Nga votimet që u mbajtën në Shqipëri në datë 30 qershor, u zgjodhën si kryetarë bashkie edhe dy minoritarë të cilët pritet të marrin mandatin në dy bashki.
Ata janë Kristo Kiço nga Partia MEGA i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Finiqit dhe Dhimitraq Toli nga PS i zgjedhur në Bashkinë e Dropullit.
Gazetari Panagiotis Savvidis shkruan në Protothema se ka informacion që Ministrit të ri të Brendshëm të Greqisë do t’i shkojë dosja e zgjedhjeve lokale në Finiq dhe Dropull, me kërkesën për heqjen e shtetësisë greke dy minoritarëve.
Ata quhen nga autori “patericat greke të Edi Ramës”
Kështu Kristaq Kiço, kryetar i Bashkisë së Finiqit dhe i partisë MEGA, dhe Dhimitër Toli kryetar i Bashkisë së së Dropullit dhe i degës lokale të PS, mund të kenë fatin e Gjergj Goros, të cilit iu hoq shtetësia greke 3 vjet më parë, me motivacionin e bashkëpunimit kundër interesave të minoritetit grek, raporton Himara.gr.