Boshko Jakshiç-[i]
Kërkesa e prokurorit të Gjykatës ndërkombëtare penale për lëshimin e fletë arrestit për kryeministrin izraelit tronditi estabilishmentin djathtist dhe e vuri Izraelin në një pozitë në të cilën nuk ka qënë kurrë më parë.
I mësuar se aleatët e tolerojnë pushtimin, shtypjen dhe mbështetjen te forca në konfliktin dhjetravjeçar me palestinezët, estabilishmenti djathtist izraelit është një gjendje shoku pas vendimit të prokurorit të Gjykatës ndërkombëtare për të kërkuar lëshimin e urdhër arrestit për kryeministrin dhe ministrin e jashtëm, duke i konsideruar ata, si edhe tre liderë të tjerë të Hamasit, individët më përgjegjës për ferrin, i cili në Rripin e Gazës, është krijuar në tokë.
Kryeprokurori i Gjykatës ndërkombëtare penale në Hagë (ICC), Karim Khan, konkludoi se Hamasi islamik meriton dënimin më të rëndë për atë që me 7 tetor të viti të kaluar nëpërmjet një “egërsie të menduar mirë” ka vrarë më shumë se 1.170 civilë hebrej, gjë e cila ishte maskra më e madhe që nga koha e Holokaustit dhe ka marrë 252 pengje, nga të cilët 124 janë ende të burgosur.
Liderët politikë të Izraelit, jo gjeneralët, janë akuzuar për shkak “të vrasje me qëllim”, bombardimet e pamëshirshme dhe granatimin e Gazës gjë që ka shkaktuar vdekjes e 35.500 palestinezëve, për bllokadë të ndihmës ndërkombëtare dhe fushatë të qëllimshme urie, gjë e cila ka shkaktuar katastrofë humanitare në një prej enklavave më të varfëra të Lindjes së Mesme.
“E drejta ndërkombëtare dhe ligjet e konflikteve të armatosura zbatohen te të gjithë. Asnjë ushtar, komandant, apo lider civil – askush – nuk mund të veprojë pa u ndëshkuar”, deklaroi prokurori Khan.
Izraeli kurrë më parë nuk është gjendur në një situatë të tillë. Gjithmonë pranë tij ka qënë Amerika e cila në Këshillin e Sigurimit vendoste veton pa rezerva duke mbrojtur aleatin e saj strategjik. Meqënëse ShBA-të nuk janë antarë të ICC-së, Izraeli në këtë rast përballet me pasoja afatgfjatë politike, diplomatike dhe ekonomike.
Benjamin Netanjahu u bëri thirrje liderve të botës së lirë që t’i kundërvihen ashpër “sulmit të padëgjuar” të ICC-së ndaj së drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje, gjë që prokurori Khan nuk e kundërshton, por me politikën e tij agresive ka bërë të mundur atë që deri vonë ishte e pamendueshme: që para drejtësisë të vihen një shtet demokratik dhe një organizatë islamike radikale në të njejtin plan të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerzimit të kryera gjatë shtatë muajve të luftën në Gaza më të përgjakshmes ndër të gjitha luftërat.
Ajo që Netanjahu dhe ministri Yoav Gallant janë bërë moralisht ekuivalentë me liderin politik të Hamasit dhe dy komandantët e Gazës Yahye Sinwar dhe Muhamed Diab Ibrahimin, është shkatërruese, por është edhe pohim i fiaskos së kryeministrit izraelit dhe kabinetit të tij ekstrem të djathtë. Deklarata e prokurorit Khan është një goditje serioze që u jepet liderve izraelitë, dhe nëse diçka mund ta dobësojë akoma më shumë legjitmitetin e luftës së tyre në Gaza është thirrja për arresimin e kryeministrit të një vendi që e mbështesin fuqitë udhëheqëse të Perëndimit. Ose e kanë mbështetur.
Ndërsa Izraeli dhe ShBA-të bëjnë thirrje për sanksionimin e prokurorit Khan, Franca dhe Gjermania, dy fuqitë udhëheqëse të Bashkimit Europian, edhe përkundër disa rezervave, kanë shprehur mbështetjen për pavarësinë e ICC-së, duke i lënë kësisoj ShBA-të të vetmuara në mbështetjen për regjimin e sionistëve religjozë, nacionalistëve radikalë dhe partive të hebrejve ultraortodoksë. Netanjahu është më përgjegjësi që palestinezët – jo Hamasi – kanë sot një mbështetje të madhe në opinionin publik ndërkombëtar, por edhe ata që janë solidarizuar me Izraelin pas masakrës së 7 tetorit. Ndërsa çdo kritikë ndaj politikës së tij e redukton në “shpërthim antisemitizmi”, ai është që ka kontribuar në forcimin e urrejtjes ndaj hebrejve te ata të cilët nuk janë në gjendje ta ndajnë Netanjahun nga shteti i Izraelit dhe populli hebrè.
Drejtësia e sheshon vetë rrugën e saj. Gjykata para së cilës Afrika e Jugut ka inicuar akuzën kundër Izraelit për genocid nuk mundej të injoronte predispozicionin e pjesës më të madhe të opinionit publik ndërkombëtar dhe demonstratat propalestineze në mbarë botën për shkak të politikës brutale të Netanjahut dhe bllokadës së derivonshme për t’i ofruar ndihmë palestinezëve, nga të cilat një milionë – pothuajse gjysma e popullsisë së Rripit të Gazës- është shpënë në gjendjen e urisë absolute.
