Dragan Biseniç –[i]
Interesimi i fuqishëm mediatik i kësaj jave për fatin e shefit të Vagnerit, Jevgenij Prigozhin, doli se përveç kureshtjes mediatike, ishte i tillë për shumë tema të tjera, përfshirë edhe atë të sigurisë botërore. Në Samitin e NATO-s në Vilnjus “enigma Prigozhin“ ishte po ashtu temë e shefave të shteteve të aleancës veriatlantike. Presidenti amerikan Bajden shkoi aq larg saqë u shpreh se Prigozhini, ndoshta ëshë në rrezik për jetën, sepse u përpoq të ndizte një kryengritje muajin e kaluar. “Në vend të tij do të isha i kujdesshëm se çfarë do të haja. Do t’i kushtoja vëmendje menysë”, u tha Bajdeni gazetarëve në një konferencë për shtyp në Helsinki. Në të vërtetë ai nuk tha se tashmë është vrarë, sikurse deklaroi një gjeneral amerikan në pension.
Bajdeni tha gjithashtu se liderët botërorë në Samitin e NATO-s në Vilnjus biseduan edhe për atë se ende nuk dinë se ku gjendet Prigozhini, dhe mbi atë sesi kryengritja mund të ndikojë në operacionet ruse në Ukrainë dhe në të ardhmen e grupit Vagner.
Prigozhini, pas krytengritjes shkoi në Bjellorusi, në mënyrë që pastaj presidenti Llukashenko ta kthente në Rusi, ndërsa Kremlini kësaj jave deklaroi se Putini është takuar me liderin e Vagnerit dhe komandantët e tjerë, pesë ditë pas kryengritjes së 24 qershorit.
LULESHTRYDHE NË DAÇË
Gjendja në ushtrinë ruse ishte pa dyshim temë me rëndësinë më të madhe e interesimit të shefave të vendeve të NATO-s. Nga ajo varet se çfarë ecurie mund të pritet në Ukrainë. Mediat perëndimore muajt e kaluar ishin plot e përplot me lajme të përditëshme mbi varret masive të forcave ushtarake ruse.
Tani nuk ka më kësi lajmesh spektakolare, por kjo nuk do të thotë se gjendja në ushtrinë ruse është vënë në rregull dhe harmoni në një konflikt kaq të rëndësishëm. Gjithnjë e më shpesh po spekulohet se në ditët e fundit të muajit korrik do të zevëndësohen ministri i mbrojtjes Sergej Shojgu dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Valerij Gerasimov, kundër të cilëve Prigozhini pati ngritur krye gjatë tërë nëntë muajve në fushëbetejën e Bahmutit. Tani atyre u është bashkuar edhe zëvendëskomandanti i qarkut jugor dhe komandanti i armatës 58, gjenerali Ivan Popov, i cili është larguar për shkak të kritikave që i ka bërë kreut ushtarak në një këshillim të mbyllur. Deputeti i Dumës, gjenerali Andrej Guruljov arriti të shtjerë në dorë deklaratat e gjeneralit Popov dhe i bëri publike në rrjetet shoqërore. Gjenerali flet për pamundësinë e luftës me artileri në territorin që mbulonte armata e tij dhe mbi mungesën e njësive zbuluese të artilerisë.
“… Nuk dua të komentoj asgjë tjetër. E kuptoj qartazi se asgjë nuk ka për të ndryshuar derisa në shtabin e përgjithshëm të shfaqet ndokush krejtësisht tjetër. Gjithçka tjetër është pasojë e politikës që bëhet këtu. As më pak e as më shumë. Ndoshta është e ashpër, por kjo është e vërteta”, tha Popovi.
