Gjermania, Franca, Italia, Irlanda, Tailanda, Holanda, Norvegjia, Islanda, Kongo dhe Bullgaria janë në listën e vendeve që e kanë pezulluar tashmë vaskinimin me vaksinen e e AstraZeneca, ndërkohë javen e kaluar në Shqipëri kanë ardhur 38,500 doza nga kjo vaksinë, e cila do të përdoret për vaksinimin e mësuesve.
Gjermania iu bashkua listës së shteteve të cilët kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Ministri gjerman i shëndetësisë tha se kjo ishte një masë parandaluese që shteti ka ndërmarrë, pas raportimeve se vaksina shkaktonte mpiksje të gjakut.
Gjatë fundjavës Irlanda dhe Holanda gjithashtu pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për të paktën dy javë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe u ka bërë thirrje vendeve të mos ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca.
Të mërkurën, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se nuk ekzistojnë prova që lidhin vaksinën me sëmundjen e dy personave të vaksinuar në Austri.
“Nuk kemi arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis vaksinës së AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së gjakut, tha Dr Ronan Glynn, zyrtar i shëndetësisë në Irlandë.
“Sidoqoftë, për të parandaluar ndonjë rrezik deri në informacione të mëtejshme Komiteti Kombëtar ka rekomanduar një shtyrje të përkohshme të programit të vaksinimit me AstraZeneca në Irlandë,” shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë në Holandë tha se kjo masë u morr pas gjashtë raporteve të reja në Danimarkë dhe Norvegji të mpiksjes së gjakut dhe uljes së niveleve të trombociteve të gjakut tek personat e moshave nën 50 vjeç.
Rregullatori mjekësor i Italisë këtë të hënë njoftojë për ndalimin paraprak dhe të përkohshëm të vaksinës së AstraZeneca, si pasojë e raportimeve nga njerëz të cilët kanë zhvilluar mpiksje të rrezikshme të gjakut si efekt anësor pas marrjes së kësaj vaksine.
AIFA deklarojë se ky vendim “është marrë në një linjë me masa të tjera të ngjashme, të adoptuara nga vende të tjera Europiane”.
Ky vendim gjithashtu vjen pas vdekjes së mësuesit 57-vjeçar, i cili e mori këtë vaksine të shtunën në mbrëmje, në rajonin e Piedmontes veriore, dhe ndërrojë jetë të dielën në mëngjes.
Autoritetet kanë urdhëruar autopsitë e këtij rasti, gjithashtu edhe të disa rasteve fatale të tjera, të ndodhura javën e shkuar në Itali, nga të tjerë persona që ishin vaksinuar me AstraZeneca.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklarojë se Franca ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca si masë paraprake. Macron tha gjatë një konference për mediat të hënën se autoritetet franceze kanë vendosur të pezullojnë administrimin e kësaj vaksine të paktën deri të martën, kur Agjencia Europiane e Medikamenteve pritet të publikojë rekomandimin e saj mbi këtë vaksinë. Ai nuk foli më gjatë rreth arsyeve për këtë vendim.
Ai u shpreh se Franca shpreson të përdorë këtë vaksinë sërish “së shpejti”.
Shtete të tjera, duke filluar nga Danimarka javën e shkuar, kanë ndaluar përkohësisht administrimin e vaksinës AstraZeneca, në mënyrë që investigimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut të mund të vazhdojnë. Këto shtete përfshijnë Irlandën, Tailandën, Holandën, Norvegjinë, Islandën, Kongon dhe Bullgarinë.
Nga këto vaksina AstraZeneca të ardhura javën e kaluar, ka nisur tashmë vaksinimi i mësuesve në Shqipëri , duke filluar me 6 shkolla në Tiranë ndërsa sot fushata e vaksinimit filloi edhe në rajone të tjera.
Megjithëse Kryeministri Edi Rama dha garanci të Shtunën se vaksina është e sigurt duke mos rrezikuar për njerëzit e vaksinuar, raportohet se disa msëues në Vlorë e kanë refuzuar vaksinën AstraZeneca. Në këto kushte ku vendet më të mëdha Europiane kanë deklaruar pezullimin e kësaj vaksine, nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë qeveria Shqiptare.
© Argumentum