Boshko Jakshiç[i]
Në dy anë të ndryshme të botës është duke u zhvilluar lufta që vërteton sesa demokracia si formë udhëheqje është e kërcënuar dhe sa shumë fuqi kanë shtënë në dorë nacionalistët e djathtë me prirje autoritariste.
Në Shtetet e Bashkuara, që dëshirojnë ta paraqesin veten si lider të botës së lirë, është duke u zhvilluar procesi që mund të gjykojë ish presidentin Donald Tramp për shkak të përpjekjeve për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Nga gjykatësit, pa marrë parasysh orientimin e tyre politik, pritet fitorja e shtetit të së drejtës ndaj njeriut që përçmoi Kongresin, zëvendësoi prokurorin e shtetit dhe drejtorin e FBI-së në mënyrë që të mbrohej nga hetimi.
Në Izrael, ku duan të paraqiten si e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme, kryeministri Netanjahu, me ndihmën e nacionalistëve të djtathtë, sionistëve militantë dhe partive të herbenjve ultraortodoksë shkatërron pavarësinë e gjyqësorit duke mos u’a vënë veshin protestave masive dhe mungesës së mbështetësve të aleatëve më të afërt.
Trampit do t’i vërtetojnë përgjegjësinë personale për shkak të deklaratës se “mashtrimi masiv“ i ka vjedhur zgjedhjet, gjë që çoi në trazira të papara në Kapitol me 6 janar 2021. Ai tashmë ka deklaruar se nuk është fajtor, por do t’i duhet të përgjigjet edhe për pyetje siç janë shkresat sekrete të shtetit të cilat përfunduan në sallën e tij të pritjes dhe në banjon e shtëpisë së tij në Ma-a-Lago në Flordia, si dhe për dyshimin e ka falsifikuar letrat e biznesit për të fshehur gjurmët e pagesës për një aktore pornografie.
Netanjahu është në një situatë më të favorshme sepse një prej ligjeve më të diskutueshme të “reformës“ së tij kontravrse të sistemit të drejtësisë ka kaluar leximin në Kneset, e kësisoj është në rrugë të mbarë për të evituar tre procese gjyqësore të ngritura kundër tij për marrje rryshfeti, mashtrim dhe shkelje të besimit publik.
Të dy gjyqet janë politizuar shumë dhe zbulojnë se çfarë janë gati të bëjnë ata që paraqiten si liderë të vendeve demokatike. Si njëri si tjetri i kanë polarizuar shumë shoqëritë në vendet e tyre duke krijuar kësisoj dy taborre që kanë gjithnjë e më pak gjëra të përbashkëta. Si njëri ashtu edhe tjetri, kritikët e tyre, në mënyrë të veçantë mediat, i shohin si “armiq“.
Të dy të akuzuarit pohojnë në mënyrë konspirative se janë viktima të mashtrimit të kundërshtarëve të tyre politikë. Trampi përsërit se përndjekja me të cilën po ballafaqohet është edhe më e keqe se ajo e shtrigave të Salemit. Netanjahu hedh poshtë në mënyrë agresive çdo ide që tregon se ai për vite të tëra ka vënë interesat e tij mbi ato shtetërore dhe të gjithë i akuzon si komplotistë të “së majtës“.
Trampi vazhdon përpjekjet për t’i mashtruar të gjithë: anëtarët e Kongresit, kontrollorët e zgjedhjeve, zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë, madje dhe zëvendëspresidentin e tij. Netanjahu me pohimet se reforma e tij “forcon demokracinë” ka gënjyer gjysmën e zgjedhësve në Izrael dhe opinionin publik botëror. Si rregull janë fajtorë ata që i këshillojnë të mos e bëjnë një gjë të tillë.
Në vend që të tërhiqej pas dy rasteve të impiçment-it gjatë mandatit të tij të mbushur me skandale dhe shkatërrime të miqësisë me aleatët më të afërt ndërkombëtarë, Trampi kandidon përsëri. Ndoshta për tu hakmarrë kundër të gjithëve që janë në listën e gjatë që ka hartuar.
Netanjahu pas gjashtë mandateve dhe 16 vjetëve në pushtet- koha më e gjatë në historinë e vendit – nuk mendon të dalë në pension politik dhe të shkruajë memoaret, por vazhdon luftën e tij hobsiane duke mos e çarë kokën se kështu rrezikon të shkatërrojë tërë trashëgiminë e tij politike.
Si njëri ashtu edhe tjetri i kanë sjellë dëme të mëdha imazheve të shteteve të tyre ekskluzivisht për shkak të etjes së pashuar për pushtet. Nëse drejtësia do të triumfojë, Trampit do t’i dalë më mirë të vazhdojë të luajë golf. Nëse edhe arrin ta nënështrojë gjyqësorin, Netanjahu do të duhet të numurojë ditët para se ta rrëzojnë nga pushteti njerëzit krenarë për demokracinë e tyre.
