Matija Sheriç*
Republika e Italisë vendi i historisë së begatë, kulturës dhe arteve, po përballet me një krizë të rëndë demografike e cila, për një periudhë afatgjatë, kërcënon mbijetesën e saj politike dhe ekonomike.
Megjithëse shumica e shteteve perëndore po përballen me krizën demografike dhe ky problem nuk është se ka lindur dje, situata në Itali është më shumë se alarmante. Megjithëse ende Italia përbën histori suksesi dhe ka një prej ekonomive më të fuqishme – mban vendin e nëntë në botë për PBB nominale dhe është e trembëdhjeta për nga PBB në krahasim me fuqinë blerëse (PBB FM) – nëse këto prirje negative demografike vazhdojnë, Italia kështu si e njohim sot, ka për t’u zhdukur.
Në vend të asaj Italisë së vjetër që njohim të gjithë do të shfaqet një version i saj i ri dhe pothuajse i panjohur. Për më tepër, nuk bëhet fjalë vetëm për mundësitë, por ndyshimi është duke ndodhur me të madhe. Italia po vdes (këtë e ka konstatuar mirë edhe Elon Mask) dhe madje me shpejtësi.
Rënia drastike e numurit të lindjeve
Rënia e numurit të lindjeve në Itali përfaqëson një prej aspekteve më alarmante të krizës demografike. Ky vend, i cili në të kaluarën ishte i njohur për familjet e mëdha dhe kulturën në të cilën fëmijët luanin rolin qendror, sot shënon një prej shkallëve më të ulëta të fertilitetit në botëve. Në vitin e kaluar 2023 pati një shkallë të ulët rekord të fertilitetit prej 1,2 lindjeve për grua. Në disa krahina italiane shifrat janë akoma më keq. Më keq qëndrojnë në Sardenjë (0,91), Bazilikatë (1,08), Molize (1,1) dhe Umbria (1,1). Krahina që paraqitet më mirë edhe Trentino-Tiroli i Jugut (1,42). Shkalla e fertilitetit, që është numuri mesatar i fëmijëve për grua, është tejet larg nivelit të nevojshëm për ruajtjen e numurit ekzistues të popullsisë – 2,1 fëmijë për grua. Demografët e quajnë të artë shkallën e fertilitetit prej 2,1 për grua, sepse mundëson rinovimin normal të popullsisë. Çdo individ, domethënë çdo baba dhe nënë, ka kësisoj pasardhësit e tij, plus 0,1 që të ruhet bilanci pozitiv.
Vitin e kaluar lindën vetëm 379 mijë fëmijë. Kjo është rënie prej 3,6% në krahasim me vitin 2022. Jo aq vite më parë, në vitin 2010 lindën dyfish më shumë fëmijë – 549 mijë. Madje, 13,3% e fëmijëve të lindur në vitin 2023 ishin fëmijë të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Itali. Gratë italiane mesatarisht e lindin fëmijën e parë në moshën 32 vjeç gjë që është shqetësuese sepse ul moshën e fertilitetit dhe mundësinë e lindjes së fëmijës së dytë dhe të tretë.
Njëkohësisht, vitin e kaluar në Itali vdiqën 660 mijë njerëz. Minus demografik prej 281 mijë. Që nga vitit shkollor 2014-2015, për shkak të rënies së numurit të fëmijëve u mbyllën 2.600 institucione parashkollore dhe shkollore. Në vitin 2023 u rregjistruan 127 fëmijë më pak se një vit më parë. Nëse prirjet aktuale vazhdojnë deri në vitin 2030 Italia do të humbasë një milionë banorë (momentalisht ka 59 milionë), dhe do të humbë akoma më shumë milionë nëse marrim parasysh popullsinë e mplakur me shumicë.
Shkaqet e katastrofës demografike
Një nga shkaqet kryesore të rënies së numurit të lindjeve në Itali është stanjacioni i ekonomisë italiane. Shkalla e lartë e papunësisë, sidomos në radhët e të rinjve, e bën për shumë çifte të papërballueshëm financiarisht formimin e familjes. Kushtet e pasigurta të punës, sikurse janë kontratat me kohë të caktuar, punët e paguara dobët si dhe mungesa e vendeve të punës të paguara në mënyrë të qëndrueshme, solide dhe të shkëlqyer, është pengesë e pakapërcyeshme që gjeneron rënien e numurit të lindjeve. Të rinjtë shpërsh herë e shtyjnë martesën dhe lindjen e fëmijëve derisa të arrijnë njëfarë sigurie të caktuar financiare. Duke patur parasysh gjendjen momnentale të ekonomisë italiane, e cila është në rënie e sipër, siguria financiare e pritshme shpesh arrihet vonë në jetë ose edhe nuk arrihet fare. Pa siguri financiare të prindërve nuk ka fëmijë.
