Boshko Jakshiç-[i]
Po vërtetohet se kishte të drejtë ish presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, kur pati thënë se e djathta nacionaliste është “përbindësh që përparon fuqishëm”.
Janserioze shanset që e djathta ekstreme në zgjedhjet për formatin e ri të Parlamentit Europian (PE) që do të mbahen me 6 deri me 9 qershor ta zhvendosë qendrës e rëndesës dhe të sendërtojë suksesin më të madh që nga koha e themelimit të Bashkimit Europian. Pritet që dy grupimet e saj të mbledhin votat grupeve të të Gjelbërve dhe grupin e qendrës “Rinovojmë Europën” dhe kësisoj të bëhet forca e tretë politike për nga fuqia, pas Partisë popullore europiane, së cilës i përket pothuajse gjysma e liderve europiane, edhe formacionit të socialistëve dhe ato të demokratëve.
Megjithëse rezultatet ende nuk është e lehtë të parashikohen – sepse anketuesit merren me predispozicionin në nivele kombëtare, ndërsa në nivel europian votohet ndryshe – shumica bien dakord se fitimtari më i madh edhe mund ta marrë edhe një të katërtën e 720 vendeve të PE.
“Lëvizjet djathtiste bëjnë fushatë zgjedhore kundër Europës së Bashkuar”, paralajmëron Kancelari gjerman. Megjithëse e ballafaquar me eksperiencën negative të Bregzit-it, e djathta nuk bën më thirrje për braktisjen e BE-së. Prioritetet e saj tani janë masat drastike kundër migracionit ilegal – temë në të cilën kanë realizuar depërtimin e parë gjatë krizës së vitit 2015, Agjenda e Gjelbër – të cilën e hedhin poshtë plotësisht duke pohuar se mungesa e një qëndrimi të ballancuar asgjëson plotësisht konkuerencën, i hap dyert Kinës dhe kontribuon në asgjësimin e mjedisit njerzor, dhe pushteti i pakontrolluar i Brukselit – të cilin e akuzojnë se po federalizon Unionin në kundërshtim me modelin e tij fillestar
Ndoshta zgjedhjet shenjohen nga 27 fushata elektorale, ndoshta nuk janë ende mjaftueshëm paneuropiane, por Europa po përballet me ngritjen e shpejtë të një formacioni problematik për demokracinë edhe në tre vendet që japin më shumë deputetë në PE- Gjermani, Francë dhe Itali.
Në Gjermani demokristianët dhe socialdemokratët nuk po arrijnë të ndalin depërtimin e ekstremistëve të Alternativës për Gjermaninë, e cila për 11 vite është rritur deri në nivelin e 20 përqind të votave. Në Francë anketimet thonë se Grumbullimi nacional i së djathtës ekstreme pret të fitojë 31 përqind të votave, ndërsa Koalicioni centrist për rinovim në qeverisje nuk mund të llogaritë më shumë se 16 përqind. Në Itali është tashmë në pushtet qeveria më djathtiste që nga koha e Benito Musolinit. E djathta po përparon edhe nëpër Austri, Finlandë, Kroaci, Portugali, Sllovaki dhe Suedi.
Është e lehtë të supozohet se për shkak të përbërjes së PE të ri do të vështirësohet votimi për politikën e përbashkët të mbrojtjes në kohën kur Europa po përballet me sfida të sigurisë dhe kërcënime me luftë në Ukrainë – megjithëse e djathta është e ndarë në ata që nuk shfaqin mirëkuptim për ndihmën dhënë Kievit dhe ata që janë për luftë me Rusinë.
E djathta e ka përcaktuar dhe njohur mirë kohën në të cilën ndarja në e majtë- e djathtë nuk është më aktuale. Partitë tradicionale po e humbasin ngashnjimin. Të djathtët janë fleksibël. Ofrojnë me demagogji përgjigje që u pëlqejnë zgjedhësve dhe evitojnë temat e ndjeshme. Mbështetin në rrjetet shoqërore dhe opinionin publik i cili është i pakënaqur me stabilitetin shoqëror dhe papunësinë dhe me fitimet në rënie.
Duke u paraqitur si avokatë të “njerëzve të zakonshëm”, thjeshtëzuar kjo në mënyrë depresive, por nga pikëpamja populiste e suksesshme, ata e reduktojnë demokracinë liberale në pushtet i elitave të tëhuajsuara, të korruptuar dhe dekadente që asgjësojnë kombin, kishën, familjen, martesën dhe marrëdhëniet mes gjinive.
Parlamenti Eurtopian nuk ka pushtet ekzekutiv, ai i përket Komisionit Europian, por gjithsesi parlamentarët formësojnë në mënyrë direkte ligje europiane, politikën dhe buxhetin. Ky është i vetmi institucion i zgjedhur direkt i Unionit mbi përbërjen e të cilit do të vendosin 447 milionë zgjedhës. Deputetët të cilët e kalojnë kohën mes Strasburgut dhe Brukeslit, mandati u zgjat pesë vite dhe shpërndahet në mënyrë precize mes 27 shteteve antarë të BE-së, me sistem proporcional sipas numurit të popullsisë. Pasuesit bashkëkohorë të nacionalizimit ksenofob gjithmonë lënë përshtypjen se nuk ngjajnë me falangat e fashistëve, dhe as liderët e tyre nuk i ngjasin Fyhrerit, Duçe apo Kaudiljos, por gjithsesi kjo nuk e zvoglon rrezikun.
Historia di të përsëritet atëherë kur nuk e pret. Urrejtja ndaj çdo “larmie” të cilën e frymëzojnë ekstremistët bashkëkohorë, nuk duhet nënvlerësuar.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.kurir.rs/licni-stav/4397803/bosko-jaksic-zatamnjene-konture-evropske-unije?utm_source=kurir&utm_medium=home_widget&utm_campaign=adria_internal