Zoran Meter-Gjeopolitika[i]
Pa patur frikë se gaboj, si grusht i shtetit në Niger, ashtu edhe ata paraardhësit në Burkina Faso dhe në Mali, si dhe proceset aktuale në Çad, Republikën e Afrikës Qendrore dhe gjithandej në mbarë Afrikën, mund të shqyrtohen si Lufta e dytë antikoloniale. Sepse pas asaj të parës, në gjysmën e dytë të shekullit XX, u vendos një sistem neokolonialist i cili nuk ndryshonte shumë nga periudha e mëparshme e errët, sëpaku në kuptimin që afrikanëve të varfër nuk u mundësoi zhvillimin në përputhje me pasuritë natyrore, por gjithashtu u gjeneroi edhe probleme të reja.
Nigeri, shtet me 26 milionë banorë, me popullsinë më të re në botë (mosha mesatare 14,8 vjeç), i vendosur në Afrikën Perëndimore kufizohet në Veriperëndim me Algjerinë, në Veri me Libanin, në Lindje me Çadin, në Jug me Nigerinë, në Perëndim me Malin dhe në Juglindje me Beninin dhe Brukina Fason – ditët e fundit është në qendër të vëmendjes së politikës botërore dhe të mediave që merren seriozisht me politikën ndërkombëtare. Madje guxoj të them se ndoshta edhe më shumë se me Ukrainën në këtë një vit e gjysëm – dhe kjo me siguri jo pa arësye.
Mjafton të themi se ish komandanti i forcave të NATO-s në Europë, admirali në pension i flotës detare amerikane Xhejms Stavdridis, mendon se situata në Niger mund të përshkallëzojë në një luftë me përmasa të plota në kontinentin afrikan dhe për këtë është i bindur se ka potencial.
Por cilat janë arësyet për një interes kaq të befasishëm për vendin ndoshta më të varfër në botë, por nga ana tjetër i begatë me pasuri minerale strategjike, përgjigjen do të mundohem ta jap nëpërmjet kësaj analize. Fillojmë me radhë:
Në Niger, shtetin më të varfër, por tejet të pasur me minerale të rëndësishme strategjike, si urani, plumbi dhe zinku, por edhe metale të tokave të rralla të domosdoshme për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së lartë, me 26 korrik është kryer një grusht shteti nëpërmjet të cilit është përmbysur presidenti i parë civil i këtij vendi Mohamed Bazuma, ish mësues dhe pjestar i pakicës kombëtare arabe, i zgjedhur në këtë post në vitin 2021. Qeverinë e tij properëndimore e zëvendësoi ekipi i gjenerali Abdurakhman Tçiani, i cili u shpall kryetar i Këshillit kombëtar për shpëtimin e atdheut.
Rajon i paqëndrueshëm
Ky është grusht shteti i tetë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore që nga viti 2020 gjë që flet për brishtësinë dhe mosstabilitetin politik të këtij rajoni.
Me përmbysjen e Bazumës i është dhënë një goditje e fortë interesave të Francës dhe Shteteve të bashkuara në Afrikë, sepse, mes tjerash (përsa i përket interesave ekonomike dhe energjetike gjë për të cilën do të flasim më vonë), pritet në mënyrë të paevitueshme – si në rastin e Malit dhe Burkina Fasos, apo Guinesë dhe Republikës së Afrikës Qendrore – afrim i fuqishëm i Nigerit me Rusinë. Për këtë askush nuk është befasuar se Nigeri mburret se, si puna e Malit, se po i dërgon trupat franceze dhe amerikane në atdheun e tyre.
Mali para disa ditësh mbajti edhe një referendum në të cilin qytetarët me shumicë votash hodhën poshtë gjuhën franceze si gjuhë zyrtare, ndërsa Burkina Faso ndrërpreu të gjitha lidhjet ushtarake dhe të sigurisë me Francën.
Roli rus
Është domethënëse të konstatojmë se grushti i shtetit në Niger u krye bash në kohën e mbajtjes së Samitit Rusi-Afrikë në Shën Pjetërburg. Kreu shtetëror rus, nuk e mbështeti dhe as nuk e dënoi, madje nuk foli asnjë fjalë në lidhje me këtë. Kuptohet, Moska në fillim ishte shumë e kujdesshme, e vetëdijshme se duke mbështetur pushtetin, domethënë në rast dështimi të puçit, mund të humbiste nëse përzihej në mënyrë direkte. Por, përfundimisht asaj i shkoi për shtat dhe vazhdon ende t’i gëzohet predispozicionit rus në qytetarëve të Nigerit, të cilët me një shumicë dërmuese mbështetin gryshtin e shtetit në vendin e tyre.
