Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur Presidentit, Ilir Meta si dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Kreu i qeverisë shqiptare deklaron se vendimi është e drejtë e Greqisë që nuk prek Shqipërinë dhe kjo çështje duhet ndarë nga çështja e kufirit mes dy vendeve, që tashmë pritet të zgjidhjet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!
Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!
Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like”, shkruan Rama.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1343596944720068609?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 28, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>