Menjëherë pas kësaj, gjenerali Popov është zëvendësuar dhe lareguar nga posti, krahas pakënaqësisë së fortë të opinionit publik. Sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet “Jedinstvena Rosija”, Andrej Turçak, deklaroi se “atdheu duhet të krenohet më komandantë të këtillë siç është gjenerali Popov”. Kjo deklaratë është qartësisht e kundërta e asaj që mendojnë Sahojgu dhe Gerasimovi. Gjeneral Popovi ishte koamandant i ushtrisë ruse në drejtimin e Zaporozhjes. Ky është ndoshta drejtimi më i rëndësishëm në frontin ruso-ukrainas, sepse është rruga më e shkurtër deri në Krime.
Mediat ruse kujtojnë edhe disa raste të tjera. Në radhë të parë për zëvendësimin e komandatit të forcave desanto-ajrore, gjeneral-kolonelin 53 vjeçar Mihail Jurjeviç Teplinski, zëvendësim që erdhi menjëherë pas takimit me gjeneral-armaten Gerasimov. Me 31 dhjetor 2022, Teplinski mori nga vetë Putini dekoratën “Urdhëri i Shën Gjergjit i klasit IV” për rezultate të larta në luftën në Ukrainë dhe, në janar të vitit 2023, pa asnjë shpjegim, u dërgua në një pushim tremujor, gjë që nuk kishte ndodhur më parë me komandantë të rangut të tij.
Gjenerali kryengritës u dërgua në shtëpi “të kultivojë luleshtrydhe” në daçën e tij, sikurse shkruan gazetat ruse, por fati i tij ndryshoii pak kohë më vonë, sepse me 30 mars u thirr urgjentisht dhe u dërgua në front si zëvëndës i kryesuesit të Grupi të forcave të bashkuara, ku gjendet edhe tani.
BIZNESI ME GRURIN
Pikërisht Teplinskit i mvishen merita për përgatitje të shkëlqyera mbrojtëse ndaj kundërofensivës ukraianse.
“Sot, kur tanket urkainase Leopard dhe Bredli ka dy muaj që luftojnë pa sukses kundër llogoreve tona dhe më keq në afërsi të tyre, duhet të falendërojmë Mihail Jurjeviçin i cili në muajin mars, prill dhe maj, ishte pranë këtyre llogoreve”, vlerësojnë komentatorët rusë.
Ish zëvendësi i ministrit të mbrojtjes për logjistikën, gjeneral armate Dmitrij Bulgakov u largua nga detyra në vitin 2022, ndërsa pas tij mbeti e pazgjidhur afera në të cilën një milionë e gjysëm komplete uniforma ushtarësh u zhdukën nga magazinat ushtarake, kësisoj në fillim të operacionit ushtria ruse ishte e detyruar të blinte pancirë, rroba, çorape dhe ilaçe. Trashëguesi zyrtar i detyrës së Bulgakovit, gjeneral-kolonel Mihail Mizincev, u largua nga e njëjta detyrë vetëm shtatë muaj më vonë, në muajin prill të vitit 2023, dhe për kohën që pati në dispozicion ai nuk ishte në gjendje as thjesht të njihej me ekonominë tejet të madhe të ushtrisë ruse, e cila i ishte vënë në dispozicion. Dhe kjo përsëri ka lidhje me me kryengritjen e Vagnerit, meqënëse për shkak të zemërimit nbaj kreut më të lartë ushtarak, gjeneral koloneli Mizincev menjëherë u angazhua në Vagner si zëvendës i Jevgeni Prigozhinit. Akuzat publike që Prigozhini për muaj të tërë ia adresonte Shojgut dhe Gerasimovit, në një masë të madhe rrjedhin nga njohuritë që kishte fituar Mizincevi, gjatë kohës që ishte në detyrë,.
Fatin e Shojgusë dhe Gerasimovit opinioni publik e lidh me biznesin e Roman Abramoviçit, ose më mirë të themi me zgjatjen e afatit të marrëveshjes mbi eksportin e drithërave i cili mbaron me 17 korrik. Po zhvillohet skenari sipas të cilit, Shjogu dhe Gerasimovi, njerëz afërt me Roman Abramoviçin, do të jenë në detyrë deria të zgjatet afati i marrëveshjes për eksportin e drithërave dhe një ditë pas kësaj, diku mes datave 28 dhe 31 korrik, mund të ndodhë zëvendësimi i tyre.