Për këtë, meqënëse ndërkohë po bëhet gjithnjë e më e qartë se grushti i shtetit gjithsesi do të ketë sukses për inicuesit e tij, vinë edhe mesazhe të shpeshta nga Moska zyrtare mbi kundërshtimin e saj për çdo përzierje ushtarake më punët e brendshme të Nigerit nga ana e vendeve fqinjë të tij, të fuqive perëndimore apo kombinimit të tyre.
Luftë antikolonioale e dytë dhe jo grusht shteti
Pikërisht, për shkak të mbështetjes së fuqishme qytetare të përmbysjes së presidentit të deritanishëm, vështirë se mund të flitet në këtë rast për grusht shteti në Niger, megjithëse në mediat botërore shfaqet ky term. Më e drejtë do të ishte të përdorej termi “revolucion” duke patur parasysh mbështetjen e gjërë, i cili, përveç kësaj, është inicuar nga grupi prej 60 oficerësh të lartë që e njohin mirë njëri tjetrin gjë që garanton suksesin e vetë grushtit (ose revolucionit) dhe rezistencën e tij të suksesshme kundër presioneve të jashtme (duke patur parasysh se presionet e brendshme janë fare pak). Qytetarët tashmë e kanë shprehur besnikërinë e tyre ndaj pushtetit të ri nëpërmjet grumbullimeve masive sa para ambasadës franceze, apo edhe në stadiumin kombëtar, në terrenin e të cilit bënë paradë oficerët, ose më saktë kreu i ri shtetëror i vendit.
Grushti ushtarak në Niger mund të vështrohet edhe në një kontekst më të gjërë – nëpërmjet proceseve aktuale që kanë përfshirë tërë kontinentin afrikan dhe tërë të ashtuquajturin “Jugu global”. Ai ka “ngritur krye” si kurrë më parë – duke konstatuar kësisoj shansin e madh për lindjen e një botë multipolare në konfliktin e madh gjeopolitik mes Perëndimit të bashkuar (të kryesuar nga ShBA-të) dhe Lindjes (Kinës dhe Rusisë).
Për këtë, pa patur frikë se po gabojmë, revolucionin (grushtin e shtetit) në Niger, përfshirë edhe ata paraardhësit në Burkina Fasoi dhe në Mali, si edhe proceset politike në Çad dhe në Republikën e Afrikës Qendrore dhe gjithandej në mbarë Afrikën, mund ta konsiderojmë si njëfarë lufte të dytë koloniale.
Atë të parën, të filluar në vitet e pasluftës së dytë botërore në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe e cila u ndihmua me bollëk nga BRSS-ja e atërhershme (këtu i kanë rrënjët e simpatisë së afrikanëve ndaj Rusisë dhe rusëve), e cila vendeve afrikane në pjesën më të madhe u solli vetëem lirinë formale, shumë shpejt, pas shpërbërjes së kampit socialist me në krye BRSS-në, e zëvendësoi versioni modern i kolonializmit, domethënë neokolonializmi.
Në këtë version, kolonitë e dikurshme nuk fituan kushtet reale për realizimin e mundësive të plota për zhvillim të bazuar në pasuritë e stërmëdha natyrore afrikane. Pikërisht këto sasi të stërmëdha përfunduan pothuajse pa pagesë në duart e fuqive atëherë demokratike dhe jo më koloniale, të cilat, ndërkohë, nuk deshën të zgjidhin atë që pikërisht u’a ndërtoi begatinë e shoqërive të tyre, e më pas edhe fuqinë politike. Më mirë të kujtojmë këtu sasitë shumë të mëdha të uraniumit dhe plumbit të Nigerit që pothuajse pa pagesë përfunduan në Francë, dhe se Nigeri siguron deri në 30% të uraniumit për industrinë franceze bërthamore (eksporti i uraniumit në Francë u ndalua menjëherë nga pushteti i ri ushtarak në Niger).
Në këtë kuptim kombinimi i levave të fuqisë së tyre financiare dhe institucioneve ndërkombëtare nën kontrollin e tyre, nga njëra anë, dhe njësive politiko-informative të ndihmuara nga forcat intervencioniste ushtarake kur kjo shfaqej e nevojshme (ShBA-të në bazat e saj në mbarë Afrikën momentalisht kanë 6.000 ushtarë) – fuqitë perëndimore arritën të ruajnë pozitën dominuese në shumë shtete afrikane deri në ditët e sotme.
