Ričard Has Danas[i]
Përparësia që kanë historianët në raport me gazetarët qëndron në atë se kalimi i kohës ofron perspektivën që nuk e kanë ata që punojnë me afate të përcaktuara.
Por viti u mbyll, dhe gjithsesi ky është një afat i gjatë nëse është qëllimi që viti 2023 të vendoset në perspektivë. “Instant historia” është ndoshta oksimoron (shprehje që bashkon dy koncepte të kundërta, psh. Çorganizim i organizuar Paqe e përgjakshme, Qetësi shurdhuese, etj. Shën. i përkth.), por ia vlen përpjekja, në mënyrë të veçantë për vitin 2023 që do të mbahet mend si vit i përcaktuar nga luftërat.
Dy luftëra janë në plan të parë.
E para është vazhdimi i agresionit në Ukrainë.
Megjithëse Ukraina pa vazhdon tu bëjë ballë forcave ruse dhe të qëndrojë në këmbë, në vendin e pavarur që kontrollon 80 përqind të territorit të tij, kundërofensiva e pritur aq gjatë arriti pak gjëra. Duke marrë parasysh të gjitha këto, viti i dytë i kësaj lufte të shtrenjtë do të njihet më pak nga ajo që ka ndryshuar në fushën e luftës sesa për atë që dihet pak; harta nuk dukej ndryshe në dhjetor në krahasim me atë të janarit. Ndërkohë janë shfaqur të çara në mbështetjen për Ukrainën, si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.
Luftën e dytë e filloi Hamasi kundr Izraelit me 7 tetor.
Duke i befasuar forcat zbuluese dhe mbrojtëse izreaelite, Hamasi me sulmet e egra terroriste vrau më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa 240 syresh i mori peng. Shumica e civilëve ishin civilë. Izraeli deklaroi se qëllimi i tij është eleminimi i Hamasit dhe që atëherë po kryen sulme të ashpra në Gaza, në fillim nga ajri dhe pastaj edhe në tokë, gjatë të cilëve deri tani janë vrarë 20.000 njerëz, dhe zhvendosur pothuajse dy milionë. Lufta po vazhdon që prej tre muajsh dhe nuk po duken shenja se mund të përfundojë. Kur të përfundojë ndoshta do të vazhdojë pushtimi izraelit i Gazës, por çfarë do të bëhet pas tij ende nuk dihet.
Shanset për paqe dhe shtet palestinez duken më të largëta se kurrë.
Nuk të befason fakti se raport më i rëndëisshëm dypalësh i kësaj kohe, ai me ShBA-ve dhe Kinës, gjithashtu ka dominuar në titujt e vitit 2023. Viti filloi me ballonin spiun kinez që fluturoi mbi ShBA-të, gjë që e detyraoi Amerikën ta rrëzojë. Raportet hynë një njëfarë akullimi të thellë derisa kontaktet në nivel të lartë u vendosën përsëri gjatë verës, duke kulmuar me takimin e presidentit amerikan Xho Bajden dhe kinez Xi Jinping në San Françisko në muajin nëntor.
Të dy liderët dëshirojnë raporte të qeta, megjithëse për shkaqe shumë të ndryshme.
Kina shpreson në përmirësimin e lidhjeve ekonomike, ndërsa ShBA-të duan ta pengojnë Kinën që të kontribuojë në turbulencën globale me atë që të mos i futet agresionit në Ngushticën e Taivanit ose në Detin e Kinës Jugore, ose edhe ti ofrojë ndihmë ushtarake Rusisë. Pa qëndrim të përbashkët ndaj problemeve aktuale më të mëdha, çdo themel raportesh në rastin më të mirë do të jetë i lëkundshëm.
Krahas kësaj duhen nënvizuar edhe dy gjëra që nuk ndodhën në vitin 2023.
Në Taivan nuk ndodhi kriza apo incidenti që mund të shkaktonte konflikt mes Kinës dhe ShBA-ve.
