Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.
Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 në të gjitha rajonet e Kosovës.
Ndërkohë janë publikuar sondazhet e para sipas të cilave LDK dhe Vetëvendosje dalin të parat me nga 30 për qind, me diferencë rreth 8 për qind nga vendi i tretë të cilin e mban PDK’ja me 22.28 për qind.
Megjithate as sondazhet e para po as rezultatet e para nga numerimi i deritanishem i votave nuk i ka zbrapsur lideret e partive politike ,te cilet kane shpallur menjehere fitoren secili prej tyre.
Keshtu kreu i koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ka thënë se partia e tij ka arritur një rezultat shumë të mirë. duke thene se kanë fituar 7 deputetë dhe se po presin që të fitojnë edhe të 8-in.
“Kjo është një pjesë e procesit zgjedhor. Tashmë është procesi nën KQZ-në të administrojë edhe këtë pjesë. Falënderoj votuesit. Nisma ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm. I kemi 7 deputetë, po luftojmë për deputetin e 8-të. Nisma do të jetë parti vendimtare për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Limaj
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se të dhënat që i kanë nga komisionerët tregojnë se janë partia e parë në këto zgjedhje.
Konjufca është shprehur i kënaqur për mënyrën se si shkuan zgjedhjet sot, duke falënderuar qytetarët dhe institucionet e sigurisë. Ai thotë se do ta ruajnë secilën votë në kutitë e votimit.“
Ndërsa ai shton rezultatet e deritanishme që kjo parti ka, e qesin VV’në fituese.
“Jemi duke i procesuar të dhënat tona. Të dhënat tona tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para”, ka thënë Konjufca.
Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës e ka shpallur veten fituese të zgjedhjeve parlamentare dhe për këtë do të festojnë në një nga sheshet e kryeqytetit.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK-ja, Kadri Veseli.
Veseli për Klan Kosovën ka thënë se festa e tyre nis pas dy orësh në Prishtinë.
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në zyrat qendrore të partisë, ka thënë se kanë dalë si partia e pare. “Nga ana e LDK-së është e qartë se kemi një përparësi të lehtë apo udhëheqje ndaj VV-së, ata janë parti e dytë”, është shprehur Lutfi Haziri.
Ai tha se ka të tillë që thonë se VV-ja është e para, por kjo nuk është e vërtetë.
“Le të jenë të bindur të gjitha ata që po thonë ndryshe se LDK-ja në këto zgjedhje del e para”, ka thënë Lutfi Haziri. Derisa për exit-pollin e Klan Kosovës ai tha se edhe është rezultat i saktë dhe befasohet pse nuk ka dalë PDK-ja e para aty.
“Exit-polli i Klan Kosovës e ka dhënë një rezultat të saktë edhe pse ai exit-poll është i PDK-së, andaj edhe çuditem pse nuk e ka qitë PDK-në të parën”, shtoi Haziri.
Gjithsesi deri tani janë numëruar rreth mbi 250 mijë vota në nivel vendi, që i bie 34,9 për qind e votave.
Nga ky numër e mban LDK-në të parën me 64.521 vota, ndërsa pas saj është Vetëvendosje me 59.492 vota.
E treta është PDK-ja me 57.717 vota.
Procesi numerimit vijon …
argumentum.al
© Argumentum