Tani e tutje Maqedoni! Ky do jete emri i Maqedonisë, pas miratimit me me 81 vota nga Kuvendi i saj.
Ai miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit fqinj si ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’.
Ndërkaq, u miratuan edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshimet në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën.
Ku permes këtyre propozimeve janë pranuar disa nga kërkesat e partive shqiptare.
Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.