Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj së bashku me homologen kosovare Haradinaj- Stublla kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku u kërkojnë shqiptarëve të Malit të Zi të mbështesin Listën Shqiptare.
Statusi nga Gent Cakaj:
Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim 🇽🇰🇦🇱