Boshko Jakshiç-Politika[i]
Lisbonë – Më shumë se një dhjetëvjeçar që nga shtërngimi i dhimbshëm i rripit gjatë krizës së borxheve, Portugalia, sëbashku me Greqinë dhe Spanjën janë tashmë pjesë e dukurisë së jugut europian, rritja ekonomike e të cilit është dyfish më me madhe se mesatarja e zonës së euros. Rritja pozitive e “zonës së qepës”, sikurse veriorët i quajnë në mënyrë pezhorative vendet e Jugut të Europës, bazohet kryesisht në veprimtarinë e sherbimeve si puna e turizmit dhe në shfrytëzimin e mençur të paketës me vlerë 800 miliardë euro si ndihmë e BE-së për përmirësimin nga pandemia, por gjithsesi është e shoqëruar nga një dukuri negative – ngritja e së djathtës ekstreme, pas së cilës qëndojnë të rinjtë.
“Të rinjtë europianë mendojnë se janë patriotë më të mëdhenj se prindërit e tyre, janë më militantë dhe më të prirur drejt autoritarizmit”, thotë në përgjigje të pyejtes së gazetës “Politika”, Marlen Laureli, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike në Universitetin “Xhorxh Uashington”. “Ata nuk janë neonazistë apo racistë ksenofobë, por e kanë humbur beesimin te politika tradicionale dhe i janë kthyer së djathtës”.
Në kontinentin e njohur për aktivizmin majtist simboli i të cilit është Greta Tunbergu, europianët e rinj po nxitin depërtimin e së djathtës ekstreme. Mbi të gjitha në sajë të votës së gjeneratës e cila përjetoi periudhën e kizave konstante, e djathta ekstreme pas zgjedhjeve që sapo përfunduan për Parlamentin Europian (PE) është shndëruar forcë e tretë politike, pas Partisë popullore konservatore europiane dhe formacionit të socialistëve e demokratëve.
Të rinjtë, sikurse thonë, kanë tre prioritete: klima, barazia dhe siguria. Fakti që orientohen drejt së djathtës dhe braktisin të gjelbërit e qendrës nga Grupi “Rinovojmë Europan” flet për ndryshim të renditjes së qëllimeve. I shtyjnë pabarazitë sociale dhe papunësia. Jetojnë me mendimin se kërcënimi rus mund të dalë nga kufinjtë e Ukrainës.
Alternativa për Gjermaninë ka fituar vendin e dytë në zgjedhjet për PE me 16% të votave të të rinjve nën moshat 25 vjeç, gjë që është një rritje dyfishe në krahasim me të vjetrit. Në Francë një e katërta e të rinjve mbeshtet 28 vjeçarin Zhordan Bardel, kryetar i partisë antiemigracion të quajtur grumbullimi popullor, i mbrojturi Marin le Penit.
Në Poloni, Konfederata ultradjathtiste ka marrë më shumë se 30% të votave të moshave nga 18 deri 29 vjeç. Votat e të rinjve të zhgënjyer, nëntorin e vitit të kaluar në Hollandë kontribuan në mënyrë kapitale në fitoren e së djathtës ekstreme të Gert Vildersit. Partia austriake e ekstremit të djthatë “Partia e lirisë”, e cila mbështetet në simbolet e nazizmit dhe shprehet se emigrantët do të zëvendësojnë europianët e bardhë, gjithashtu llogarit shumë votat e të rinjve në zgjedhjet arlamentare të këtij viti.
Kështu është edhe në Portugali, e cila ndërsa socialistët që nga viti 2015 ishin në pushtet ishte model suksesi. Si ndodhi që portugezët e moshave 18-34 vjeç të kthehen masivisht drejt së djathtës ekstreme? Përse pasardhësit e gjeneratës e cila ishte kaq krenare për “revolucionin e karafilave”, kur në vitin 1974 u rrëzua Antornio de Olivera Salazari, pas gjysëm shekulli e harron lehtë kohën e diktaturës? Zgjedhjet parlamentare të marsit vërtetë i fitoi Partia e qendrës së djathtë “Aleanca demokratike”, por një sukses historik – para të gjithave me votave të të rinjve – arriti partia e së djathtës ekstreme “Shega” (Mjaft), e cila nga votimet doli e treta dhe e rriti numurin e deputetëve në parlamentin që ka 230 deputetë, nga 12 që kishte deri sivjet në 50 deputetë.
Ndodhi “tërmeti i juventudës”, tërmeti i të rinjve, sikurse ma shpjegon në mënyrë figurtive Amilcar Koreira, redaktor përgjegjës i gazetës ditore “Politiko”. “Që atëherë mbizotëron e panjohura”. Përfundimisht, vendi i lundërtarëve të famshëm që zbuluan bregdetet e Afrikës, Indisë, Japonisë dhe Brazilit arriti të evitojë qeverinë e ekstremistëve. Vasko de Gama i ri i politikës portugeze është socialdemokrati Luis Montenegro, i cili, megjithëse deri tani nuk ka qënë në qeveri, arriti të formojë një kabinet pakice të qendrës së djathtë dhe kësisoj të pengojë që “Shega” të bëhej partia e parë e ekstremit të djathtë e cila do të drejtonte vendin. Gjithsesi, problemi i djathtistëve të rinj nuk është evituar. Ata e përjetojnë konservatorizmin si diçka “cool” dhe jan ë të gatshëm të dorëzohen në duart e ekstremistëve që i kanë ngashnjyer nëpërmjet “Tik Tokut”. Kryeministri nuk ka llogari të tijën në “Tik Tok”. Probemi i komunikimit me gjeneratën e re i mundësoi depërtimin Andrea Venturës, lideri i cili para pesë vjetësh themeloi partinë “Shega”, e cila në gjuhën portugeze do të thotë “Mjaft”.
