Zv/kryeministri kinez Liu He, zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Tregtisë të SHBA Katherine Tai të enjten në mëngjes.
Të dy palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, praktike dhe konstruktive në frymën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua, ranë dakord se zhvillimi i tregtisë dypalëshe është shumë i rëndësishëm, shkëmbyen mendime për shqetësimet e njëri-tjetrit dhe ranë dakord të vazhdojnë të mbajnë komunikimin.
Si Kina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë presion për zbatimin e marrëveshjes së fazës një midis dy palëve, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Kineze Gao Feng të enjten në një konferencë shtypi.
Marrëveshja është e mirë për Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë botën, shtoi Gao.