Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, la pas edhe një faturë të lartë financiare për shkak të dëmeve qe shkaktoi ne sektorin e ekonomisë, kryesisht në Turizëm.
Për të rimëkëmbur këtë sektor, për të diskutuar për sfidat dhe pritshmëritë për Turizmin, në Tiranë po zhvillohet samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve ballkanike.
Ky samit zhvillohet për të ndihmuar me anë të turizmit mbi 6000 qytetarë, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë”-tha ministri Klosi .
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që po zhvillohet sot në Tiranë tha se është në traditën e shqiptarit që Shtëpia të jetë e Zotit dhe e Mikut’
“Mijëra familje, mes tmerrit të humbjes së çatise mbi kokë, e frikës së tokë që lëkundej nën këmbët e tyre, gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes, të strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Vetëm në pak orë, industria e turizmit u përgjigj e tëra.
Vetëm në pak orë, ata hapën dyert për të dhënë një kontribut unik dhe të pa ndodhur askund në botë dhe që ne duam ta ndajmë sot me ju, ku industria e turizmit pranoi të shërbente si një mekanizëm shumë i rëndësishme në menaxhimin e krizave humanitare.
Pavarësisht goditës së natyrës, Durrësi, zona më e rëndësishme turistike në vend, është e paprekur dhe në vijim të një procesi të suksesshëm për vitin dhe sezonin turistik për të pranuar qindra mijëra, dhe miliona turistë të huaj”-theksoi z.Klosi