Boshko Jakshiç-[i]
Xho Bajden më parë deklaronte se Ukrainën do të ndihmojë “aq gjatë sa të jetë nevoja”. Kohët e fundit e ka ndryshuar retorikën: mbështetja do të zgjasë “aq gjatë sa të mundemi”.
Po afrohet vera dhe Perëndimin gjithnjë e më shumë po e zë paniku kur dëgjon vleërësimet nga Kievi sipas të cilëve dhjetë avionë amerikanë F-16, të cilët në Ukrainë duhet të arrijnë në muajin qershor, “nuk janë më të rëndësishëm” dhe se nuk kanë për ta ndryshuar ecurinë e luftës në të cilën aktualisht iniciativa është në anën e Rusisë.
Po nëse fiton Putini pyesin me përshpëritje shefat e diplomacisë së NATO-s të cilët u mblodhën në Brkusel për të përkujtuar 75 vjetorin e aleancës ushtarake dhe për të shyrtuar paketën pesvjeçare të ndihmës për Ukrainën me vlerë 100 miljardë dollarë?
Lajmet nga fronti janë pesimiste. Presidenti Volodimir Zelenski pranon se po përpiqet të gjejë “një mënyrë që të mos tërhiqemi”? Oficerët paralajmërojnë se ekziston rrezik i madh për zhvendosjen e vijës së frontit kudo që të vendosin gjeneralët rusë. Po afrohet fundi, pohon koloneli në pension i ushtrsë amerikane Dagllas Mekgregor.
U zhduk ai optimizmi fillestar sipas të cilit Rusia do të përjetojë “dështim strategjik”. Po nëse Kievi detyrohet që të pranojë paqen e cila do të sillte humbjen e përherëshme të pjesëve me rëndësi të territorit ukrainas, nëse mos edhe sovranitetin?
Nëse Ukraina humbet luftën, Putini do ta ndajë botën në miq dhe armiq të Rusisë.
Rusët, nëpërmjet goditjeve sistematike në infrastrukturën energjetike, rrjetin e transporteve dhe atë të furnizimeve me ushqime, po përpiqen të thyejnë rezistencën luftarake, të dobësojnë guximin dhe rezistencën e kësisoj të destabilizojnë pushtetin në Kiev. Vetëm guximi dhe rezistenca ukrainase, ose gabimet e komandantëve rusë, mund ta ndryshojnë dinamikën shqetësuese, por gjithsesi pa furnizme të shpejta dhe të mëdha, rreziku i kolapsit ukrainas rritet.
Një pjesë e madhe e përgjegjësisë mund t’i faturohet aleatit më të madh të ukrainasve Shteteve të Bashkuara. Të udhëhequr nga motive të luftës së brendshme politike në prag të zgjedhjeve të nëntorit, republikanët ka muaj që kanë bllokuar në Kongres paketën e ndihmave financiare në shumën prej 60 miliardë dollarë.
Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken, i cili i premtoi Ukrainës antarsim në NATO, u përpoq t’i qetësojë aleatët në Bruksel me deklaratën se nga Kongresi po vinë “sinjale pozitive” dhe se paketa në fjalë mund të miratohet këtë muaj, por është pyetje e madhe nëse ndihma ushtarake do të arrijë në kohë dhe nëse do të jetë e mjaftueshme që të pengojë zhvillimin e situattës në fushën e luftimeve? Në të kundërt, “do të humbasim luftën”, paralajmëron Zelenski.
Paqartësinë e rrit edhe mundësia që në zgjedhjet presidenciale në nëntor të fitojë Donald Trampi, i cili ka kërcënuar me tërheqjen nga NATO, zvoglimin e rëndësishëm të ndihmës për Ukrainën dhe marrëveshje me Putinin rreth përfundimit të luftës. A mos po forcon me këtë presionin mbi Kievin që të hyjë në bisedime në një kohë kur Rusia është në një pozitë më të mirë negociuese?
Ministrat e NATO-s, me përjashtim të Hungarisë, ranë dakord se nuk mund të presin vendimet e Kongresit amerikan: 15 anëtarë pranuan menjëherë iniciativën e Republikës Çeke dhe i dhanë 1,8 milionë euro për furnizim me predha artilerie. Njëlloj do të jetë edhe me Patriotët.
“Aleatët e kuptojnë urgjencën”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s jens Stoltenberg në mbledhjen e cila u errësua nën hijen e luftës ukrainase.