Këtë ndikim fillimisht filloi ta kërcënojë Kina që nga fillimi i shekullit 21 me hyrjen e saj dinamike ekonomiko-investuese në lojë dhe e vazhdoi Rusia pothuajse e harruar, gjë që u konstatua më së miri në Libinë postrevolucionare, Çad dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, krahas marrëdhënieve tradicionalisht të mira me një sërë veëndesh afrikane – që nga Algjeria, Egjypti, Etiopija, Uganda e deri te Republika e Afrikës së Jugut. Është interesante të nëvizojmë se një numur i madh vendesh afrikane kanë sot marrëveshje ushtarake me Rusinë, ndërsa Rusia zë 40% të tregut ushtarak në “kontinentin e zi”.
Këmbana për alarm
Për këtë nuk të çudit fakti se pushteti në Niger, si edhe në Mali e Burkina Faso më heret, tani është në duart e qytetarëve të cilët festojnë përmbysjen e presidentit të tyre të parë civil, shpesh herë vihen rè flamuj rusë gjë e cila ishte këmbanë alarmi për Perëndimin i cili e njeh shumë mirë ndikimin dhe rolin e organizatave paraushtarake ruse si puna e Vagnerit dhe kjo jo vetëm nëpërmjet luftës në Ukrainë, por edhe më parë në mbarë Afrikën.
Problemi është se Nigeri deri tani ishte aleati më i rëndësishëm i Perëndimit në Sahel (rajon në Lindje të Tunizisë. Shën i përkth). ShBA-të, në sajë të bazës ushtarake të vendosur këtu në vitin 2018, e shfrytëzuan këtë vend si levë për kontrollin e Sahelit dhe Afrikës së Veriut.
Viktoria Nuland shfaqet në Niger
Megjithatë, tani është bërë e qartë se ndërhyrje të jashtme (sëpaku deri tani) nuk do të ketë, edhe përkundër deklaratave të ashpra se kjo do të ndodhë patjetër, nëse junta ushtarake nuk e rikthen menjëherë në pushtet presidentin e rrëzuar. Kërcënime të tilla i’u drejtuan gjeneralëve të Nigerit nga ana e Parisit zyrtar, si dhe nga ana e Bashkësisë ekonomike të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) – të cilën e përbëjnë 15 shtete dhe rajone, përfshirë edhe Burkina Fason dhe Malin “kryengritës”.
Një shtet serioz dhe ushtarakisht i fortë në këtë organizatë është Nigeria me një popullsi prej më shumë se 200 milionë njerëz dhe marrëdhënie mjaft të mira me ShBA-të. Megjithatë, Senati i Nigerisë javën e shkuar mori vendimin nëpërmjet të cilit i kundërvihet përdorimit të forcës në Niger. Nga ana tjetër, francezët ka kohë që nuk mund të bëjnë asgjë në kuptimin ushtarak në Afrikë, e kësisoj obsioni luftarak në Niger është gjithnjë e më pak i mundshëm, mbi të gjithë për shkak të vendosmërisë së vetë qytetarëve të Nigerit dhe kreut ushatarak të cilëtr duket se janë të vendosur t’i kundërvihen çdo lloj ndërhyrjeje. Në këtë i ndihmojnë edhe Burkina Faso dhe Mali.
Pra, ndërhyrja eventuale ushtarake në Niger mund të ndezë një luftë të madhe në zemër të Afrikës gjë që pakkujt i intereson, madje edhe vëtë ShBA-ve pa të cilët forcat ndërhyrëse, çfarëdo që të bëjnë, vështirë se mund të realizojnë ndonjë gjë të madhe. Por, Uashingtoni tani për tani është i zënë me luftës ukrainase dhe tensionet në rritje në Indopacifik, ndërsa presidentit Bajden me siguri nuk i nevojitet edhe një luftë tjetër me ecuri të panjohur.
Nga ana tjetër, Pentagoni, ka deklaruar para pak kohësh se ShBA-të nuk besojnë se Vagneri rus të ketë ndonjë lidhje me ngjarjet në Niger, por “përsa i përket pranisë tonë dhe shpërndarjes së forcave asgjë nuk ka ndryshuar. Kemi ndëprerë bashkëpunimin në fushën e sigurisë për një sërë çësshtjesh, nuk e trajnojmë ushtrinë, ndërsa situata është shumë fluide. Vashdojmë të ndjekim zhvillimin e ngjarjeve në terren”.
