Qeveria e Maqedonisë së Veriut në dyvjetorin e mandatit po i nënshtrohet riformatimit të parë apo ndërrimit të jo më shumë se tetë ministrive, si të Bujqësisë, Kulturës, Ekologjisë, të Pushtetit Lokal, ministrave pa resor dhe të emërimit të një kuadri në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë i ka paralajmëruar ndryshimet për shkak të pakënaqësive dhe synimit për rritjen e efikasitetit në punë.
Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova vulosi përbërjen e re Qeveritare. 6 ministri do të pësojnë ndryshime edhe atë siç vijon:
Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollobskit
Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut
Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit
Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut
Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku
Për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovskit.
Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e ri dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme. Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime./ina