Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetari të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shkak për këtë është disfata e thellë e forcës së tij politike në zgjedhjet e mbajtura të shtunën për këshillin komunal në Tetovë.
Aleanca për Shqiptarët nuk mundi të fitonte asnjë këshilltar në zgjedhjet e fundit, ndërkohë që në përbërjen e mëparshme të këshillit komunal kishte tre të tillë.
Në prononcimin e tij Sela deklaroi se merr përgjegjësitë e një rezultati të tillë, duke hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të partisë Aleanca për Shqiptarët.
“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela.