Dragan Biseniç-Danas[i]
Të dielën me 29 tetor 2023, Turqia festoi 100 vjetorin e Republikës. Presidenti Rexhap Taip Erdogan i bëri nderime themeluesit të shtetit Mustafa Kemal Ataturkut (1881-1938). Pati paradë ushtarake dhe fishekzjarre, por festimet e tjera u anulluan për shkak të luftës në Rripin e Gazës.
Disa media turke sjellin në kujtëse se Turqia këtë jubile e shënoi “në heshtje”, në krahasim me festimet e shteteve të tjera. Përshembull Kulla Ejfel e ndërtuar në periudhën 1887-1889 në kuadër të festimit të 100-vjetorit të Revolucionit francez. Po ashtu, statuja e Lirisë, simboli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndërtua në periudhën 1884-1886 dhe më tej Franca ia dhuroi ShBA-me rastin e 100 vjetorit të themelimit. Italia e ngriti permendoren e Garibaldit në Taganrou me rastin e 100-vjetorit të çlirimit të Italisë.
MODERNIZIMI
Duke filluar nga viti 1923, Ataturku realizoi reforma shekullare të stilit Perëndimor. Ai ëndërroi për një republikë shekullare dhe të tipit perëndimor. Zëvendësoi germat arabe me germa latine, miratoi ligje perëndimore dhe futi të drejtën e votimit për gratë. Me ligjin e ri për kapelet njerëzit braktisën mbulesën e kokës të tipit otoman siç ishte fesi apo turbani sipas stileve nga Londra, Berlini dhe Parisi.
E kalitur në rrënojat e Perandorisë Otomane, republika u krijua pasiqë Ataturku e mbrojti rajonin nga kërcënimet që vinin nga invazionet e Europës dhe Rusisë. Meqënëse Stambolli ishte i pushtuar, pasi Sulltani kishte kapitulluar përballë Forcave të Anatntës në Luftën e Parë Botërore, Ataturku u nis nga zemra turke, Anadolli, për të krijuar një atdhe të ri.
Themeloi kryeqytetin në Ankara. Turqia atëbotë pati fat. Revolucioni bolshevik në Rusi i cili hoqi dorë nga të gjitha pretendimet cariste në Luftën e Parë Botërore dhe e përjashtoi Turqinë nga krijimi i botës së re, në kuadër të Konferencës së Parisit, në mënyrë, që disa dhjetëvjeçarë më vonë të luftonte kundër rezultateve të saj, i’a la Bosforin Turqisë. Sikur të mos ishte dekreti i Leninit, vështirë se Konstantinopoja do të mund t’i shpëtonte nga duart Moskës. Mund ta përfytyrojmë sesi do të dukej bota e sotme.
Megjithëse sot këto reforma shpesh lidhen me Ataturkun, ato në atë kohë ishin sekondare, sikurse shprehet Salim Çeviku, ekspert për Turqinë në Institutin gjerman për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë në Berlin. Pas humbjes në Luftën e Parë Botërore dhe luftës këmbëngulëse çlirimtare kundër fuqive fituese, Ataturku dhe pasuesit e tij kishin një qëllim të vetëm: të ruanin entitetin e mbetur shtetëror nga rënia e plotë dhe të vendosin një republikë të fortë e cila do të mund të përballonte çdo sulm, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
E gjitha kjo ishte shprehje e veçorive të thella të shoqërisë turke. Turqia që në kohën e perandorisë ishte e ndarë në atë proeuropiane dhe proanadollake. Mbartësit e “shpirtit proeuropian” ishin grupimet popullore europiane të cilët nëpërmjet meritave si jeniçerë kishin arritur të ngriheshin në pozitat më të larta shtetërore. Turqia anadollake ishte thellësisht aziatike dhe e orientuar më shumë për nga vlerat islamike dhe për shumë veta ishte “Turqia e vërtetë”.
