Matrija Sheriç-[i]
Demografia në Izrael nuk është vetëm demografi. Ajo është njëkohësisht edhe çështja më e rëndësishme e sigurisë dhe tregues jetik që ndikon në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Sipas vlerësimeve, në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, në fillim të vitit 2023, jetonin rreth 7,45 milionë hebrej. Po ashtu 7,53 milionë palestinezë ose arabë, jetonin në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës, Izrael dhe Jerusalemin Lindor. Duke patur parasysh këto numura nuk është për t’u çuditur që politikanët hebrej kundërshtojnë vendosjen e shtetit palestinez sepse ai shumë shpejt do të bëhej më i madh në numur sesa vetë shteti palestinez për shkak të fertilitetit tradicionalisht tejet më të fuqishëm të palestinezëve dhe, shto këtu, në perspektivë të shtetit të pavarur, kushtet më të mira të jetesës së palestinezëve, krahasuar me këto të tanishmet. Një shtet i tillë i shumtë në numur mund ta kërcënojë ushtarakisht Izraelin. Kjo është edhe arësyeja e kundërshtimit nga ana e së djathtës palestineze për zgjidhjen me dy shtete.
Gjithashtu, nacionalistët izraelitë/hebrej janë kundër edhe zgjidhjes së shtetit të përbashkët, qoftë edhe sikur ai të ishte nën administratën izraelite. Sepse, nëse Izraeli do të aneksonte tërë Bregun Perëndimor (Lumin Jordan) dhe palestinezët do të qëndronin aty për të jetuar, me kalimin e kohës do të bëheshin më të shumtë në numur në krahasim me hebrejtë. Pikërisht për këtë nacionalistët izraelitë janë haptazi ose fshehurazi për zhvendosjen e palestinezëve në Mbreterinë Hashemite të Jordanisë.
Krahasimi i fertilitetit të hebrejve dhe palestinezëve
Në dhjetëvjeçarët e parë pas themelimit të Izraelit në vitin 1948, popullsia arabe kishte një shkallë më të lartë fertiliteti në krahasim me hebrejtë. Kështu përshembull, në vitin 1960 gratë arabe lindnin mesatarisht 8 fëmijë, ndërsa ato hebreje mesatarisht 3,5 fëmijë. Deri në vitin 1980 përmasat ranë në 6 fëmijë për një arabe dhe 3 fëmijë për një grua hebreje. Rreth vitit 2000 ky raport ishte 4,5:2,7 në favor të popullsisë arabe.
Për shkak të fertilitetit më të lartë, përqindja e arabëve në Izrael u rrit me 13% në fillim të viteve 70-të dhe tani është bërë 21% e popullsisë së Izraelit (muslimanë, druzë, etj). Ndërkohë, deri në vitin 2019, përqindja e pjellshmërisë së herbejve i’a kaloi asaj të arabëve. Në Izrael dhe në Bregun Perëndimor nën kontrollin izraelit (Zona C) raporti është 3,05 me 3,04. Këtu nuk janë llogaritur të dhënat e përqindjes së fertilitetit të arabëve në Rripin e Gazës dhe nën administratën palestineze në Bregun Perëndimor sepse ata nuk janë shtetas të Izraelit.
Njëkohësisht, është e pranishme rënia e fëmijëve të porsalindur. Mes viteve 2018 dhe 2022, shkalla mesatare e fertilitetit te hebrejtë ka rënë nga 3,17 në 3,03 fëmijë për grua. Ndër muslimanët dhe të krishterët rënia është akoma më e madhe: nga 3,2 në 2,91 te muslimanët, ndërsa te të krishterët nga 2,06 në 1,68. Ndër druzët shënohet rënia nga 2,16 në 1,85.
Religjioni në Izrael
Shteti modern i Izraelit përcaktohet si shtet shekullar dhe demokratik në të cilin religjioni është i ndarë nga shteti. Meëgjithatë, në praktikë shekullarizmi izraelit është tejet më shumë i ndryshëm nga shekullarizmi në Europë dhe në Amerikë. Megjithëse judaizmi nuk është religjioni zyrtar i Izraelit (themeluesit e Izraelit ishin sionistët shekullarë), bëhet fjalë për një religjion që ka tejet më shumë privilegje në krahasim të të gjithë të tjerët,
Pesë besimet fetare të njohura zyrtarisht në shtet janë: judaizmi, krishterimi, druzdët dhe religjioni bahaì. Ato janë të ndarë në 14 bashkësi fetare të njohura. Besimet e tjera fetare mund të kryejnë ritet e tyre, por nuk njihen zyrtarisht dhe nuk marrin financime nga shteti izraelit. Shumica e shtetasve izraelitë janë të rregjistruar si anëtare të ndonjërës prej bashkësive fetare.
