Si kurrë më parë në histori kaq shumë njerëz do të kenë mundësinë të shkojnë në kutitë e votimit, duke patur parasysh se zgjedhjet mbahen në 60 vende të botës, si dhe në Bashkimin Europian. Në të gjithë këta shtete jetojnë afro 49 përqind e popullsisë së botës, dhe mendohet se rreth dy miliardë njerëz kanë të drejtë vote, shkruan gazeta Tajm.
Por meqënëse thjesht mbajtja e zgjedhjeve nuk është garant për respektimin e demokracisë dhe të vullnetit zgjedhir, si dhe as të asaj se procesi do të jetë i ndershëm dhe i respektueshëm, gjithsesi disa zgjedhje tërheqin shumë vëmendje.
Disa gara zgjedhore si puna e asaj në Rusi, duken tashmë të vendosura, ndërsa pyetja se cili nga kandidatët do të ulet në Shtepinë e Bardhë gjatë katër viteve të ardhshme ka shkakton një sërë dilemash.
Pëer shembull, në Bangladesh, për të katërtën herë me radhë është zgjdhur kryeministrja Shiak Hasina, megjithëse partia kryesore opozitare ka bojkotuar zgjedhjet, në të cilat kanë marrë pjesë 40 përqind e zgjedhësve, por sipas disa burimeve të BBC-së spekulohet se edhe ky numur mund të jetë i fabrikuar.
Po ashtu, në zgjedhjet parlamentare për kryeministër në Pakistan, vend në të cilin asnjë kryeministër nuk e ka përfunduar mandatin e tij, zgjedhësit në fletët e votimit nuk do të kenë as edhe emrin e politikanit më popullor Imran Kan, i cili është në burg me vendim gjyqi për korrupsion. Pakistani është rivali historik i Indisë, ndan kufinj të brishtë me Iranin dhe Afganistanin, është afër me Kinën, ndërsa marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara janë të ndërlikuara, kësisoj zgjedhja e kryeministrit të ri është me rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin.
Nga ana tjetër, duket se në disa gara zgjedhore fituesi tashmë është i njohur.
Ndërsa vështirë se ndokush në Rusi mund të kërcënojë kolltukun e Vladimir Putinit, zgjedhjet e planifikuara në Ukarainë, të cilat sipas kushtetutës, duhej të mbaheshin me 31 mars, ndoshta edhe mund të shtyhen. Anketat e zhvilluara tregojnë se 80 përqind e të anketuarve nuk dëshirojnë të mbahen zgjedhje ndërsa vazhdon gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa nëntorin e kaluar presidenti ukrainas tha se nuk është koha për „farsën të cilën kërkon Rusia për Ukrainën“.
Anketat në Britaninë e Madhe, një vend ky kutitë e votimit të të cilit ndiqen globalisht, trregojnë se një pjesë e votuesve mendojnë se është koha për të bërë ndryshime. Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme do t’i shpallë në gjysmën e dytë të vitit 2024, dhe, nëse i besojmë anketimeve të opinionit publik që ka publikuar BBC-ja, shtyrja është e kuptueshme. Anketat pohojnë se pas numurimit të votave Sunaku nuk do të kthehet më në Dauning Strit, domethënë që pas 14 vjetëve në pushtet Partinë konservatore do ta zëvendsojë ajo laburiste.
Por nëse pritet edhe ndryshimi i pushtetit në Shtëpinë e Bardhë është pyetje që u intereson jo vetëm amerikanëve, por edhe pjesës tjetër të botës.
Ish presidenti Donald Tramp (kandidati më i mundshëm i Partisë republikane) parashikon me vetëbesim kthimin e tij në Zyrën Ovale, ndërsa mbetet të shihet nëse demokratët do ta kandidojnë përsëri liderin aktual Xho Bajden, mbi shëndetin e dobësuar të të cilit flitet shpesh, por i cili shihet si oponenti i vetëm që mund ta rrezikojë mandatin e dytë të Trampit.
Këto janë zgjedhjet që janë mbajtur që nga fillimi i këtij viti ose janë lajmëruar të mbahen në njëmbëdhjetë muajt e ardhshëm.
