Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Shkodër duke akuzuar drejtpërdrejt Bashkinë e Shkodres për neglizhencë.
“Shkodra ka në këto momente disa vatra aktive dhe këtë herë vështirë që të dalin pa dëme materiale, por Bashkia sigurisht e ka mendjen tek furgonat që duhen mbushur për mitingun”, u shpreh Bilali në një postim në rrjetet sociale.
“S’ka nongrata që ju mban me këtë mungesë vëmendje ndaj situatës së zjarreve! Kjo është zgjedhje për të lejuar dëmet me shpresën që revolta të vijojë”, u shpreh Bilali.
“Është çu i madh e i vogël me ba punë që si kemi tagër as kemi eksperiencë, me kërku ndihmë nga të katër anët, sepse qëllimisht po lejohet situata të vijojë. Po merremi sepse njerëzit janë të parët pavarësisht se ndokujt i intereson skenari fatkeq i provokuar nga dora e ndonjë tifozi nongrata me shpirt kallkani!”, theksoi Bilali.
“Vija e parë e frontit të zjarrfikësve janë në terren dhe i përulem me mirënjohje për çfarë po bëjnë, por mungesa e koordinimit lart është e pafalshme!”, nënvizoi Bilali.
“Qytetarët nga taksat e të cilëve paguheni do t’ju mallkojnë, nuk lihen njerëzit as pronat e tyre për karriget tuaja!!!”, u shpreh Bilali.
/Argumentum.al