Aachen ku ndahet ky çmim. E do të flasin edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Çmimi Karli i Madh jepet për meritat e mëdha në Evropë.