INDIA
Popullsia: 1.44 milijardë banorë
Zgjedhje: Zgjedhje të përgjithshme për Shtëpinë e popullit
Daa: Prill – maj
BASHKIMI EUROPIAN
Popullsia: 448 milionë banorë (gjithsejt 27 shtete anëtare të BE-së)
Zgjedhje: Zgjedhje për Parlamentin Europian
Data: 6-9 qershor
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
Popullsia: 341 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenciale, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Data: 5 nëntor
Zgjedhjet në ShBA: Tramp ose Bajdeni
INDONEZIA
Popullsia: 279 milionë banorë
Zgjedhjet: Presidencial, Këshilli Përfaqësues rajonal, Dhoma e Përfaqësuesve
Data: 14 shkurt
PAKISTANI
Popullsia: 243 milionë banorë
Zgjehdje: Asambleja Popullore
Data: 8 shkurt
BANGLADESHI
Popullsia: 174 milionë banorë
Zgjedhjet për Asamblenë Popullore janë mbajtur me 7 janar. Partia në pushtet Liga Avami, ka fituar shumicën, gjë që ishte ecuri e pritshme, meqënëse partitë opozitare i kanë bojkotuar zgjedhjet.
FEDERATA RUSE
Popullsia: 144 milionë banorë
Izbori: Presidenciale
Data: 15-17 mars
MEKSIKA
Popullsia: 129 milionë banorë
Izbori: Presidenciale, Senati, Dhoma e Përfaqësuesve
Data: 2 qershor
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT
Popullsia: 89.5 milionë banorë
Zgjedhjet: Asambleja islamike konstituitive, Këshilli i Ekspertëve
Data: 1 mars
BRITANIA E MADHE
Popullsia: 67.9 milionë banorë
Zgjedhjet: Dhoma e Ulët
Data: Pritet gjysma e dytë e vitit 2024, por mund të mbahen deri me 28 janar 2025.
AFRIKA E JUGUT
Popullsia: 60.7 milionë banorë
Zgjedhjet: Asambleja Popullore
Data: E pritshme maj – gusht
REPUBLIKA E KORESË (KOREJA E JUGUT)
Popullsia: 51.8 milionë banorë
Zgjedhjet: Asambleja Popullore
Data: 10 prill
ALGJERIA
Popullsia: 46 milionë banorë
Zgjedhjet: Presidenciale
Data: E pritshme në dhjetor
UKRAINA
Popullsia: 37.4 milionë banorë
Zgjedhjet: Presidenciale
Data: Më e mundshme të shtyhen deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme
UZBEKISTANI
Popullsia: 35.4 milionë banorë
Zgjehdje: Dhoma e Ligjvënësve
Datum: Pritet në nëntor, afati deri në dhjetor
GANA
Popullsia: 34.4 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Parlamenti
Data: 7 dhjetor
MOZAMBIKU
Popullsia: 34.4 milionë banorë
Izbori: Presidenti, Asambleja e Republikës
Data: 9 nëntor
MADAGASKARI
Popullsia: 30.7 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja popullore
Data: Afati deri në muajin maj
REPUBLIKA BOLIVARIANE E VENEZUELËS
Popullsia: 29.1 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti
Data: Priten në muajin dhjetor
REPUBLIKA POPULLORE DEMOKRATIKE KORESË (KOREJA E VERIUT)
Popullsia: 26.2 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja e Lartë popullore
Data: 10 prill
TAJVANI
Popullsia: 23.9 milionë banorë
Zgjedhjet presidenciale dhe ato për Juanin Ligjvënës (Parlamenti i Ishullit Tajvan) janë mbajtur me 13 janar 2024, ka fituar Laj Çing Te, i cili ka thënë se ndan të njejta qëndrime me paraardhësen e tij, dhe se Tajvani është shtet i pavarur, gjë për të cilën Kina deklaroi se „do t’i kundërvihet aktiviteteve separatiste“.
