Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se “në zgjedhjet e 14 majit do marrë ndëshkimin e merituar”.
Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se “jam shumë optimist për zgjedhjet e 14 majit dhe shpreh bindjen e jashtëzakonshme që në 15 maj Shqipëria do jetë krejt tjetër.
Se demokracia në radhë të parë është vendore e ne jemi në kushtet e një regjimi monist mizor vendor prej 4 vitesh që nëpërkemb qytetarët i shantazhon i vjedh taksat e një regjim të tillë vendor, mizor, monist Evropa s’e ka njohur prej dekadash.
Ndëshkimi do jetë tërësisht i merituar. Opozita e bashkuar do garantojë ndryshimin e vonuar që e kanë kërkuar qytetarët prej kohësh e s’ka më asnjë forcë që mund ta pengojë këtë”.