Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet“.
Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook analisti i njohur nga Kosova Veton Surroi. Surroi shkruan ndër të tjera se, Lëvizja Vetëvendosje mori mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
Postimi i plotë i Surroit:
• Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.
• LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
• LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.