Ndërsa palët në luftë janë dakord se konflikti do të zgjasë, Zelenski beson se Amerika nuk do t’a “tradhëtojë”, por ka shumë të panjohura. Xho Bajden më parë deklaronte se Ukrainën do të ndihmojë “aq gjatë sa të nevojia”. Kohët e fundit e ka ndryshuar retorikën: mbështetja do të zgjasë “aq gjatë sa të mundemi”. Presidenti duhet të mbajë parasysh edhe mendimin e zgjedhësve të tij të cilët janë skeptikë rreth çmimit të mbështetjes në kohë inflacioni dhe rezultatet zhgënjyese të kundërofensivës ukrainase.
Rezultati i pritjes është humbës: dorëzimi i armëve dhe municioneve po vonon, kundërofensiva ukrainase ka dështuar, ndërsa rusët po përparojnë. Zelenski ka arësye të shqetësohet. Kërkon katër milionë predha artilerie, dy milionë dronë, sëpaku shtatë bateri MKA të sistemit Patriot dhe raketa me largësihedhje të gjatë të titpit ATACM-300, me premtimin se do t’i përdorë vetëm për sulme në bazat ruse në Krime, meqënëse Uashingtoni nuk miraton operacionet në brendësi të territorit rus duke i’u frikësuar përhapjes së rrezikshme të konfliktit.
Problem janë edhe forcat njerzore. Vendimi përfundimtar për mobilizimin nuk është marrë ende, por duket se për shkak të pakënaqësive të opinionit publik është zvogluar ndjeshëm vlerësimi fillestar për gjysëm milioni rekrutë. Gjatë kësaj kohe Rusia çdo muaj rekruton 30.000 njerëz në përgatitje për ofensivën e pritshme të verës.
Europianët, që kanë dashur për një kohë të gjatë kufinj të sigurtë dhe vazhdim të tregtisë së madhe me Rusinë, përpiqen të shfaqin solidaritet megjithëse kontributi i përgjithshëm ushtarak i tyre është sa gjysma e atij amerikan. Miratuan së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën për vitin e ardhshëm me vlerë 50 miliardë euro, ndërsa Komisioni Europian e rriti ndihmën për ushtrinë ukrainase edhe me pesë miljardë euro, ku tavani u ngrit në 17 miliardë deri në vitin 2027.
Pa armatime moderne, madje edhe potenciali njerëzor i rritur i ushtrisë ukrainase nuk do të arrijë të realizojë dëshirat: largimin e rusëve nga territori që ata kanë pushtuar, pëqrfshirë edhe rikthimin e Krimesë. “Nëse Ukraina nuk ka mbështetjen e ShBA-ve dhe BE-së, Putini do të fitojë”, tha me zë të lartë kryeministri irlandez Leo Varadkar, atë që shumë veta e mendojnë në një kohë kur situata në front rrit mundësinë që Ukraina të humbasë akoma më shumë territore. A do të arrijë tejet vonë ndihma e premtuar?
Sa gjatë mund të qëndrojë në këto pozita mbrojtëse Ukraina? Kjo pyetje qarkullon si përbindësh në koridoret e aleatëve pereëndimorë që shqyrtojë në heshtje pasojat e mossuksesit të NATO-s. Analizojnë rreziqet që Rusia mund të paraqesë për antarët e Aleancës nga ana lindore. Paralajmërojnë që dështimi strategjik do të lërë gjurmë më të thella se sa tërheqja e turpshme e amerikanëve dhe NATO-s nga Afganistani në vitin 2021.
Megjithëse ekziston një frikë e përgjithshme se lufta mund të destabilizojë Bosnjë e Hergegovinën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, pesimizmi është veçanërisht i pranishëm në shtetet balltike të cilët frigohen se, kur Putini ta shkatërrojë Ukrainën, mund t’u vijë radha atyre. Duke shqyrtuar atë që po ndodh me mbështetjen e Ukrainës, liderët e tri republikave Balltike kanë filluar të shtrojnë madje edhe pyetjen nëse aleatët e NATO-s do të rrezikonin të dërgojnë trupa megjithëse për këtë i detyron Neni 5 i Kartës së aleancës perëndimore.
Nëse Rusia i afrohete dhe më shumë Balltikut, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë, dhe nëpërmjet Krimesëm realizon një pozitë dominuese në Detin e Zi, amerikanëve u mbetet vetëm që nëpërmjet investimeve të rëndësishme të përmirësojnë mbrojtjen europiane. Kjo do të thotë se do të vihen para zgjedhjes: ose forca të mëdha në Pacifik për mbrojtjen e Taivanit, ose përballje e sulmit rus në krahun lindor të NATO-s? Përgjigja e saktë do të merret vesh vetëm pas 4 nëntorit – ose Xho Bajden ose Donald Tramp, por kjo nuk e pengoi revistën e njohur amerikane Foreing Affairs të konstatojë se “viti 2024 mund të ngjajë me vitin 1939, atë para Luftës së Dytë Botërore”.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/sta-ako-putin-pobijedi-945607