Boshko Jakshiç–[i]
Magnituda e luftës që i ndodhi Izraelit do të zgjasë me vite të tëra, në mos me dekada. Tani Izraelin e kërcënon një traumë e tillë si ajo që ndjejnë arabët pas humbjes poshtëruese në luftën gjashtëditore të vitit 1967.
Për herë të parë, pas shtatë dekadash konflikti me paleztinezët, Izraeli shpalli gjendjen e luftës, Për herë të parë që nga viti 1948 shteti hebrè ka kaq shumë viktima – afro 1.000. Për herë të parë që nga lufta me Egjyptin, në vitin 1973, Izraeli u zu i papërgatitur dhe për herë të parë mobilizoi një numur kaq të madh rezervistësh – 300.000. Për herë të parë, pas viteve raketimesh të Izraelit nga Rripi i Gazës, grupi militant palestinez vendosi që, krahas goditjeve me raketa, të hyjë edhe në Izrael nëpërmjet tokës dhe të masakrojë banorët e kibuceve. Për herë të parë, pas dekadash lufte, forcat izraelite janë angazhuar në luftimet e rrugës për kontrollin e vendbanimeve në jug të vendit.
Shumë nga këto gjëra u ngjasin izraelitëve për herë të parë qëkur pjestarët e Hamasit, të cilët që nga viti 2007, administrojnë Rripin e Gazës, me aksionin e tyre e shokuan Izraelin në ditën kur ishte i relaksuar në Shabat dhe festimin e një feste fetare. Izraeli është tashmë në luftë – luftë në të cilën palestinezët jetojnë prej dekadash. Orgjitë e dhunës së Hamasit duheshin pritur. Herë herë, por rrallëkush, ka menduar se militantët do të ishin kaq kreativë.
I befasuar plotësisht nga ngjarjet, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paralajmëronte kundërpërgjigjen nëpërmjet një lufte „të tillë siç nuk është parë më parë“ ndër pesë luftërat e deritanishme në Gaza. Ushtria izraelite, e cila ishte e angazhuar që hebrejve nga Bregu Perëndimor t’u mundësonte burimet e ujit, reagoi me vonesë dhe ashpërsi. Dinjiteti i cënuar zvoglohet nëpërmjet rritjes së numurit të viktimave palestrineze.
Rripi i Gazës është shënjestër e sulmeve nga ajri dhe shumë shpejt i’u bllokua ardhja e ushqimeve, energjisë elektrike dhe karburanteve të domosdoshme për jetën e 2,3 milionë banorëve të një prej zonave më të dëndura në botë për nga popullsia, njëkohësisht edhe më të varfërat. Paletinezët përpiqen të largohen por nuk kanë ku të shkojnë.
Mbetet e hapur pyetja nëse Izraeli do të filloi ofensivën tokësore me synimin për të pushtuar Rripin e Gazës, të cilit në vitin 2005 i dha autonominë gjë e cila, sikurse pohohet, kontribuoi në ngritjen e Hamasit si organizatë rivale e Fatahut palestinez i cili administron Bregun Perëndimor. Do të ishte një operacion i rrezikshëm që mund të rrisë në mënyrë dramatike numurin e viktimave izraelite.
Kur të kalojë gjendja e shokut, kur kombi tani i çoroditur t’i kthehet realitetit të seriozitetit të krizës së brendshme politike, në mënyrë të paevitueshme do të hapet procesi i hetimeve për përgjegjësinë në lidhje me atë se askush nga punonjësit e shërbimeve sekrete izraelite nuk dinte asgjë për operacionin, i cili duket se është përgatitur prej një kohe të gjatë, përse kibucet në kufi me Gazën ishin të mbrojtura aq dobët duke bërë që të ndodhte tragjedia e vrasjeve masive dhe pengmarrjeve të 130 herbejve, sa civilë dhe sa ushtarakë?
Do të duhet të bëhen spastime të mëdha në Shtabin e përgjithshëm të ushtrisë dhe në shërbimet e sigurisë, në Ministrinë e punëve të brendshme dhe në estabilishmëntin e shërbimit civil Shin Bet. Opozita ka hyrë në qeverinë e përkohëshme, por gjithsesi nuk do ta lejojë të humbasë shansin që të thërrasë në përgjegjësi edhe Netanjahun.
Magnituda e luftës që i ndodhi Izraelit do të zgjasë me vite të tëra, në mos me dekada. Tani Izraelin e kërcënon një traumë e tillë si ajo që ndjejnë arabët pas humbjes poshtëruese në luftën gjashtëditore të vitit 1967.
Kjo që përjetoi është më e rëndë nga eksperienca të cilën pati përjetuar Izraeli në luftën e vitit 1967. Atëbotë e pati sulmuar ushtria e rregullt egjyptiane, ndërsa Izraeli në fund doli fitimtar. Tani e ka sulmuar organizata tejet më e dobët e militantëve islamikë, dhe triumfi nuk është i realizueshëm pa një numur katastrofik të viktimave palestineze.