Përveç faktorëve ekonomikë, ndryshimet në normat dhe vlerat shoqërore janë gjithashtu nxitës të rënies demografike. Familja italiane tradicionale (dhe historike) ka qënë themel i shoqërisë italiane dhe njëfarë brendi për të cilën ajo njihej, por brezat bashkëkohorë i kanë ndryshuar prioritetet. Gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë synojnë për nga individualizmi, karriera dhe liria personale (rëndësia e madhe e kohës së lirë), ndërkohë që anashkalojnë vlerat klasike të familjes. Krahas kësaj, janë gjithnjë e më pak të shprehura, pritshmëritë dhe presionet shoqërore ndaj grave që të ruajnë rolin tradicional të nënave dhe bashkëshorteve, gjë që rezulton me vendimin e shumë grave për t’u përqëndruar në aspekte të tjera të jetës së tyre.
Gratë, të cilat më parë kishin mundësi të kufizuara në botën e biznesit, tani kanë akses në arsimin dhe kushte karriere të cilat shpesh i motivojnë që të shtyjnë në kohë lindjen e fëmijëve ose edhe të refuzojnë krejtësisht amësinë. Në shumë raste, gratë përballen me zgjedhjen mes amësisë dhe karrierës. Duke patur parasysh kushtet jo të qëndrueshme ekonomike, shumë prej tyre zgjedhin stabilitetin vetjak financiar dhe vënë në radhë të parë karrierën, dhe fëmijët në skedën “ndoshta”. Mungesa e mbështetjes familjare dhe shoqërore për nënat e punësuara gjithashtu i shtyn shumë prej tyre në drejtimin e një fëmijë ose asnjë fëmije. Në shumë raste, shqetësimi për rritjen e fëmijëve bie mbi nënat, gjë që i kufizon akoma më shumë mundësitë e tyre në tregun e punës.
Largimi i njerëzve nga fshati në qytete dhe shpenzimet e mëdha të jetës në qytetet italiane, gjithashtu janë një nxitës i konsiderueshëm i rënies së numurit të lindjeve. Në qytetet e mëdha siç janë Roma, Milano dhe Firence, shpenzimet e banimit janë të mëdha, ndërsa shpenzimet e edukimit të fëmijëve tejet shumë më të mëdha se në zonat rurale. Si rezultat i kësaj, shumë çifte vendosin të kenë më pak fëmijë ose dhe të mos kenë fare, në mënyrë që të evitojnë ngarkesën financiare që vjen nga rritja e anëtarëve të familjes në mjediset urbane. Në fshat fëmijët kishin kushte të përshtatshme rritjeje nëpër ferma ndërsa prindërit kishin fermat e tyre ose ishin sipërmarrës që mund të arrinin të ushqyerit e familjes. Raste të tilla sot ka gjithnjë e më pak. Mungesa e mbështetjes adekuate shtetërore për familjet me fëmijë e rëndon akoma më shumë situatën demografike. Italia ka relativisht pak kompensime për fëmijët në krahasim me vendet e tjera europiane. Masa të tilla si leja e prindit, shtesë për fëmijët, kompensimet dhe subvencionet për kopshtet shpesh janë të papërshtatshme gjë që u’a rëndon prindërve kombinimin e karrierës me përkujdesjen për fëmijët.