Duke patur paraqsysh se tensionet mes ShBA-ve dhe Kinës janë të fokusuara gjithnjë e më shumë te Tajvani – ishull i vetëadministruar për të cilin Pekini pohon se është i tij- fituesi i zgjedhjeve dhe roli i tij përcakton flurudhën e gjeopolitikës dhe ekonomisë globale në vitet që vinë.
REPUBLIKA ARABE E SIRISË
Popullsia: 23.8 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja Popullore
Data: Pritet të caktohet
MALI
Popullsia: 23.6 milionë banorë
Izbori: Presidenciale
Data: Janë caktuar për në muajin shkurt 2024, Hunta i ka shtyrë për një afat të pacaktuar për „arësye teknike“
SRI LANKA
Popullsia: 21.9 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Parlamenti
Data: Pritet të caktohet
RUMANIA
Popullsia: 19.7 milionë banorë
Izbor: Presidenti, Senati, Dhoma e Përfaqësuesve
Data: Pritet në nëntor-dhjetor
ÇADI
Popullsia: 18.6 milionë banorë
Zgjedhjet: Presidenciale
Data: Priten në muajin nëntor
SENEGALI
Popullsia: 18 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenciale
Data: 25 shkurt
KAMBOXHIA
Popullsia: 17 milionë banorë
Zgjedhje: Senati
Data: 25 shkurt
RUANDA
Popullsia: 14.3 milionë banorë
Izbori: Presidenti, Dhoma e Përfaqësuesve
Data: 15 qershor
TUNIZIA
Popullsia: 12.5 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenciale
Data: Priten në vjeshtë
BELGJIKË
Popullsia: 11.7 milionë banorë
Zgjedhje: Dhoma e Përfaqësuese
Data: 9 qershor
REPUBLIKA DOMINIКANE
Popullsia: 11.4 milionë banorë
Izbori: Presidenti, Senati, Dhoma e Përfaqësuesve
Data: 19 maj
JORDANIA
Popullsia: 11.4 milionë banorë
Zgjedhje: Dhoma e Përfaqësuesve
Data: Pritet në muajin nëntor
SUDANI I JUGUT
Popullsia: 11.2 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenca, Organi kombëtar ligjvënës
Data: Pritet në muajin dhjetor
REPUBLIKA E ÇEKISË
Popullsia: 10.5 milionë banorë
Zgjedhje: Senati
Data: Pritet të caktohet
AZERBEJXHANI
Popullsia: 10.4 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenciale
Data: 7 shkurt
PORTUGALIA
Popullsia: 10.2 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja e Republikës
Data: 10 mars
BELORUSIA
Popullsia: 9.5 milionë banorë
Izbori: Dhoma e Përfaqësuesve
Data: 25 shkurt
REPUBLIKA E TOGOS
Popullsia: 9.2 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja Populloire
Data: Pritet në fillim të vitit 2024
AUSTRIA
Popullsia: nëntë milionë banorë
Izbori: Këshilli kombëtar
Data: Pritet me 29 shtator
SALVADORI
Popullsia: 6.4 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Asambleja ligjvënëse
Data: 4 shkurt
SLOVAKIA
Popullsia: 5.7 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti
Data: Pritet të caktohet
FINLANDA
Popullsia: 5.5 milionë banorë
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Finlandë është mbajtur me 28 janar, në raundin e dytë do të gjenden përballë njëri tjetrit Aleksandër Stub nga Partia e koalicionit nacional dhe Peka Havisto, kandidat i Partisë së gjelbër. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 11 shkurt.
MAURITANIA
Popullsia: 4.9 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti
Data: 22 qershor
PANAMA
Popullsia: 4,5 milionë banorë
Izbori: Presidenti, Asambleja popullore
Data: 5 maj
KROACIA
Popullsia: Rreth 4 milionë banorë
Për shtetasit e Kroacisë, viti 2024, është vit superzgjedhor, më së paku tri herë do të duhet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 151 deputetë në Sabor (Kuvend), 12 përfaqësues në parlamentin Europian dhe presidentin, për të cilin ka shumë mundësi të jenë në dy raunde.