Edhe sikur të mos ketë ekzistuar politika e urisë me synim, mosgatishmëria që ajo të parandalohet ka bërë që Izraeli të jetë më se i brishtë ndaj akuzave. Netanjahu mund të fajësojë vetëm veten e tij, por ky nuk është stili i tij. Ai ka hedhur poshtë me zemërim akuzat dhe është mbështetur te ajo që di të bëjë më mirë – te dhuna. Janë përforcuar aksionet tokësore të ushtirsë izraelite në jug të Rripit të Gazës. Bomba nga Haga nuk po ndalon bombat në territorin e Rafahut i cili, në pritje të ofensivës së madhe, është braktisur nga 800.000 palestinezë.
Izraeli nuk është antar i Gjykatës Ndërkombëtare. Si edhe Shtetet e Bashkuara – gjë e cila i ka garantuar amerikanët se nuk do të përgjigjen për krime kundër njerzimit që kanë kryer në luftëra të ndryshme, që nga Afganistani e deri në Irak. Në ndryshim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila gjithashtu e ka selinë në Hagë dhe merret me përgjegjësinë e shteteve, ICC heton akuzat kundër individëve për genocid, krimet kundër njerzimit, krimet e luftës dhe agresionet.
Është tjetër çështje nëse ICC-ja mund ta arrestojë Netanjahun? Teorikisht mundet, por as kryeministri izraelit dhe as ministri i tij i mbrojtjes, as liderat politikë dhe ushtarakë të hamasit nuk mund të arrestohen sipas urdhër arresteve, as nuk do të dalin para një gjykate e cila nuk i ka mekanizmat për realizimin e vendimit të saj. Si në rastin e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin është lëshuar urdhër arresti për shkak të krimeve të luftës të kryera në territorin e Ukrainës. Presidenti amerikan atëbotë e pati duartrokitur vendimin për Putinin. Tani, mendimin e prokurorit Khan e quan “të padëgjuar”, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken vënien në të njejtin rrafsh të Izraelit dhe Hamasit e quajti “të turpshme”. Uashingtoni këmbëngul që ICC-ja nuk ka juridiksion mbi rastin në fjalë meqënëse asnjëra palë nuk është antare e Gjykatës. Gjë që është e saktë për Izraelin, por jo për shtetin e Palestinës i cili që nga viti 2014 ka në OKB statusin e vëzhguesit, gjë e cila në vitin në vazhdim i mundësoi akses në Statutin e Romës, sipas të cilit është themeluar ICC-ja.
Republikanët kanë paraqitur në Kongresin amerikan një projekt ligj i cili do të sanksiononte zyrtarët e ICC-së që akuzojnë amerikanët ose qytetarët ve shteteve të tjera aleate dhe partnere. Megjithëse është e vështirë që ky ligj të miratohet, kjo lëvizje është ilustrim i rezistencës me të cilën do të përballet ICC-ja, por edhe me konfrontimet e reja të administratës Bajden me studentët brenda vendit dhe në mbarë botën – gjë e cila ul akoma më shumë rejtingun e presidentit në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Lobi proizraelit në ShBA tani po shqyrton mundësitë sesi “të ndëshkojë” ICC-në dhe përpiqet që t’i bindë vendet që mbështesin Izraelin që të tërheqin dokumentet dhe dëshmitë rreth luftës në Gaza. Qëndrimet e Parisit dhe Berlnit tregojnë se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.
I takon gjykatësve të ICC-së nëse do të shpallin urdhër arrestin ose jo. Netanjahun nuk ka për ta arrestuar ICC-ja, vetëm në rastin e shpalljes së urdhër arrestit dhe ai udhëton në ndonjë prej 124 vandeve antarë të Gjykatës që kanë automatikisht detyrimin t’ia heqin lirinë. Ka më shumë mundësi që ai të përfundojë në burg sipas vendimit të ndonjë gjytkate izraelite ku po zhvillohen tre procese me akuzën për korrupsion. Në Izrael shumë veta do t’i gëoheshin një epilogu të këtillë, sepse vështirë të gjendet ndonjë kryeministër tjetër që e ka udhëhequr Izraelin që nga viti 1948, qëkur është formuar shteti hebrè, dhe t’i ketë sjellë kaq shumë dëme vendit që me krenari dëshiron të quhet demokracia e vetme në Lindjen e Afërt.
Netanjahu, klryeministër me stazhin më të gjatë në historinë e vendit, kurrë nuk dorëzohet. Si mjeshtër i mbijetesës politike që është, ai po përpiqet që kërkesën e ICC-së ta shfrytëzojë për ta paraqitur veten si martir, si viktimë e komplotit global antisemit. Kapitalizon edhe predispozicionin e shumë izraelitëve që e konsiderojnë ushtrinë e tyre si “më moralen në botë” dhe nuk dëshirojnë të shohin sesi fëmijët në Gaza vdesin nga uria. Ndërsa prokurorin Khan i cili përpiqet ta ndajë të drejtën në mënyrë të barabartë mes palëve në luftime, ata e akuzojnë për hipkrizi.
Për momentin Netanjahu e ka fituar edhe mbështetjen e opozitës gjë për të cilën vetëm para disa ditëve as që mund ta shpresonte, por gjithsesi kjo do zgjasë për një kohë të shkurtër. Vështirë që izraelitët t’ia falin faktin që çlirimin e pengjeve e ka kaluar në plan të dytë, dhe më e rëndë është se ai po e shndërron Izraelin në një shtet të shkallës së dytë i cili në fushëpamjen e një pjese të madhe të botës barazohet me një grupim militant islamik sikurse është Hamasi.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/wanted-benjamin-netanyahu-956104