Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur publikisht se nuk është në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian deri në rikthimin e kredibilitetit të unionit.
Me “Jo-në” e tij, agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ishin viktimat e para të zhgënjimit të Macron, pasi dy vendet presin që të hapen bisedimet për anëtarësim prej më shumë se një viti.
Ata që mbështesin zgjerimin e BE-së drejt Lindjes argumentojnë se kjo është rruga më e mirë kundër ndikimit të Rusisë dhe Kinës.
Megjithatë, Franca shqetësohet se zgjerimi do të bënte vendimmarrjen në BE edhe më të vështirë dhe do të inkurajonte partitë nacionaliste.
Një eurofili i zjarrtë, partia e të cilit ishte e dyta pas të djathtës ekstreme në zgjedhjet evropiane të majit, Macron tha se prestigji i Evropës ishte në rrezik nëse blloku vazhdimisht prirej nga grupet e pakicave, me vendime të ashpra mbi çështjet që shkojnë nga ndryshimet klimatike tek migrimi.
“Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron tek zgjerimi i mëtejshëm, kur ne nuk mund të gjejmë marrëveshje mes 28 shteteve,” tha Macron ndërsa po qëndronte të hënën në Bruksel me negociata të pafrytshme gjatë gjithë natës.
“Jam këmbëngulës në faktin se do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit para reformës së thellë në mënyrën se si funksionojmë institucionalisht”, shtoi ai.
Në artikullin e “Reuters”, thuhet se kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur publikisht mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Ministri i saj i shtetit për Evropën, Michael Roth, i tha Reuters se politika e jashtme dhe e sigurisë e BE do të gjykohej për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në të gjithë Evropën në tërësi.
“Ne nuk mund të heqim dorë nga zgjerimi, kjo nuk do të ishte në interesin e Gjermanisë, as në interesin evropian”, tha Roth. “Aderimi është i lidhur me kërkesa të qarta”, shtoi ai.
Zgjerimi kërkon votë unanime brenda BE-së, që do të thotë se Macron do të kishte fuqinë e vetos. Holanda gjithashtu u pozicionua me Francën, kur dyshja bllokoi papritur fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2018.
Megjithatë, është e paqartë nëse Macron do të vendosë veto – veçanërisht nëse Gjermania është në mbështetje.
Dështimi i BE-së për të treguar angazhimin e Maqedonisë Veriore ndaj negociatave të anëtarësimit rrezikon të dëmtojë përpjekjet e bllokut për të nxitur reformat në Ballkan, tha Nikola Burazer në Qendrën për Politikë Bashkëkohore me bazë në Beograd.
“Nëse nuk shpërblehet, kjo do të ishte një sinjal për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që BE-ja (perspektiva) nuk është e sigurt”, tha Burazer.
Maqedonia e Veriut shpreson se zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë për emrin me Greqinë, do të jetë bileta e saj.
Agjencia shkruan se Shqipëria, e perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.
Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se nuk kishte asnjë arsye pse reformat e kërkuara nga Macron nuk mund të zhvilloheshin njëkohësisht me bisedimet e pranimit.
“Ne nuk kërkojmë datën për t’u bashkuar me BE,” i tha ai Reuters. “Ne po kërkojmë të fillojmë procesin e negociatave, të cilat do të jenë sfiduese, të gjata dhe të dhimbshme për vende si Shqipëria”.