Veçantia e lidhjes së martesës në Izrael është se lejohen lidhjet e martesave vetëm mes pjestarëve të së njëjtës bashkësi fetare dhe nuk lejohen martesat ndërfetare. Megjithatë, shteti njeh martesat në të cilat pjestarët e çifiti janë pjestarë të feve të ndryshme nëse martesa është lidhur jashtë shtetit. Për këtë shumë martesa të përziera lidhen në vendet fqinjë si përshembull në Qipro dhe në Maltë. Në vitin 2000 është bërë ndryshimi sipas të cilit partnerët mund të martohen sipas ritit civil nëse nuk i përkasin së njëjtës bashkësi fetare.
Për një pjesë të madhe dhe të caktuar të popullsisë hebrè besimi fetar është gjëja më me rëndësi në jetë. Është fjala për hebrejtë ultra-ortodoksë ose Haredi (Haredijtë). Raporti i hebrejve shekullarë dhe atyre Haredi në Izrael ka filluar të formësohet që para themelimit të shtetit izraelit, mes lëvizjes sioniste dhe herbejve religjozë (partia politike Agudat Yisrael, e themeluar në vitin 1912).
Drejtuesit e lëvizjes sioniste, hebrejtë shekullarë, ishin mbështetësit kryesorë të themelimit të shtetit të Izraelit, ndërsa Haredijtë ishin kundër. Sionistët shekullarë mendonin se vendosja e shtetit izraelit në Palestinë ishte e nevojshme në mënyrë që hebrejtë të shpëtonin nga përndjekjet dhe progromet në Europë. Në ndryshim nga ata, Haredijtë mendonin se kthimi i hebrejve në atdheun e lashtë të premtuar (Tokën e Shenjtë) duhej të mundësohej nga dikush tjetër, dhe se me vendosjen e pavarur të shtetit hebrè kundërshtohet vullneti i Zotit.
Me kalimin e kohës, kryesisht pas vendosjes së shtetit të Izraelit, u arrit marrëveshja mes sionistëve dhe Agudat Yisraelit që u jepte autonomi hebrejve religjozë, ose më mirë të themi një status të veçantë brenda shtetit hebrè në mënyrë që ata të mund të vazhdonin me mësimin e judaizmit. Disa nga lehtësitë që fituan ishin: 1. Financimi i shërbimeve publike dhe shpenzimeve të jetës nga ana e shtetit (përfshirë edhe studimin në shkollat fetare), 2- përjashtim nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe shërbimi në organet ushtarake, 3- kompetenca të drejtuesve fetarë (rabinëve) në çështje civile si puna e martesës, divorcit dhe riteve përkatëse, 4- përfaqësim politik në Kneset (Parlament) dhe qeveri nëpërmjet partive me bazë fetare (p.sh. Judaizmi i Thorës së bashkuar, Shas, Mafdal- sionizmi religjoz…).
Lehtësitë për Haredijtë
Lehtësirat që gëzojnë haredijtë e pengojnë shtetin shekullar të madh të Hebrejve. Shumë prej tyre nuk punojnë aspak dhe jetojnë për llogari të shtetit. Përqindja e burrave ultra-ortodoksë që punojnë është 56%, ndërsa 79% grave të tyre punojnë. Përqindja e burrave që punojnë është jashtëzakonisht e vogël dhe kjo përbën barrë të madhe për ekonominë izraelite. Një nga çështjet më të rëndësishme është shërbimi në ushtri, gjë e cila natyreisht ndikon negativisht në sigurinë e Izraelit.