ShBA-të dhe Izraeli nuk janë raste të veçuara. Rendi liberal i vendosur për luftës së Dytë Botërore është kërcënuar. Demokracia është në krizë në mbarë botën. Nuk ekziston në Rusi dhe Kinë, është lëkundur seriozisht në Turqi, Egjypt, Venezuelë, Hungari dhe në Poloni. Në Britani ish kryeministri Boris Xhonson i quante kundërshtarët e Bregzit-it “agjentë të dorëzimit dhe tradhëtisë”.
Brazili mezi u shkëput nga kanxhat e despotit. Në Indi, në demokracinë më të madhe në botë, liderët nacionalistë hindu i quajnë rregullisht rivalët e tyre muslimanë “liberalë antinacionalistë” të cilët e kanë vendin në Pakistan.
Jo më pak se 85% e vendeve europiane mbajnë rregullisht zgjedhje të lira dhe të rregullta, por Fridom Haus, i cili studion demokracinë në tërë botën, ka publikuar se vetëm në gjashtë nga 29 vende të Quropës Qendrore dhe Azisë kanë arritur të ruajnë “demokracinë e konsoliduar”. Të tjerat janë zhytur në zonën gri të autoritarizmit. Ky është vitit 18-të i njëpasnjëshëm i rënies.
Po rritet numuri i vendeve, përfshirë edhe Serbinë, në të cilët liderët e zgjedhur kanë asgjësuar plotësisht qelizat e demokracisë: pavarësinë e gjykatave, bashkësinë e biznesit, mediat, shoqërinë civile, universitetet, ndërsa ushtrinë, policinë dhe shërbimet sekrete i kanë vënë direkt nën kontrollin e tyre.
Rregjimet autoritare kanë një problem të përbashkët. Kur i tërë aktiviteti i pushtetit dhe i institucioneve është produkt i egos së liderve, atëherë nuk ka vend për demokraci. Në sistemet republikane kjo është diçka e rrallë, por po ndodh gjithnjë e më shpesh.
Si ndodhi që nga “fundi i historisë”, i cili propagandonte përjetësinë e sistemit liberal, erdhëm deri te “fundi i demokracisë”? Nuk ka dyshim se dy krizat e mëdha kontribuan në ngritjen e “rregjimeve joliberale”: ajo financiare dhe ajo e emigrantëve.
Pabarazia në rritje dhe dallimet sociale u kanë hapur rrugën autokratëve, populistëve, nacionalistëve, demagogëve dhe anarkistëve, ndërsa teknologjitë e reja dhe rrjetet sociale u kanë mundësuar ideologjive radikale akses në opinionin publik si kurrë ndonjëherë më parë deri tani.
Dallgët e emigrantëve nga Lindja e Afërme dhe Afrika kanë mundësuar shitjen me çmim të lirë të ksenofobisë. Pasojat ishin Bregzit-i dhe ngritja e ideologjive joliberale.
Ashtu sikurse revolucioni industrial i’a lehtësoi punën Karl Marksit për të shkruar “Menifestit komunist”. Po ashtu edhe revolucioni informatik u ka dhënë populistëve një platformë mediatike të përkryer për të përhapur idetë e tyre. Sa do të ndikojnë kriza e demokracisë nëpër botë dhe në mënyrë të veçantë në Amerikë?
Demokracia dhe kapitalizmi nuk mund të mbijetojnë pas njëri tjetrin. Një harmoni kësisoj e cila ka prodhuar shoqëri të begata, të lira dhe të lumtura, tani është shkatërruar nga sulmi i kapitalizmit shtetëror dhe autoritarizmit. Nga Vladimir Putini, Si Gjinpingu, Viktor Orbani deri te Rexhep Taip Erdogani…
Megjithatë, beteja më e rëndësishme zhvillohet në vendin i cili ështrë kryesor në formimin e rendit liberal pas Luftës së Dytë Botërore – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur demokracia në Amerikë tështin, Europa merr një bronkit të rëndë.
Që të tejkalohet kriza e demokracisë nuk është i mjaftueshëm triumfi i gjyqësorit mbi politikën në rastin e Donald Trampit. Amerika, si “fanar i lirisë” duhet të rifreskojë sistemin e saj dhe ta përgatisë jo vetëm për luftën kundër populistëve, por edhe për të ardhmen.
“Korrupsioni, padrejtësia dhe gënjeshtrat e elitave gërryejnë si acid lidhjet që lidhin mes vedi qytetarët, duke i zëvendësuar në mënyrë të paevitueshme patriotizmin me cinizmin gjithnjë e më të thellë”’ shkruan Martin Volfi komentatori i famshëm i “Fajanshell Tajms-it”. “Pa elita dinjitoze dhe kompetente, demokracia do të shkatërrohet”, thotë ai.
Rreziku ekziston, por demokracia dhe tregu kanë një aftësi që u mundëson atyre që edhe në kohë të këtilla t’u bëjnë ballë gjithë alternativave: aftësinë e vetëkorrigjimit. Demoracia shfaq rezistencë ndaj sfidave: i ka bërë ballë sfidave të pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Do të mbijetojë edhe Trampin, Netanjahun e kompani.
[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/570507/Pogledi/Od-kraja-istorije-do-kraja-demokratije
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA