Zëvendësministri i jashtëm Andrej Zhernovski theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë hap të madh përpara me Marrëveshjen e Prespës, por nëse kjo nuk shpërblehet, BE do të përkeqësoj imazhin e saj në Ballkanin Perëndimor.
“Me marrëveshjen e Prespës ne bëmë një hap të madh përpara. Nëse BE nuk shpërblen përpjekjet tona, ajo do të humb shumë nga kredibiliteti i saj në rajon dhe do të dërgojë porosi të keqe edhe tek pushtetarët autoritativ dhe të orientuar për reforma në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Zhernovski në një forum të organizuar nga Instituti për Demokraci.(INA)