Sipas rregullit të rinjtë janë të paparashikueshëm para kutive të votimit, por është kuptuar se i’a japin besimin e tyre atyre që u lënë përshtypjen se i kuptojnë më mirë së të tjerët problemet e tyre. U ofrojnë punë dhe paga më të larta, kredi të favorshme për banesa. Partitë ultradjathtiste në mbarë Europën kanë gjetur gjuhën dhe mënyrat që të arrijnë me sukses deri te zgjedhësit e rinj.
“Ne jami parti që ka komunikimin më të mirë me të rinjtë”, thotë Ventura, makina postmoderniste e të cilit ka shfrytëzuar eksperiencën e fushatës së Trampit në rrjetet shoqërore dhe udhëzimet ish presidentit ultradjathtist brazilian Zhair Bolsonaro. Kjo politikë mbështetet në dezinfromim dhe ngashnjime për klikime në “Tik Tok” – diçka ideale për tërheqjen e portugezëve të rinj të zhgënjyer të cilët, si edhe bashkëmoshatarët e tyre nëpër Europë, përballen me papunësinë relativisht të lartë, pagat e ulta, inflacionin e dhimbshëm dhe rritjen e çmimit të pronave të patundshme.
“Të rinjtë përballen me dy probleme kyçe”, shpjegon politikologu Antonio Kosta Pinto. “I pari është paga mesatare shumë e ulët, ndërsa i dyti është ajo që ekonomia nuk arin të absorbojë të rinjtë e arsimuar e kësisoj emigracioni shpesh herë mbetet e vetmja zgjidhje”.
Formula e suksesit të së djathtës ekstreme, e cila ka thyer shumë tabù, bazohet në pakënaqësinë dhe reduktohet në një përzierje të premtimeve për luftën kundër korrupsionit, respektimit të rendit dhe ligjit të kombinuar me masat kundër emigrantëve numuri i të cilëve është dyfishuar në pesë vitet e fundit, duke arritur kështu në një milionë njerëz, pra një e dhjeta e tërë popullsisë. Punojnë në bujqësi, në peshkim dhe hoteleri. Po kthejnë jetën në vendin që është goditur nga ikja e njerëzve, por e djathta nuk i don. Megjithëse fajin më shumë i’a vënë emigrantëve nga Azia Jugore, dhe më pak atyre që vinë nga ish kolonitë si puna e Angolës apo Mozambikut, emigrantët që marrin ndihmë nga shteti përshkruhen si “parazitë”. Ventura thotë se deputetët me ngjyrë të errët “duhet të kthehen në vendin e tyre”, gjë për të cilën e akuzojnë se është “racist dhe fashist”.
“Kurrë nuk kam për të votuar për këta njerëz”, më thotë studenti 21-vjeçar Ruben Moreira, paksa i dëshpëruar për kthimin nga e djathta. “Ne jemi njerëz tolerantë”.
Portugalia në shekullin e 20 ishte vendi i emigrantëve, por nëpërmjet historisë dhe që nga fillimi i këtij shekulli është bërë destinacion tërheqës për të ardhurit, gjë e cila shumë veta i irriton dhe kontribuon në problemin në fjalë. Të pakënaqur sepse me vështirësi arrijnë të gjejnë punë, të rinjtë e këtij vendi të rrahur nga erërat e Atlantikut me shpirtëra melankolikë, kërkojnë që të mbyllen dyert e fundit të hapura për emigrantët në Europë. Kryeministri u’a bëri qejfin. Direkt para zgjedhjeve për PE, qeveria ashpërsoi rregullat e deritanishme të emigacionit dhe hoqi rregjimin sipas të cilit u mundësohej të huajve fillimisht të hyjnë në Portugali, dhe vetëm më vonë të kërkojnë leje qëndrimi. “Portugalia është në duar të mira”, e mburri para pak kohësh kreyministrin Montenegro, presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen. Falenderimet adresuar së djathtës janë të shpeshta. “Ventura u premton ndryshime të rinjve”, e pëshrkuan gati në ekstazë heroin e tij 19 vjeçari Aldemir Pereira, ndërsa jemi ulur në një tavolinë në një kafe të Lisbonës. Popullariteti i të djathtës ka bërë të mundur që partia “Pro Vida” (Pro jetës), të pranojë slloganin “Zoti, atdheu, familja dhe puna”, e cila të kujton moton e Salazarit “Zoti, atdheu, familja”.
Portugalia e re është e pakënaqur në kohët e suksesshme. Depërtimi i konservatorëve është masë e ndryshimeve që sjell gjenerata e re e zgjedhësve e cila nuk mban mend sesi duket diktatura e djathtë dhe e cila, me sa duket, është e gatshme të harrojë se për një gjysëm shekulli vendi i tyre ka jetuar në begatinë e demokracisë liberale nën qeverisjet e socialistëve dhe demokratëve.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/619766/Pogledi/Mladotres-pogodio-Evropu