Për këtë, nuk është çudi, sadoqë mund të duket e tillë, se të hënën me 7 gusht, në kryeqytetin e Nigerisë Nxhamena shkoi personalisht, as më pak e as më shumë, por dora vetë Viktoria Nulandi, personi i dytë për nga rëndësia brenda Departamentit amerikan të shtetit, zëvendësekretare për çështjet politike. Pra, bëhet fjalë për një përpjekje diplomatike.
Sikurse informoi CNN, Viktoria Nuland mbajti një takim me shefin e shtabit të përegjithshme të forcave të armatosura të Nigerit, Moussa Salau Barmu dhe tre bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Patën bisedime “tejet të sinqerta dhe në disa moment pak a shumë të vështira”. The Wall Street Journal, nënvizon se detyra kryesore e Nulandit ishte të gjente një zgjidhje diplomatike për krizën aktuale në këtë vend afrikan dhe se ajo shumë herë ka kërkuar të takohej me presidentin e përmbysur Bazuma, por kryengritësit nuk e lejuan.
Këtu do të shtoja se vetë fakti se Viktoria Nuland nuk është takuar me udhëheqësin e kryengritjes dhe gjeneralin kryesor Abdurrakhman Tçianin flet vetvetiu për këmbënguljen e puçistëve.
Gjithashtu, Viktorija Nulkandi menjëherë pas kthimit në ShBA deklaroi se ShBA-të do t’ia ndërpresin Nigerit ndihmën financiare humanitare prej 200 milionë dollarësh në vit për shkak të puçit ushtarak. Megjithatë, nga ana e Këshillit kombëtar me në krye gjeneralin Tçijanin po atë ditë erdhi përgjigja sipas së cilës “ndihma juaj financiare neve nuk na nevojitet”- gjëra të cilat marrë sëbashku flasin për atë se çarja përfundimtare në linjën Perëndim-Niger është vetëm çështje kohe.
Sesa Moska e ndjek zhvillimin e ngjarjeve me shumë interes flet edhe fakti se zëdhënësja e MPJ të Federatës Rusë, në kanalin e saj “Telegram” shkruajti: “Viktorija Nulandi mendonte se mund të bënte me Nigerin atë që ka pas bërë me Ukrainën: ta vendosë në një qese plastike petullash…? Rregjim banana si në Kiev nuk mund të gjendet më”. Ajo me këtë kishte parasysh shkuarjen në sheshin e Kievit të Nulandit në vitin 2014 ku përshëndeti protestuesit dhe për nxitje u ndau sendviçe.
Panik në Europë dhe në Francë dhe letra e hapur drejtuar Makronit
Grushti i shtetit në Niger ka shkaktuar në Europë, e më shumë, kuptohet, në Francë panik të madh. Në këtë shtet para disa ditësh 90 deputetë të parlamentit francez i kanë dërguar letër presidentit Makron nëpërmjet së cilës i kërkojnë marrjen e masave urgjente për ndalimin e mëtejshëm të erozionit të interesave franceze në kontinentin afrikan. Deputetët shkruajnë se “FrankAfrika” po shndërrohet më shpejtësi në “RusoAfrikë”.
Megjithatë Makroni mund të bëjë pakgjë në këtë rast. Ndikimi i tij te Putini është avulluar plotësisht me rreshtimin e Makronit në udhëheqjen europiane në ndihmë të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, ndërsa në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e ShBA-ve, Franca nuk është në gjendje të veprojë në një zonë kaq të destabilizuar dhe me predispozicion antifrancez siç është rajoni i Sahelit, deri vonë zonë e ndikimt më të madh dhe të paprekshëm francez.
Për Bashkimin Europian humbja e Nigerit është de facto shpallje lufte, ndërsa humbjet ekonomike, kryesisht për Francën, mund të jenë katastrofale.
Nëpërmjet Nigerit do të duhet të kalojë gazsjellësi NMGP (Nigeria, Marocco Gas Pipeline), i cili është alternativë e furnizimit me gaz nga Rusia dhe i cili tani është plotësisht i kërcënuar. Personalisht besoj se pushteti i ri në Niger gjithsesi do të jetë i prirur të mundësojë realizimin e këtij projekti dhe jo bllokimin e tij, por me kushtin që kësaj here të ketë për vete kushte më të përshtatshme që atij mund t’ia mundësojë pozita tranzit e Nigerit.
