Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Lajmin e ka bërë vetë Kim, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se në takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Veliu konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.“- shkruan Kim.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Met with <a href=”https://twitter.com/PoliciaeShtetit?ref_src=twsrc%5Etfw”>@PoliciaeShtetit</a> General Director Ardi Veliu to discuss preparations for 4/25 elections. GD Veliu confirmed the duty of police officers to be professional & impartial in enforcing the law & maintaining public order before, during & after the elections.</p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1384157277284814866?ref_src=twsrc%5Etfw”>April 19, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>