Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka konfirmuar se në Regjistrin e Partive Politike, si kryetar i Partisë Demokratike është regjistruar Sali Berisha.
Në shkresën zyrtare të kësaj gjykata thuhet: “Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i partisë “Partia Demokratike”, me iniciale PD ose PDSH. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.
Gjykata e Apelit vendosi 6 muaj më parë që t’i jepte Berishës vulën për drejtimin e PD-së.