Kina e përmbylli vitin duke u fokusuar kryesisht në ekonominë e saj dhe në fillimin e tranzicionit të domosdoshëm drejt rritjes së orientuar për nga kërkesa e brendshme. Duke patur parasysh mosprirjen e familjeve kineze për të shpenzuar në vend që të kursejnë, ky do të jetë një tranzicion i vështirë.
Nuk ndodhi as kriza në lidhje me Korenë e Veriut.
I parashikuar si testi i shtatë bërthamor nuk u materializua kurrë. Përse saktësisht Kim Zhong Un u përmbajt nga kjo nuk ështe e qartë, por e qartë është se Koreja e Veriut vazhdoi të rrisë cilësinë dhe sasinë e forcave të saj bërthamore, madje duke e forcuar zhvillimin e tyre të mëtejshëm me një amendament kushtetues. Ajo që gjithashtu nuk ndodhi ishte përgjigja e harmonizuar ndaj një zhvillimi të tillë të situtës nga ana e Koresë së Jugut, Japonisë apo ShBA-ve, megjithëse Amerika u përpoq të zbutë shqetësimin në Korenë e Jugut në lidhje me sigurinë e strategjisë për mbrojtjen në afate të gjata.
Liderët botërorë, drejtorët ekzekutivë të kompanive, lobistët dhe aktivistët u mblodhën në Dubaj në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike (COP28). Por hendeku mes përpjekjeve të tyre dhe urgjencës së problemit nxiti çështjen akoma më problematike mbi gatishmërinë e botës për tu bashkuar në mënyrë që të merret me atë që mund të dalë si sfida përcaktuese e shekullit.
Inteligjenca artificiale (IA) në vitin 2023 përjetoi depërtimin e saj, duke fituar njohje të gjërë në opinionin publik si transformim i teknologjisë. Janë ndërmarrë hapa jo të vendosur për rregullimin e saj, por IA evoluon më shpejt sesa qeveritë janë në gjendje ti kuptojnë pasojat, ndërsa kreatorët e politikave janë në kujdes në mënyrë që të mos pengojnë aplikacione potencialisht të dobishme. Për këtë është më e madhe mundësia që bota do të jetë nën ndikimin e inteligjencës artificiale sesa do të ndikojë në zhvillimin e saj.
Populizmi mbeti shenja dalluese e vitit.
Autsajderët, ose insajderët që u sollën si autsajderë, patën një vit të mirë. Kjo ka të bëjë me udhëheqjen aktuale në Indi, udhëheqjen e re në Argjentinë, Hollandë dhe Sllovaki. Pa marrë parasysh rrethanat objektive në të cilat gjenden, ka më shumë njerëz të frustruar dhe pesimistë sesa të kënaqur dhe optimistë.
Megjithatë mund ta përmbyllim me një ton optimist.
Ekonomia ameërikane ishte drita e rrallë e ndritshme në vitin 2023, me inflacionin në rënie sëbashku me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Në të vërtetë, viti u mbyll me bursa afër maksimumit historik, për shkak të besimit të investitorëve se inflacioni mund të zvolgohet pa shkaktuar recesion. Shanset për të ashtuquajturën ulje të butë dukeshin të shkëlqyera.
Ngjarja që befasoi më shumë vitin e shkuar mund të jetë afrimi përsëri mes japonisë dhe Koresë së Jugut. Të ndihmuar nga diplomacia deridiku kreative amerikane dhe gatishmëria e presidentit koreanojugor Jun Shuk Jeol dhe e kryeministrit japonez Fumi Kishida për të marrë mbi vete njëfarë rreziku politik, raportet bilaterale u bënë më tyë afërta se kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në botën në të cilën kujtuam realitetin e luftës, ishte qetësuese të shihje sesi dy ish rivalët hynë në një erë të re.
Kjo është një kujtese e mirëpritur të asaj se ecuritë pozitive janë ende të mundshme.
Autori është kryetar i Këshillit amerikan për punët e jashtme. Para pak kohësh ka publikuar librin “Ligji mbi detyrimet: dhjetë zakone të qytetarëve të mirë” (Penguin Press, 2023)
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.danas.rs/svet/godina-rata-i-pomalo-mira/