Kryeministri i vendit Zoran Zaev nuk është më kryeministër. Ai sot dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend ndërsa për këtë njoftoi opinionin në Facebook.
Siç shprehet Zaev, demokracia do të thotë dhe përgjegjësi.
“Me dorëheqjen time, mar përgjegjësi dhe lë shembull për obligimin qytetar të liderëve të tjerë, por edhe jap një kontribut në përforcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit.
Ishte nder për mua që mundesha të shërbej dhe pata besimin e shumicës së popullit në katër vitet e kaluara.
Dua t’i falenderoj deputetët në Kuvend, këtë dhe përbërjen e kaluar, anëtarëve të dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandateve të mia dhe qytetarët e vendit tonë.
Dua mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët, gjithë bashkësit, gjithë popullin,” është shprehur Zoran Zaev, kryeministër në dorëheqje.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzaevzoran%2Fposts%2F10160156813467932&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”590″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>
Ai e pati parlajamëruar dorëheqjen më 31 tetor, pas humbjes së thellë të social-demokratëve në zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të fundvitit në parlament, theksoi se nuk do të ketë destabilizim të vendit nga zvarritja e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri maqedonas në largim, Zoran Zaev e dorëzoi në parlament dorëheqjen e paralajmëruar më 31 tetor. Sipas pritjeve, dorëheqja do të konstatohet, përkatësisht do të miratohet në seancën e së enjtes në parlament.
Me dorëheqjen e kryeministrit, i gjithë kabineti qeveritar do të jetë në dorëheqje, ndërsa do të qëndrojë në detyrë deri sa të zgjidhet kabineti i ri. Lidhur me dorëheqjen e kryeministri Zaev, presidenti Pendarovski tha se është një akt për t’u përshëndetur “sepse kjo rrallë haset edhe në demokracitë moderne”.
“Ai tërhiqet ndërkohë që partia e tij është në pushtet, për dallim nga 2017-a kur nuk mundnim të sigurojmë bartjen paqësore të pushtetit. Kur ardhja dhe mbetja e dikujt në pushtet është kauza e vetme në jetën e dikujt, kjo e hap derën për ndarje dhe konflikte”, tha presidenti maqedonas gjatë fjalimit të fundvitit në parlament.
Zoti Zaev ka zgjedhur pasardhësin e tij në krye të partisë Lidhja Social Demokrate; ai është Dimitar Kovaçevski, i cili pritet ta marrë edhe drejtimin e qeverisë. Zoran Zaev qëndroi për tetë vjet në krye të partisë.
Gjatë qeverisjes së tij u arrit Marrëvershja e Prespes me Greqinë, duke i dhënë fund problemit shumëvjeçar të emrit të Maqedonisë. Atij i përshkruhen meritat për këtë dhe rrjedhimisht anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike të NATO-s, megjithëse, opozita maqedonase jo rrallë i drejtohej kryeministrit me fjalë fyese, si ‘tradhtar i çështjes kombëtare dhe identitare maqedonase’ për shkak të ndryshimit të emrit në ‘Maqedonia e Veriut’.
Por, më në fund, edhe opozita duket se po pajtohet me realitetin e ri, teksa eksponentë të saj kanë lënë të kuptohet se nuk mund të mos e përdorin referencën kushtetuese ‘Maqedonia e Veriut,’ në komunikim ndërkombëtar.
Pas miratimit të dorëheqjes së kryeministrit, presidenti i vendit duhet që në një afat prej dhjetë ditësh t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re një politikani, i cili garanton shumicën prej 61 votash në parlament. Mandatari do të ketë një afat prej 20 ditësh që ta bëjë kabinetin qeveritar.