GJEORGJIA
Popullsia: 3.7 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Parlamenti
Data: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 26 nëntor. Ndërsa data e zgjedhjeve për presidentin do të përcaktohet.
MONGOLIA
Popullsia: 3,5 milionë banorë
Zgjedhje: Kurali i madh popullor, Organimi i lartë mongol i autoritetit të pushtetit
Data: Pritet në muajin qershor
URUGUAJ
Popullsia: 3.4 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Senati, Dhoma e Përfaqësuesve
Data: 27 nëntor
REPUBLIКA E MOLDAVISË
Popullsia: 3.4 milionë banorë
Izbori: Presidenti
Datum: Pritet në muajin nëntor
LITUANIA
Popullsia: 2.7 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Sejmi (parlamenti)
Datum: Zgjedhjet për presdient me 12 maj, parlamentare me 13 tetor
BOCVANA
Popullsia: 2.7 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja Populloire
Data: Pritet në muajin nëntor
NAMIBIA
Popullsia: 2.6 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti,Asambleja Popullore
Data: Pritet të caktohet
GVINEJA BISAO
Popullsia: 2.2 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti
Data: Pritet të caktohet
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
Popullsia: 2.1 milionë banorë
Zgjedhje: Presidenti, Asambleja
Data: Zgjedhjet presidenciale me 24 prill, parlamentare me 8 maj
MAURICIUS
Popullsia: 1.3 milionë banorë
Zgjedhje: Asambleja Popullore
Data: Pritet të caktohet
ISHUJT KOMORE
Popullsia: Rreth 860.000 banorë
Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur me 16 janar, një pjesë e kandidatëve të opozitës i ka bojkotuar. Presidenti Azali Asumani u zgjodh për të katërtin mandat, me 63 poërqind mbështetje, informon BBC-ja.. Megjithatë gjithsejt 16 përqind e zgjedhësve kanë marrë pjesë në zgjedhje, pas shpaljes së rezultateve shpërthyen protesta.
BUTANI
Popullsia: Rreth 790.000 banorë
Zgjedhjet për Asamblenë Popullore u mbajtën me 9 janar 2024. Ish Kryeministri Shering Tobgaj i Partisë demokratike fitoi 30 nga 47 vende në parlament. Foreign Policy i ka vlerësuar zgjedhjet në Butan si dritë e ndritshme e demokracisë në Azinë e Jugut.
ISHUJT SOLOMON
Popullsia: Reth 750.000 banorë
Zgjedhje: Asambleja Popullore
Data: Pritet në muajin prill
MALDIVE
Popullsia: Rreth 520.000 banorë
Izbori: Mexhlisi Popullor (parlamenti)
Data: Pritet mes frillimit të muajit mars dhe fundit të muajit maj.
ISLANDA
Popullsia: Rreth 380.000 banorë
Izbori: Presidenti
Data: 1 qershor
KIRIBATI
Popullsia: Rreth 140.000 banorë
Zgjedhje: Presidenti, Dhoma e Asamblesë
Data: Pritet të përcaktohet
SAN MARINO
Popullsia: Rreth 35.000 banorë
Izbori: Këshilli i Madh dhe i Përgjithshëm
Data: Pritet të përcaktohet
PALAU
Popullsia: Rreth 20.000 banorë
Izbori: Presidenti, Senati, Dhoma e delegatëve
Data: 12 nëntor
TUVALU
Popullsia: Rreth 11.000 banorë
Zgjedhjet për kryeministër dhe 16 vende në Asamble janë mbajtur me 26 janar 2024. Vëmendjen e botës e tërhoqi fakti se Tuvalu ishte një prej gjithsejt 12 shteteve të botës që mbante marrëdhënie diplomatike me Taivanin. Fqinji i tyre në Oqeanin e Qetë, Nauru, ndryshoi kursin politik me Taivanin në drejtim të Kinës, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Taivan. Qarkullojnë spekulime se edhe Tuvalu do të ndjekë shembullin e Naurusë pas zgjedhjeve.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.danas.rs/svet/ovo-je-godina-izbora-milijarde-izlaze-na-biralista-u-kojim-ce-se-zemljama-sve-glasati/