Vendet afrikane synojnë pavarësinë jo vetëm si e tillë, sepse vetëm nga ajo nuk mund të jetohet nëse paralelisht nuk ndiqet edhe zhvillimi ekonomik i vendit dhe bashkëpunimi me botën.
Megjithatë, kjo do të varet në radhë të parë nga fakti nëse Perëndimi do të pranojë ta “zgjidhë qesen” më shumë, ose thënë në fjalorin politik, të heqë dorë nga politika e neokolonializmit që për dekada të tëra, jo vetëm po i zë frymën zhvillimit të Afrikës, por edhe po rrit akoma më shumë borxhet edhe ashtu të stërmadha dhe të trashëguara nga epoka e luftërave të para kononiale.
Nëse Perëndimi nuk do të jetë i gatshëm tya ndërmarrë këtë hap (i cili, logjikisht, do të zvoglojë pasuritë që shkojnë në buxhetet e tij), atëherë ka rrezik që “frytet” afrikane t’i vjelë ndokush tjetër në vend të tij dhe, kuptohet, këto janë në radhë të parë Reusia dhe Kina. Dhe kjo e dyta ndiqet me shumë vëmendje por kjo gjithsesi ështe temë për një analizë më vete.
Që një gjë e tillë është e mundur, dëshmon edhe projekti i Bashkimit Europian i quajtur Horizon Europe, i miratuar deri në vitin 2027, me një buxhet prej 95,5 miliardë euro, i cili në vetvete përmban edhe 350 milionë euro për dy vite që janë të destinuara për Afrikën. Konkretisht, për novacione të atjeshme dhe kërkime në fushën e shëndetsisë dhe sëmundjeve infektive, ndryshimeve klimatike, energjisë së gjelbër etj. Nëse një qëndrim i tillë shoqërohet me ndryshime dhe mbi të gjitha me një retorikë të sinqertë politike europiane, të orientuar për nga bashkëpunimi në baza të barabarta, nga i cili të dyja palët do të kenë përfitim, atëherë edhe Europa do të ketë shansin të sigurojë ndikimin e saj në Afrikë, i cili tani për tani po shkrihet me shpejtësi.
Megjithatë, sikurse shihet edhe nga kjo analizë, në vend të kësaj, tema dominante vazhdojnë të jenë kërcënimet drejtuar afrikanëve – qoftë nëpërmjet sanksioneve qoftë nëpërmjet ndërhyrjeve ushtarake. E këtyre gjërave u ka ardhur fundi.
Në fund do të dalë ashtu siç thotë populli: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!
Pikërisht në ditën kur po shkruhet kjo analizë, me 10 gusht 2023, arritën lajme sipas të cilave në Niger kreu i ri i udhëheqjes së vendit, gjenerali Abdurrakhman Tchiani, nënëshkroi dekretin mbi formimin e qeverisë tranzitore e cila do të ketë 21 ministra “vetëm disa prej tyre me uniforma ushtarake” (informacion nga portali ActuNiger).
Kryeministër i i vendit do të jetë lamine Ali Mahaman, ministër i financave nga vitit 2003 deri në vitin 2010, kur e humbi postin për shkak të grushtit të shtetit të atëhershëm. Deri para pak kohës ka qënë përfaqësues i Bankës Afrikane për zhvillim në Çad, Bregun e Fildishtë dhe Gabon, e tani do të mbajë njëkohësisht postin e kryeministrit dhe atë të ministrit të financave.
Bakara Yau Sangare, i cili më parë ka qënë përfaqësuesi i përherëshëm i Nigerit në OKB, është emëruar ministër i punëve të jashtme, ndërsa ministër i mbrojtjes do të jetë gjenerali Salifu Modi, i cili ka kryer detyrën e shefit të shtabit të forcave të armatosura nga viti 2000 deri në muajin prill të vitit 2023. Në fillim të muajit qershor është emëruar ambasador i Nigerit në Emiratet e baskuara Arabe.
Me fjalë të tjera, grushti i shtetit i’a arriti qëllimit dhe së shpejti do të marrë “formën e tij demokratike”, sikurse ndodh në kësi rastesh.
Fakti nëse Perëndimi do të këmbëngulë t’i përshtatet apo do të përpiqet ta destabilizojë, kjo do të shihet së shpejti.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i][i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-sprema-li-se-veliki-rat-u-africi-poremeceni-zapadni-interesi-na-kontinentu-u-kontekstu-prevrata-u-nigeru/