Boshko Jakshiç-[i]
Beogradit dhe Mitrovicës së Kosovës u erdhi fatura e vendimit të gabuar dhe dritëshkurtër sipas të cilit serbët nga Veriu i Kosovës, në muajin nëntor të vitit të kaluar, u tërhoqën nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe nga forcat kosovare të sigurisë. Sikur të kishte policë serbë, nuk do të ndodhte konflikti i së dielës, më i madhi i armatosur që prej vitit 2004.
Kohë akuzash. Java në shqyrtim filloi me atë që presidenti i Serbisë nga foltorja e OKB-së akuzoi Perëndimin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare në rastin e Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme Aleksandër Vuçiçi tha se Perëndimi, duke njohur pavarësinë e Kosovës, ka “shkelur brutalisht” Kartën e themelimit të OKB-së dhe ka mohuar parimet që mbron sot. Përse bota nuk u pat ngritur në këmbë në kohën e bombardimeve të NATO-s në RF të Jugosllaisë që sollën ndarjen e Kosovës? Përse bota njëherë angazhohet e një herë tjetër hesht. Bombardimi i Beogradit pati nxjerrë nëpër rrugët e botës pak njerëz. Vetëm katër vite më vonë, bota u ngrit në këmbë për shkak të bombardimeve të Bagdadit.
Administratën e Bill Klintonit rrallëkush e ka kritikuar për “ndërhyrjen humanitare” nëpërmjet sulmit kundër RFJ-së. Xhorxh W. Bushi u kritikua ashpër për shkak të sulmit mbi Irakun. Toni Bleri, i cili me shumë entuziazëm u pat angazhuar rreth bombardimit të RFJ-së, me vonë na u bë këshilltar i presidentit Vuçiç. Kështu janë punët me politikën.
Presidenti shpresoi më kot që ky fjalimi i tij i mbushur me didaktikë gjeopolitike dhe Kosovën do të ndryshonte ndonjë gjë në orbitën gjeostrategjike. Më kot pret se do të pushojnë “predikimet mbi integritetin territorial të Ukrainës, (të cilat) i mbajnë ata që kryen agresion ndaj Serbisë”. Gjithçka në kohën e saj. Politika është displinë në të cilën vlen shpesh ajo që përmendet në rastin e qarkullimit: varrezat janë plot me ata që kanë patur përparësi.
Sjellja në kujtesë e parimeve dhe qëllimeve të Kartës së Themelimit të OKB-së janë argumente në anën e Vuçiçit, por ka një preoblem të vogël: të fuqishmit as që e çajnë kokën për kësi kritikash. Sidomos kur vinë nga adresa periferike. “Të fortët bëjnë atë që munden, të dobëtit atë që janë të detyruar”, thoshte në kohën e tij historiani dhe strategu shtarak grek Tukididi. Nëse presidenti nuk mund të pajtohet me këtë sentancë, atëherë nuk duhet të merret me politikë.
Liderët e shumë vendeve si puna e Serbisë ndoshta privatisht kanë mirënjohje për Vuçiçin por nuk kanë për ta ndjekur. Do të merren në mënyrë poragmatike me realpolitikën dhe jo me të nxjerrjen e së vërtetës – disiplinë që të fortët e botës nuk e durojnë dot dhe janë të prirur t’i ndëshkojnë “alarmuesit”.
Nëse Serbia do të nënshtrohet ose jo, do ta shohim, por për të ngritur krye u përpoq grupi prej 30 vetash të armatosur seriozisht dhe me uniforma maskimi e automjete të blinduara. Fillimisht gjatë natës vendosën kamionët në barrikadë në hyrje të fshatit Banjska në Veri të Kosovës, dhe kur policia kosovare ndërhyri, u vra një pjestar i saj. Pastaj sulmuan në manastirin në Banjska, këtu u barrikaduan, dhe pas një ditë të tërë kryqëzimi zjarri, u zhdukën në mënyrë misterioze. Cili ishte qëllimi i grumbullimit të tyre, çfarë planesh kishin, vazhdon të jetë ende e panjohur. Ka më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërsa seriali i akuzave të ndërsjellta ka marrë vrull.
Vuçiçi e quajti Albin Kurtin “të vetmin njeri i cili dëshiron luftë”, e akuzoi për “spastrim etnik brutal” të serbëve. Kryeministri Kurti ia ktheu me akuzën se Beogradi zyrtar ka udhëhequr dhe fiunancuar sulmin e grupit të cilin e emërtoi “terrorist”. Beogradi shprehu ngushëllime për vrasjen e policit, nuk ishte në gjendje ta mohonte prejardhjen serbe të sulmuesve, e pastaj filloi relativizimi. Shefi i diplomacisë Ivica Daçiç u mbështet në krahasime historike që të kujtojnë RFJ-në dje dhe Ukrainën sot. Nëse pjestarët e UÇK-së kanë qënë luftëtarë të liri, tha ai, atëherë edhe katër të vrarët janë pjestarë të grupit serb luftëtarë për liri. Sesi do të jehojë kjo deklaratë nuk mund ta parashikoj.
Prishtina i kushtoi një ditë zije policit kosovar të vrarë. Beogradi ankohet se serbët “i hëngrën” provokimet e Kurtit, për pasojë serbëve të vrarë gjatë konfliktit i’u kushtua gjithashtu një ditë zije, ndërsa në Veri të Kosovës tri. Politika propagandistike e reciprocitetit barazon viktimën me sulmuesit.