Për shkak të specifikës së territorit izraelit që është shumë i gjatë dhe i ngushtë (20.072 kilometër katror të territorit të njohur ndërkombëtarisht pa Jerusalemin Lindor, lartësitë Golan dhe Bregun Perëndimor), izraelitët nuk mund t’ia lejojnë vetes që në rast luftë armiku të penetrojë thellë në territorin izraelit. Nëse do të ndodhet një gjë e tillë do të kërcënoheshin qytetet e mëdha si puna e Jerusalemit, Ashdodës, Tel Avivit, Bershebe, Petah, Tikva, Haifa, e ndoshta do të vihej në pikë[yetje edhe vetë ekzistenca e Izraelit. Në mënyrë që Izraeli të ruhet dhe të pengojë shkatërrimin e zonave të mëdha urbane, kushti kryesor është pasja e një ushtrie të madhe në numur. Për këtë trupat izraelite momentalisht kanë nën armë 170 mijë ushtarë profesionistë dhe 500 mijë rezervistë sëbashku me teknologjinë e tyre të avancuar (forcat ajrore, dronët, sistemet raketore) të cilët mund të operojnë në çdo moment në territoret e shteteve fqinjë ose të forcave sulmuese.
Rritje e stërmadhe e popullsisë Haredi
Megjithëse përqindja e fertilitetit në Izrael është rritur në krahasim me arabët shtetas izraelitë (3,05:3,04), gjë të cilët analistët e quajnë fitore të shkëlqyeshme, kur analizohet struktura e të sapolindurve shtrohet problemi sa e vërtetë është kjo fitore. Gratë Haredije kanë fertilitet tejet më të madh në krahasim me gratë hebrè shekullare. Raporti është 6,64 fëmijë te gratë ultra-ortodokse në krahaim me 2,47 fëmijë te gratë shekullare. Po të përjashtohet shkalla e fertilitetit e grave hebrè ultra-ortodokse, shkalla prej 2,47 fëmijë te gratë shekullare hebreje është një numur i shkëlqyer në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara. Gratë në Francë lindin 1,9 fëmijë për grua, në Amerikë 1,64, në Britaninë e Madhe 1,56, ndërsa në Itali vetëm 1,25 fëmijë për grua. Në mënyrë që popullsia të mbahet në të njejtin numur, domethënë që të rinovohet, është e nevojshme shkalla e fertilitetit prej 2,1 fëmijë për grua. Ky është problem i mbarë botës së zhvilluar Perëndimore.
Dhjetëvjeçarët e fundit fertiliteti i lartë i baskhësive relativisht të vogla të hebrejve ultra-ortodoksë (deri në 10%) nuk përbënte problem për Izraelin për shkak të fertilitetit të lartë të vetë hebrejve sionistë dhe ardhjeve me banim në Izrael të hebrejve nga e tërë bota dhe krysisht nga Europa (i ashtuquajturi proces Aliyah). Megjithatë, kohët e fundit kjo gjë ka ndryshuar. Nuk ka më ardhje masive të hebrejve nga Europa Lindore (territoret e BRSS të dikurshme) në Izrael. Për hir të së vërtetëts, invazioni rus në Ukrainë e ka nxitur disi emigracionin nga Ukraina dhe Rusia. Gjatë vitit 2022, rreth 60 mijë njerëz me prejardhje hebrè kanë ardhur në Izrael. Problemi me këta njerëz është se nuk ndjehen hebrej sa duhet, sepse shumë prej tyre kanë një prejardhje të tërthortë hebraike. Njëkohësisht, shumë hebrej tejet të kualifikuar po e braktisin Izraelin dhe po shkojnë në SHBA dhe në vendet e zhvilluara të Perëndimit. Me tej, shkalla e fertilitetit të hebrejve shekullarë është në rënie, ndërsa ajo e ultra-ortodoksëve rritet në mënyrë të rrufeshme. Në vitin 2022, popullsia e haredijve numuronte afro 1.280.000, në raport me 750.000 në vitin 2009. Haredijtë në vitin 2022 përbënin 13,3% të popullsisë së Izraelit. Fëmijët Haredij përbëjnë 19% të fëmijëve më të vegjël se 14 vjeç dhe 24% të fëmijëve më të vegjël se katër vjeç.
Rekrutimi i Haredijve në ushtri?
