Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner.
Gjatë takimit Balluku dhe Wisner diskutuan për vazhdimësinë e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.
“Diskutuam për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të na japin, për projektet strategjike që kemi deklaruar publikisht vitet e fundit dhe që po progresojnë ndjeshëm, por dhe për plane e projekte të reja”, theksoi Balluku në një postim në rrjetet sociale.
Balluku u shpreh se “gjithashtu, diskutuam për reformat e rëndësishme që qeveria shqiptare çon përpara, sidomos për rezultatet e reformës në drejtësi”.
“Për mua mbetet gjithmonë një kënaqësi e veçantë të dëgjoj vlerësimin që partnerët tanë strategjikë kanë për skuadrën e mbrojtjes kibernetike shqiptare, e cila ka marr mbështetje të qenësishme përgjatë të gjithë këtyre dy viteve sfiduese. Mbetem besimplotë në vazhdimësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe i uroj David punë të mbarë në misionin e tij”, tha Balluku.
/Argumentum.al