Prishtina deri tani, e inkurajuar nga dënimet energjike të perëndimit për vrasjen e policit ka fituar shansin të ketë iniciativën. Me këtë akt u zhduk njëfarë përparësie diplomatike e Beogradit të cilën ai e kishte njëfarë kohe, jo për meritë të tij, por për meritë te kryeministrit kosovar i cili me refuzimin për të formuar Bashkësinë e Komunave serbe (KBS) e kishte vënë Prishtinën në shenjestër të kritikave të Perëndimit. Kjo përparësi më nuk ekziston. U vra nga breshëritë e pozicioneve rreth manastirit Banjska. Kurti do të këmbëngulë që Beogradi t’ia dorëzojë sulmuesit të cilët si me magji u gjendën në Serbi. Për një kohë të paparashikueshme askush nuk ka për të folur më për KBS.
Vuçiçit dhe dhe politikanëve të Mitrovicës së Kosovës u erdhi fatura e vendimit të gabuar dhe dritëshkurtër sipas të cilit serbët nga Veriu i Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar u tërhoqën nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe nga forcat kosovare të sigurisë. Sikur të kishte policë serbë, vështirë se mund të ndodhte konflikti më i madhi i armatosur që prej vitit 2004.
Autoriteti i sigurisë në Kosovë tregoi një aresnal mbresëlënës të armëve të sekuestruara dhe akuzuan zëvendëskryetarin e Listës Srpska – filiale e Partisë Përparimtare të Serbisë – Millan Radojçiçin se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm. Gazmend Hoxha, drejtori i përgjithshëm i policisë kosovare, tregoi lejen e gjetur për mbajtje armësh dhënë Radojiçiçi në Kraljevë. Një ditë më vonë u shfaq rregjistrimi video nga droni për të cilin në Prishtinë pohojnë se shihet Radojçiçi me pajisje të plota ushtarake.
Sikurse heshtin në spitalin e Novi Pazarit ku disa sulmues gjenden për tu mjekuar, pushteti serb nuk e përmend njeriun e Vuçiçit numur një për mbrojtjen e Kosovës, i cili me shantazhe dhe duke mbjellë frikë në fushata zgjedhore, siguron fitoren spektakolare të Listës Srpska. Disa madje edhe e dyshojnë se ai është i përzier në vrasjen e politikanit liberal serb të Kosovës Olivare Ivanoviç në muajin janar të vitit 2018 dhe të cilit pushteti serb, në shenjë mirënjohje, i’a toleron biznesin krimogjen në Kosovë dhe i mundëson punime fitimprurëse në sektorin e ndërtimit në mbarë Serbinë. Të tjerë e lavdërojnë si luftëtar i pakompromis për ruajtjen e lirisë së serbëve në tokën e tyre të shtrenjtë kosovare.
A janë sebët e armatosur pjestarë të Brigadës Veriore të cilën Radojçiçi e promovoi në kohën kur nëpërmjet një videomesazhi të rregjistruar nën kryqin e madhe mbi fshatin serb Leposaviç në Veri të Kosovës iu drejtua shqiptarëve: “terrori i vërtetë mbi popullin serb tashti fillon. Popullit tim në Veri, por edhe të gjithë serbëve, e them ketë edhe për ata tjerët, ja ku jam, jam kthyer, e ju e dini mirtë se çfarë do të thotë kjo. Rroftë Serbia”.
Mbetet pyetje kyçe nëse pas operacionit në Banjska, sikurse pohojnë zyrtarët kosoivarë, qëndron Vuçiçi dhe nëse ai është informuar për këtë? Të dy skenarët janë të rrezikshëm. Nëse e ka ditur, atëherë jo vetëm që ka qëndruar pas një operacioni të kryer në mënyrë amatoreske por ka kryer edhe një provokim të rrezikshëm në kohën kur flitet publikisht se Serbia është e interesuar për bisedime dhe jo për luftë. Nëse presidenti nuk ka lidhje me këtë, atëherë kjo do të thotë se e ka humbur kontrollin mbi nacionalistët militantë. Kjo mund të ndjehej atëherë kur para dy vitesh Vuçiçi pranoi se “sëpaku 20 herë” i ka ndaluar serbët nga Veriu t’i braktisin institucionet kosovare, e ata gjithsesi nuk e paskan dëgjuar. Dihet mirë se me këtë akt i është bërë dëm jo vetëm serbëve në Kosovë, por edhe Beogradit zyrtar.
Tani Vuçiçi do të jetë nën presion të fortë për të rinovuar kontrollin mbi Kmerët e Kuq serbë ose të distancohet prej tyre. Nuk e di se cila është më e vështirë. Nëse pengon me efikasitet përjekje të reja për dhunë, kjo vërtetoin se ka patur kontroll mbi ta gjatë gjithë kohës. Nëse nuk i’a arrin një gjëje të këtillë, atëherë humbet besueshmërinë si bisedues. Krijohet përshtypja se Radojiçiçi&Co janë më të fuqishëm se vetë Vuçiçi, sëpaku në Veri të Kosovës. Do të doja të gaboja. Përse presidenti në Nju Jork u duk si një njeri plot vetëbesim, ndërsa në Beogard, pak ditë më vonë, të jepte përshtypjen e një njeriu që nuk e di se çfarë i ka rënë mbi kokë, i çoroditur dhe i shqetësuar për një njeri nga i cili pritet të marrë vendime.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https:/www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/smuseni-vucic-i-srpski-crveni-kmeri-895619