Hamasi shënoi një fitore efektsjellëse, por është e qartë se islamistët, me përjashtim të Iranit, nuk kanë as armë dhe as potenciale njerzore që të realizojnë fitore. Kjo është tipike një fitore si ajo e Pirros. Ajo që rregjimi në Teheran shpejtoi të përgëzojë për fitoren, vetëm e rëndon akoma më shumë Hamasin e forcuar, por të asgjësuar nga pikëpamja e propagandës.
Liderët e Hamasit e argumentuan sulmin me pushtimin shumëvjeçar të popullit palestinez, bllokadën e Gazës, “përdhosjen“ e xhamisë së Jeruzalemit Al-Aqsa dhe shpërthimin e dhunës së të ardhurve hebrej në Bregun Perëndimir kundër popullsisë lokale palestineze. Të gjithë këto janë të sakta, por vrasja e civilëve dhe veprimet me hebrejtë e marrë peng bënë që bota u kthye kundër kësaj organizate e cila në shumë vende të Perëndimit është shpallur organizatë terroriste. Hamasi kontribuoi në ablicionin e pushtimit izraelit.
Duke krahasuar Hamasin me Al-Kaidën gjatë sulmit kundër ShBA-ve me 11 shtator 2011, Izraeli potencon natyrën terroriste të aksionit dhe pret jo vetëm solidaritet nga bota por edhe mirëkuptim të plotë për përmasat e kundërpërgjigjes – diçka që gjatë luftës në Gaza në vitin 2008 u kritikua si tejkalim i përdorimit të forcës. Atëherë u vranë 1.500 palestinezë, kryeshisht civilë, dhe u vranë vetëm 13 izraelitë. Kësaj here raporti ka ndryshuar dramatikisht, e kësisoj Hmasi u dha izraelitëve dritën jeshile për të vrarë palestinezët.
Kjo është një tjetër luftë në Lindjen e Mesme në të cilën viktimat më tyë mëdha janë civilët. Palestinezët gjatë rethimit të Bejrutit në vitin 1982, përdorën të njejtën taktikë si edhe Hejzbollahu në luftën me Izraelin në vitin 2006: sulmuan shënjestrat izrealite, dhe menjëherë më pas u larguan nga pozicionet. Kur e lokalizojnë se prej nga janë qëlluar, izraelitët kundërpërgjigjen me zjarr, por aty gjenden vetëm civilët. Hamasi nuk heq dorë nga kjo praktikë cinike.
Qeveria e kryeministrit Netanjahu, më e djathta në historinë e Izraelit, është shumë përgjegjëse për radikalizimin e palestinezëve. Jo Hamasit, sepse ai që më parë ka qënë militant, por në përgjithësi të palestinezëve nga Bregu Perëndimor të cilët po e humbasin shpresën për një zgjidhje paqesore të konfliktit më të gjatë të kohëve moderne. Ministrat e Natanjahut, sionistë religjozë dhe pjestarë të partive ultraortodokse hebre, jo vetëm që hedhin poshtë çdo ide për krijimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, por kërkojnë aneksimin e Bregut Perëndimor në të cilin ky shtet duhej të ekzistonte.
Izraelitët e pafajshëm tani paguajnë çmimin për shkak të pushtimit prej shumë dekadash të vendit të palestinezëve, kolonizimin e Bregut Perëndimor dhe Jeruzalimit Lindor, dhunën e pandalshme të herbejve të zhvendosur ndaj popullsisë palestineze të territoret e okupuara.
Palestinezët e pafajshëm në Gaza tani paguajnë çmimin e aksionit brutal të Hamasit i cili objektivisht i ka sjellë në dëm të madh jo vetëm përpjekjeve të presidentit Mahmud Abaz që të shohet drejt zgjidhjes së konfliktet me rrugë paqesore por edhe tërë çështjes palestineze.
Lindja e mesme është varri i përpjekjeve të shumë presidentëve amerikanë për të sjellë paqen, e shumë lehtë atyre mund t’u bashkohet edhe Xho Bajdeni i cili me sa duket e ka tërhequir tejet herët Amerikën nga rajoni duke u fokusuar drejt Kinës. Çfarë do të bëhet nëse konflikti rreth Gazës kalon edhe në Bregun Perëndimor, ose Hejzbollahu aktivizohet në Jug të Libanit? Potencialet e një konbflikti më të gjërë ekzistojnë. Është kërcënuar plani për normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Është tejet heret të konkludohet se çfarë eksperience nga kjo luftë që ende vazhdin do të nxjerrë estabilishmeënti ushtarak dhe ai i sigurisë së Izraelit. Dihet se pasojat afatgjatë të kësaj lufte do të jenë serioze. Çfarë do të bëhet nëse Hamasi arrin në përfundimin se lufta e arfmatosur është e vetmja mënyrë? Do të kërcënohej tërë rajoni e ndoshta edhe më gjërë. A do ta kërcëonjë Ukrainën ndihma amerikane dhënë Izraelit?
Sumë kapituj të konfliktit izraelito-palestrinez mësojnë vetëm një gjë: konfikti nuk mund të zgjidhet me armë, as me bisedime. Kjo është prej atyre lufëtarev në të cilën asnjëra palë nuk ka as strategji hyrës edhe as dalëse, por Lindja e Mesme mbetet njëlloj.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/jevrejski-dani-kao-palestinske-godine-899226