Ndoshta shembulli më ilustrues i kësaj Turqia të ndarë është ai që lidhte me fatin e Xhem Sulltanit – trashëgimtar i fronit me nënë sllave, disa thonë se ishte me prejardhje serbe, në luftën për fron me të vëllain Bajazidin.
Ndërsa Xhemi identifikohej me rrymën anadollake dhe prej aty u nis për të pushtuar Stambollin, Bajazidi iu bashkua rrymës ooborrtare të nënës së tij dhe fitoi në luftën kundër të vëllait të cilin e përzuri fillimisht në Rodos dhe pastaj në Itali, ku e pagoi Papën me një shumë të madhe florinjsh që ta mbante larg Perandorisë Otomane.
HARMONI E RE
Revolucioni i Ataturkut kishte pasoja afatgjatë në shoqërinë turke. Ai mundësoi lëvizshmëri shoqërore dhe eleminoi barrierat ndaj të shtypurve të dikurshëm. Sikur të mos ishte ky revolucion, shumë nga ata që sot drejtojnë vendin, nuk do të kishin mundur as t’i afroheshin pushtetit. Mediat turke theksojnë se “në vendin e tyre do të ishin fëmijët e anëtarëve të sulltanatit të cilët do ta ndanin mes tyre shtetin, njerëzit me tituj pashallarësh tituj që trashëgoheshin nga babai te i biri”.
Problemi më i madh ishte se ajo nuk mund të ishte “republika e të gjithëve”. Erdogani përfshiu edhe ata që revolucioni i Ataturkut i kishte “përjashtuar” në mënyrë që të vendoste “një harmoni të re” në shoqërinë turke. Për këtë shkak, në Perëndim, jo vetëm ditët e sotme, Eredoganin e akuzojnë pa asnjë dilemë, se gjoja po braktis rrugën e Ataturkut dhe po kthehet nga vlera që janë antiperëndimore dhe për pasojë anti Ataturke.
Kur presdienti i tanishëm turk erdhi në pushtet, ai kuptoi se perspektiva europiane e Turqisë nuk ishte aspak reale, se Turqia kurrë nuk do të bëhej antare e Bashkimit Europian, por edhe se njëkohësisht Turqia kurrsesi nuk mund të heqë dorë nga Europa dhe natyra e saj europiane, e kësisoj Turqia e Erdoganit miratoi strategjinë e “rrugës së tretë” e cila do të vendoste ekuilibrin mes Turqisë europiane dhe asaj anadollake. U miratua gjithashtu edhe se trashëgimia e saj historike është një instrument me rëndësi i politikës së saj të jashtme, e për pasojë iu kthye ish kalifatit të saj në mënyrë që karakteristikat kulturore t’i shfrytëzonte për realizimin e projekteve të saj ambicioze.
Erdogani dhe partia e tij nisën të pajtojnë religjionin popullor të masave me nacionalizmin e Ataturkut dhe turqve të rinj. Kësisoj, Erdogani paraqet njëfarë rrugë të tretë në llojin e saj në botën islamike, e cila praktikisht është sintezë politiko-religjoze, kontraverse edhe nacionaliste edhe otomane dhe e cila në 100 vjetorin e Repoublikës turke përballet me disa kriza të afërta.
Turqia është lojtar me rëndësi veçanërisht në hapësirën mes Europës dhe Lindjes së Afërt. Kjo vjen nga pozita e saj gjeostrategjike si shtet antar i NATO-s, mes Detit të Zi dhe Mesdheut, me kontroll në Ngushticat e Bosforit dhe atë të Dardanelkeve. Po njëlloj e rëndësishme është edhe vendodhja e saj mes BE-së dhe rivalit të saj Rusisë dhe rajonit tejet problematik në Juglindje përgjatë kufijve me Sirinë, Irakun dhe Iranin.
