Sot shënohen 577 vjet nga mbledhja e Kuvendit të Princave Shqiptarë në të ashtuquajturën Besëlidhja e Lezhës.
Besëlidhja u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, me pjesëmarrjen e gjithë princërve të krahinave arbërore. Kjo Besëlidhje mori vendime të rëndësishme si: krijimi i një Besëlidhje Arbërore me në krye Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.
Për më shumë vite e shekuj, por edhe sot ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike, në të cilat vendos shumica e pjesëmarrësve.
577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ka bërë bashkë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, Deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Kryetarin e Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.
Politikanët më të rëndësishëm të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë marshuar nëpër qytetin e Lezhës, ku kanë zhvilluar edhe një tubim. Kurti, Zela, Kamberi e Gjeloshaj kanë zhvilluar edhe homazhe pranë memorialit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë.
Ndërkohë, në Lezhë Kurti ka dhënë dhe një mesazh. Ai është shprehur se vendi duhet të ndjek historinë brez pas brezi dhe se populli shqiptarë duhet të zgjedh përfaqësuesin e saj më të mirë dhe më të devotshëm.
“Duhet te ndjekim pishtarin qe është mbajtur përgjatë historisë nga brezi ne brez në mënyre qe populli shqiptar kudo qe është të faktorizohet të nxjerre përfaqësuesit e saj me te mire e më të devotshëm dhe në ketë mënyre krizën e shumëfishte që ka pllakosur ta zëvendesojë me çlirim me bashkim me zhvillim dhe përparim të gjithanshëm. Sot këtu tek flamuri kombëtar dhe tek beslidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshem heroit tone kombëtarë Skenderbeut dhe të gjithë luftarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tone,”-ka thënë Kurti.
Të shoqëruar nga mbështetës dhe qytetarë të Lezhë, ata marshuan në bulevardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhës. Më pas vizituan dhe vendvarrimin e Gjergj Kastriotit.
Ndonëse nuk kishte ndonjë organizim zyrtar, politikanë si Zijadin Sela, Kreu i Aleancës për Shqiptarët; deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Nik Gjeloshaj, kreu i komunës së Tuzit kanë mbajtur një fjalë të rastit.
Duke iu referuar Besëlidhjes së Lezhës, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha Kurti.
I pyetur nga gazetaret për mungesen e Tiranës zyrtare dhe e politikanëve shqiptare, Kurti iu përgjigj se ishte ne prani te politikanit shqiptar, Ilaz Shehu, që është kandidat për deputet nga Vetëvendosje në Shqipëri, Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shaip Kamberin deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Kurti ka folur para gazetarëve duke thënë se në këtë vend është origjina e bashkimit shqiptar.
“Jemi në këtë vend ku u mblodh Kuvendi I Lezhës e ku u varros heroi ynë kombëtar, e kemi këtu origjinën e bashkimit shqiptar. Politikëbërja duhet t’i kthehet patjetër Lezhës e besëlidhjes, në mënyrë që të dalim nga vështirësitë që i kanë shqiptarët kudo. Por, edhe të vendosemi në binarët e demokracisë e drejtësisë që nuk e lënë asnjëri mbrapa”, ka thënë ai.
Lideri i LVV-së ka bërë thirrje që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendohen drejt afrimit.
“Pa dyshim që Shqipëria e Kosova si shtete si institucione duhet të bashkërendohen drejt afrimit, integrimit e bashkimit e do të thosha mbi të gjitha në fusha kryesore, në siguri, në energji dhe burime natyrore dhe politikës së jashtme”, tha tutje Kurti, teksa është pyetur nga mediat edhe për cështjen e bashkimit kombëtar.
“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë ai
Duke iu referuar Besëlidhjes së Lezhës, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Duhet të ndjekim pishtarin e mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të faktorizohet, të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë dhe më të devotshëm që krizën që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim dhe përparim. Sot këtu të flamuri kombëtar shqiptar I përulemi me nderim të përjetshëm dhe angazhohemi para heroit tonë kombëtarë Skënderbeut dhe të gjithë heronjve të gjitha epokave.
Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët shqiptarë morën pjesë në një kuvend të përbashkët. Lezha ishte në një pozicion të favorshëm gjeografik. Kuvendi u mbajt në katedralen. Skënderbeu shtroi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi i institucionalizua si forumi më I lartë I vendimmarrësve., Bashkimi u bë përmes një besëlidhje politike dhe u quajt besëlidhja shqiptare e Lezhës. Kryetari ishte Skënderbeu. U vendos krijimi I një ushtrie të përbashkët dhe komandant ishte Skënderbeu. Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët.
Sot më 2 Mars teksa shënojmë përvjetorin e besëlidhjes së Lezhës që është akt politik I lidhjes së dëshirës së përbashkët, duhet të mendojmë të veprojmë duke menduar si do vepronin nga Skënderbeu deri te rilindasit tanë”, tha Albin Kurti.
Kjo duket si një “Besëlidhje e Dytë” për shqiptarët dhe një organizim i tillë, ndonëse pa të zotët e shtëpisë ( Tirana zyrtare) vjen në një moment ku Bashkimi me Shqipërinë është përfolur shumë nga politikanet e kosovës gjatë fushatës për zgjedhjeve parlamentare.
Aq më teper ku Kurti është akuzuar sëfundi nga Rusia apo Serbia që mund të shmang dialogun me Beogradin pasi synon “Shqipërinë e Madhe”!
© Argumentum