Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 14 maj. Për këtë prezenca e OSBE-ODIHR, në një reagim në rrjetet sociale pret që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur, ku komunikimi politik të jetë sa më konstruktiv dhe në zbatim të ligjit shqiptar e standardeve ndërkombëtare.
“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, shkruan OSBE
/Argumentum.al