Abramoviçi është formalisht edhe përfaqësuesi i Putinit në bisedimet diplomatike, dhe ky është një pozicion që atij i mundëson të sigurojë biznesin me drithërat, madje edhe me çmimin e presioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë që përfshijnë edhe Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte.
”SPASTRIMI I RADHËVE”
Mediat ruse spekulojnë se deri atëherë do të zgjidhet edhe fati i gjeneralit Surovkin i cili është zhdukur nga sytë e opinionit publik menjëherë pas kryengritjes së Prigozhinit. Kjo do të thotë se Surovkini mund të vijë në krye të ushtrisë ose edhe mund të akzuohet përt nxitjen e kryengritjes së armatosur, meqënëse mendohet se ka patur raporte të afërta me Prigozhinin.
Gazeta amerikane Voll Strit xhërnall, duke i’u referuar burimeve të saj, këto ditë bëri me dije se vetëm disa orë pas përmbylljes së kryengritjes së Jevgenij Prigozhinit, forcat e sigurisë vunë në masë sigurie 13 oficerë madhorë, ndërsa 15 të tjerë janë pushuar ose pezulluar nga shërbimi. Ndër të arrestuarit ishin edhe gjeneralët Sergej Surovkin, Andrej Judin, Vladimir Aleksejev dhe Mihal Mizincev. Një prej burimeve të gazetës ka thënë se ndalimet janë të lidhura me “spastrimin e radhëve” nga ata që mendohet se nuk janë më luajalë. Sipas burimeve të mësipërme, Surovkini është ende nën masë sigurie, por kundër tij nuk është ngritur ndonjë akuzë. Burimet pohojnë se Surovkini kishte dijeni për kryengritjen e armatosur. Kështu, me 29 qershor, sekretari për shtypin i presidentit rus, Dimitrij Peshkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të Si-En-En-it, Asoshiejted Pres-it dhe raportuesve të tjerë të mediave të huaja mbi situatën e gjeneralit Surovkin, tha: “Ka kohë që qarkullojnë zëra mbi fatin e gjeneralit: ose ka qënë në takim ose gjoja në burg?” “Putini është kryekomandant i forcave të armatosura, punon me ministrin e mbrojtjes dhe koamndantin e ushtrisë, do tu lutesha të kontaktoni me ministrinë e mbrojtjes”- tha Peshkovi, sipas TASS-it.
Surovkini sëbashku me Teplinskiun kanë ndërtuar vijën mbrojtëse të mbushur me mina fushore, qëndra të fortifikuara të cilat madje edhe mbajnë emrin e tij, dhe kundër të cilave tani po sulmojnë forcat ukrainase nga Hersoni deri në Zaporozhje.
Dyshimet për Surovkinin u përforcuan pasiqë zëvendësi i Surovkinit, gjeneral-koloneli Viktor Afzalov, i raportoi Gerasimovit mbi gjendjen e forcave kundërajrore ruse në Krime. Të gjithë, që në atë moment, e patën të qartë se Surovkini vërtetë nuk është me në postin e deritanishëm.
Kryetari i komisionit për mbrojtjen i Dumës federale gjeneral-koloneli Andrej Kartopolov, me deklarimin e tij të datës 12 korrk i nxiti akoma më shumë dyshimet. I pyetur nëse është në kontakt me Surovkinin, ai u përgjigj me një kundërpyetje: “Me cilin? Ai tani po pushon, ende nuk mund të kontaktohet”, tha deputeti.
Të gjithë këto flasin për faktin se trualli nën këmbët e forcave të armatosura ruse ende po lëkundet dhe mund të priten lëkundje të reja në kreun e saj.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.danas.rs/svet/duga-senka-vagnerove-pobune/