Rreth 1 miliard lekë do të kushtojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, sipas buxhetit te parashikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas buxhetit të parashikuar të KQZ, do të shpenzohet një fond i konsiderueshëm për 400 trajnuesit e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe të Grupit të Numërimit të Votave.
Në këto zgjedhje parashikohen dy fletë votimi, një për kandidat për kryetar bashkie dhe tjetra për Këshillin Bashkiak.
Për secilën fletë KQZ parashikon prodhimin e mbi 3,6 milionë fletëve të votimit, në total 7,235, 482 fletë votimi në një kosto rreth 90 milionë lekë.
Për udhëtime dhe dieta në total KQZ-ja ka parashikuar të shpenzojë 11,5 milionë lekë. Ndërsa për karburant është llogaritur që të shpenzohet 2.85 milionë lekë, pasi është parashikuar që të blejë 15 mijë litra karburant.
Fondet e partive, shifrat që përfitojnë
KQZ vendosi gjithashtu që të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019.
Konkretisht janë 190 milionë lekë që sipas ligjit për partitë politike shpërndahen përkatësisht:
1) Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë
2) Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë
3) Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë
4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë
5) Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë
6) Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë
Pagat e personelit të përkohshëm në KQZ
Shpërblimi i anëtarëve i anëtarëve të KZAZ, KQV-ve, GNV, ZR, trajnuesve të KZAZ, KQV, GNV 296,032,371 lekë
Mallra 248,881, 320 lekë
Shërbime 274, 968, 336 lekë
Shërbime transporti 221,700,000 lekë
Shërbime udhëtime e dieta 11,568,000 lekë.