Erdogani jo vetëm që e shfrytëzoi me shkathtësi këtë stataus këto vitet e fundit, duke u vetëofruar veten si ndërmjetës në konfliktet rajonale, përshembull mes Ukrainës dhe Rusisë apo momentalisht mes Izraelit dhe Hamasit, por ka ndërtuar një pozicion të tillë me vetdije dhe me plan.
Turqia dhe Erdogani në këtë rast kanë shanset të luajnë një rol konstruktiv, sikurse ishte rasti mbi marrëveshjen e grurit me Ukrainën.
ATATURKU NUK ËSHTË HARRUAR
Nuk është sekret se diskursi për politikën e jashtme gjithnjë e më shumë po zhvillohet në mosbesimin në rritje ndaj Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara. Duke filluar nga përpjekja për grusht shteti e vitit 2016, Turqia kritikon Perëndimin për ndikim të pafavorshëm në lëvizjet ekonomike në vend, megjithëse statistika tregtare e Turqisë thotë se partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj janë pikërisht perëndimorët. Në vitin 2022, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe dhjetë vende të BE-së pranuan pothuajse 43 përqind të eksportit turk. Në vitin 2012, pesë vende – ShBA-të, Gjermania, Holanda, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – përbënin pothuajse dy të tretat e investimeve të huaja në Turqi.
Kjo nuk e pengoi Erdoganin të përpiqet për të luajtur rolin presidencial; bëri disa biseda telefonike me Sekretarin e poërgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh dhe presidentin rus Vladimir Putin, por jo me presidentin amerikan Xhozef Bajden.
Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken filloi një turne nëpër kryqeytetet e rajonit me të filluar kriza, duke kërkuar mënyra për ta ndaluar përkeqësimin e mëtejshëm, por nuk vizitoi Ankaranë, por gjkithsesi bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan. Raporti mes Bajdenit dhe Erdoganit ka disa kohë që është i tensionuar. Përshembull, Bajdeni nuk e ka thërritur ende presidenti turk në vizitë shtetërore në Uashington. Turqia bllokoi hyrjen e Suedisë në NATO, por shitja e avionëve F-16 duhej të ishte kompensimi i Turqisë për të hequr këtë bllokadë.
Por, mbështetja e fortë e administratës së Bajdenit ndaj kësaj kërkese ndeshi javën e kaluar në rezistencën e fortë të Kongresit amerikan. Liderët e Kongresit bënë qartë me dije se ka pak mundësi që shitja e F-16 të miratohet para se Turqia ta miratojë antarsimin e Suedisë në NATO. Pas deklaratave kritike të qeverisë amerikane të 12 tetorit, përpjekjeve të Kongresit për të lidhur shitjen e F-16 dhe tensioneve në rritje rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ka mundësi që parlamenti turk të shtyjë përsëri ratifikimin e antarsimit të Suedisë në NATO.
Vesternizimi sot kuk ka më atë fuqi tërheqëse si e kishte para 100 viteve. Kjo është një prej arësyeve përse vendi duket kaq ndryshe një shekull pas pavarësisë.
Pas Luftës ë Parë Botërore, shoqëria turke ishte shumë e ndarë. Pikërisht kjo është zbutur. Sot Turqia është shumë më e begatë, por gjithsesi polarizimi ende ekziston. Si ilustrim për këtë mund të shërbejnë edhe zgjedhjet e fundit presidenciale në të cilat Erdogani fitoi me një shumicë të ngushtë. Ky është tregues se bazat e ideve të Ataturkut janë ende të fuqishme dhe se Turqia ka mbetur një vend me traditë të fortë zgjedhore që ka mbijetuar pas disa grushte shteti.
Pas gjithë këtyre, është më se e drejtë që të ngrihet dollia dhe të përshëndetet 100 vjetori i lindjes së Republikës së Turqisë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.danas.rs/svet/turska-stolece-nezavisnosti-autorski-tekst-dragana-bisenica/