Ndërsa vazhdon lufta izraelite në Gaza si dhe lufta me Hejbollahun, ka gjithnjë e më shumë thirrje brenda shoqërissë izraelite që herbrejtë ultra-ortodoksë të angazhohen në forcat izraelite të mbrojtjes (IDF). Rreth 70% e izraelitëve mbështet rekrutimin e tyre. Qeveria e Netanjahut deklaroi se koalicioni qeverisës nuk është përgjigjur për zgjatjen e përjashtimit nga rekrutimi të Haredijve që parfundoi me 1 prill. Për këtë, në fillim të muajit prill, IDF filloi tu dërgojë thirrje për shërbimin ushtarak studentëve të jeshivës (shkollave fetare). Rreth 63 mijë prej tyre mund të mobilizohen. Sipas ligjeve izraelite çdo qytetar izraelit që është “Hebrè, druz, apo cirkazijan” duhet të rekrutohet për të kryer shërbimin ushtarak me të mbushur 18 vjeç, Burrat shërbejnë rreth tre vite, gratë më sëpaku dy vite. Arabët, muslimanët dhe të krishterët nuk e kanë detyrim shërbimin ushtarak. Nuk e kanë detyrim as shumë të tjerë që fitojnë të drejtën e përjashtimit nga shërbimi ushtarak për shkaqe shëndetsore dhe arësye të tjera, e të tillë ka gjithnjë e më shumë.
Çdo vit rreth 13 mijë djem të rinj izraelitë lirohen nga detyrimi i shërbimit ushtarak gjë të cilën IDF nuk e ka luksin ta lejojë për shkak të përplasjeve të vazhdueshme luftarake me palestinezët dhe armiqtë e tjerë. Vetëm 1.200 hebrej ortodoksë i përgjigjen çdo vit rekrutimit ushtarak gjë që është më pak se 10% e tyre. Një nga dy rabinët kryesorë të vendit Yitzhak Yusef deklaroi para pak kohësh se haredijtë do të “emigrojnë të gjithë jashtë vendit” nëse do të detyrohen të rekrutohen në ushtri. Deklarata shkaktoi debate sepse nxiste izraelitët të largohen nga vendi gjatë krizës kombëtare, po ashtu edhe tallje, sepse shumë izraelitë shekullarë nuk do ta kishin aspak problem largimin e haredijve, sikurse tha Gilad Malach nga Instituti izraelit për demokraci.
Koha do ta tregojë nëse qeveria do të fillojë me të vërtetë të rekrutojë hadredijtë në ushtri. Benjamin Netanjahu është nën presionin e partive të djathta që të mos e bëjë një gjë të tillë dhe në vend të kësaj të zgjerojë vëndbanimet izraelite në Bregun Perëndimor. Hebrejtë ultra-ortodoksë janë kryesorët në krijimin e vendbanimeve të reja izraelite.
E ardhme e panjohur
Në fund të vitit 2023 numuri i banorëve të Izraelit ishte 9,84 milionë, ndërsa gjatë një viti është rritur me 1,86%. Deri në vitin 2040, llogaritet se Izraeli do të ketë 12 milionë banorë. Deri në fund të këtij dhjetëvjeçari numuri i haredijve duhet të arrijë në 16% të popullsisë së Izraelit. Sipas disa projeksioneve, në vitin 2040, haredijtë do të përbëjnë 20% të popullsisë së Izraelit, ndërsa në vitin 2050 madje një të tretën. Atë viti një ndër tre fëmijë izraelitë të lindur do të jetë ultra-ortodoks!
Rrtija e numurit të hebrejve tejet religjozë krijon shumë sfida dhe hap shumë çështje të reja. Përkundër kontrtibutit të haredijve në luftën demografike kundër palestinezëve, parashikohet se rritja e popullsisë ultra-ortodokse do të ngarkojë shumë ekonominë, shoqërinë dhe forcat e armatosura izraelite për shumë arësye. Haredijtë janë marrësit kryesorë të ndihmës shoqërore dhe nuk kontribuojnë sa duhet në ekonomi. Numuri gjithnjë e më i madh i popullsisë do të rezultojë me dhënien e shumave gjithnjë e më të mëdha nga buxheti në favor të tyre, gjë e cila shtron pyetjen nëse buxheti mund t’i përballojë këtë, sepse Izraeli nuk është as ShBA, as Gjermania të cilët kanë burime të mëdha. Hebrejtë liberalë paguajnë taksa dhe kontribute të tjera nga të cilat jetojnë shumica e hebrejve ultra-ortodoksë.
Madje edhe nëse nuk merret parasysh ekonomia, numuri gjithnjë e më i madh i hebrejve religjozë do të nxisë përplasje të brendshme me hebrejtë liberalë numuri i të cilëve është në rënie e sipër, por ata janë gjithsesi mbrojtësit kryesorë të shtetit të Izraelit nga armiqtë e shumtë potencialë. Nëse haredijtë mbeten të përjashtuar nga detyrimet ushtarake kjo do të ndikojë shumë negativisht te njësitë ushtarake izraelite. Duke marrë parasysh faktin se kohët e fundit gjithnjë e më pak të rinj paraqiten për të kryer shërbimin ushtarak (69% djem dhe 59% vajza), shto këtu edhe popullsinë ultra religjoze, gjasat janë se IDF do të duhet të reformohet radikalisht. Kështu, ushtria izraelite duhet të kalojë në sistemin profesional sepse rezervistë ka gjithnjë e më pak. Kjo mund të ndikojë negativisht në aftësitë e njësive izraelite në Bregun Perëndimor dhe në lokacione të tjera. Nëse qeveria vendos të rekrutojë ushtri më të madhe profesionistësh kjo do të kërkojë mjete më të mëdha financiare nga buxheti.
Konflikt kulturash: liberalizimi dhe hebrejtë religjozë.
Por mbi të gjitha, heret apo vonë do të ndodhë edhe konflikti i kulturave dhe civilizimeve: ai mes liberalëve dhe hebrejve religjozë. Haredimët (14%) bëjnë një jetë shumë religjoze në të cilën mbizotëron jeta famijare e qetë dhe prej asketi kushtuar Zotit dhe lutjeve pa prezencën e internetit, telefonëve celularë dhe përmbajtjeve shekullare në sistemin arsimor. Synimi i ultra-ortodoksëve hebrej është të luten për larjen e mëkateve në mënyrë që ta presin të përgatitur Mesian në kohën kur do të vendoset mbretëria e Zotit në Tokë.
Nga ana tjetër, hebrejtë liberalë (45%) bëjnë një jetë sipas stilit perëndimor me të gjithë përpartësitë dhe të metat e saj. Ata kanë shpirt sipërmarrës dhe biznes të qëndrueshëm, themelojnë firma start-up të suksesshme dhe shfrytëzojnë teknologjinë e lartë (kjo e fundit ka meritë në 18% të PBB kombëtare). Por ashtu, hebrejtë liberalë konsumojnë veset e botës perëndimore sikurse janë droga, alkooli, nikotina, prostitucioni, bixhozi dhe aktivitete të tjera kriminale.
Përveç këtyre dy poleve, ekzistojnë edhe dy grupime të matura. Më saktë, 25% e hebrejve bëjnë një jetë tradicionale, ndërsa 16% jetë religjoze të moderuar.
Duke patur parasysh rritjen e shpejtë të hebrejve ultra-ortodoksë shumë shpejt Izraelit do t’i duhet të gjejë një zgjidhje sesi do të përballet me sfidat dhe dukuritë ekonomike, ushtarake dhe shoqërore. Nëse kjo çështje e ndjeshme nuk do të zgjidhet në mënyrën e saktë, ajo padyshim mund të shpjerë në shpërbërjen e brendshme të shtetit të Izraelit. Popullsia e haredijëve mund të bëhet një faktor që mund ta dëmtojë shtetin e Izraelit më shumë se terrorizmi palestinez, shtetet arabe apo Irani duke e shndërruar atë në një shtet jofunksional që mund të bëhet prè e lehtë për armiqtë.
Megjithatë, do shpatë ka dy teha. Në skenarin në të cilin hebrejtë ultra-ortodoksë gjithsesi ndryshojnë deri diku mënyrën e tyre të jetesës dhe pranojnë në mënyrë të kufizuar integrimin në pjesën tjetër të shoqërisë izraelite, ata nuk ka dyshim se mund të kontribuojnë në zhvillimin e Izraelit. Nga ana tjetër, shumë prej tyre janë sionistë religjozë.
Ky skenar, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, duhet të ndodhë patjetër sepse asnjë shtet nuk mund të mbahet në këmbë nëse dy të tretat e popullsisë së tij jeton me programe të ndihmës shoqërore dhe ku pakica paguan për shumicën (92% e taksave në buxhetin shtetëror izraelit e paguan 25% e popullsisë), qoftë edhe nëse bëhet fjalë për synime të larta fetare.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/kako-strelovit-rast-ultra-ortodoksne-zidovske-populacije-ugrozava-nacionalnu-sigurnost-izraela/