Pasojat
Mplakja e popullsisë është një prej simptomave më të shprehura të krizës demografike në Itali, ndërsa implikimet e saj përfshijnë aspekte ekonomike, shoqërore dhe shëndetsore. Italia, si një prej vendeve me popullsinë më të vjetër në botë, përballet me rritjen e shpejtë të pjesës së të moshurave në popullsinë e përgjithshme, gjë që përfaqëson sfida serioze për qëndrueshmërinë e saj shoqërore dhee konomike. Një prej faktorëve kyç që kontribuon në mplakjen e popullsisë është zgjatja e moshës mesatare. Në sajë të përparimit në mjeksi, në shëndetin publik dhe standartin e jetës, jetëgjatësia mesatare sot në Itali është mbi 83 vjeç, gjë që është një nga më të lartat në Europë. Megjithëse kjo arritje meriton çdo lavdërim, kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë njerëz në Itali përjeton pleqërinë e thellë, gjë që rrit numurin e personave të moshuar në këtë vend. Ky ndryshim demografik shpie në presione në sistemin shëndetsor, sepse pleqtë zakonisht kanë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetsore.
Kombinimi i shkallës së ulët të lindshmërisë dhe moshës mesatare të lartë rezulton me dizekulibër të numurit të individëve pleq dhe të rinj në shoqëri. Momentalisht, afro 23% e popullsisë janë më të vjetër se 65 vjeç, ndërsa parashikohet që kjo pjesë e popullsisë do të rritet akoma më shumë në dekadat e ardhshme. Afro 4,5 milionë italianë janë më të vjetër se 80 vjeç, gjë që është numur më i madh se ai prej 4,4 milionë fëmijë më të vegjël se 10 vjeç. Italia është shteti me moshë mesatare më të madhe të popullsisë në Bashkimin Europën. Mosha mesatare e popullsisë është diçka më shumë se 48 vjeç. Këto raporte dhe prirje negative shkaktojnë sfida serioze për fuqinë punëtore dhe rritjen ekonomike, sepse një numur gjithnjë e më i vogël të rinjsh hyn në tregun e punës, ndërsa një numur gjithnjë e më i madh del nga ai. Duke marrë parasyesh edhe faktin se një numur gjithnjë e më i madh njerëzish del në pension, ndërkohë që ka gjithnjë e më pak individë të aftë për punë të cilët japin kontribut në fondet e pensioneve, ekziston shqetësimi në rritje mbi qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Shpenzimet e mëdha për pensione, shëndetsi dhe shërbime sociale për personat e moshuar mund ta ngarkojnë akoma më shumë buxhetin shtetëror, gjë që kërkon planifikim strategjik dhe drejtim të efektshëm të burimeve. Raporti momental mes punëtorëve dhe pensionistëvce nuk mund të qëndrojë në këmbë pa reforma thelbësore, gjë që mund të përfshijë edhe rritjen e moshës së daljes në pension ose rritjen e kontributeve. Por masa të tilla mund të shkaktojnë pakënaqësi në radhët e popullsisë, në mënyrë të veçantë në radhët e të vjetërve të cilat tashmë përballen me pasigurinë ekonomike.
Mplakja e popullsisë ka pasoja të dëmshme në sistemin shëndetsor dhe përkujdesjen shëndetsore. Pleqtë shpesh vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, sëmundje të zemrës dhe demencë, gjë që rrit kërkesën për shërbime mjeksore dhe përkujdesje afatgjatë. Mplakja e popullsisë ndryshon edhe strukturën e shoqërisë dhe dinamikën brenda bashkësisë. Meqënëse të vjetrit përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, ekziston nevoja për adoptimin e infrastrukturës në mënyrë që të plotësohen nevojat e tyre. Kjo përfshin ndërtesa banimi më të përshtatshme, adoptim të transportit publik, programe që nxisin përfshirjen shoqërore dhe mplakjen aktive, etj. Mplakja e popullsisë gjeneron edhe efekte të drejtpërdrejta ekonomike. Ulja u fuqisë punëtore mund të ngadalsojë rritjen ekonomike, të ulë produktivitetin edhe të rrisë shpenzimet. Një numur i vogël punëtorësh të rinj do të thotë numur i vogël novacionesh dhe sipërmarrjesh, gjë që mund të ndikojë në konkurueshmërinë e Italisë në ekonominë botërore.
Përpjekje për rinovimin e natalitetit
Numurin e ulët të lindjeve në Itali nuk e ndihmoi fakti se që në vjeshtën e vitit 2022 erdhi në pushtet qeveria e djathtë konservativo-tradicionaliste me kryeministre Xhorxha Melonin. Megjithëse Meloni si kryetare e partisë “Vëllezërit italianë” ka shpallur një retorikë pro lindjeve, mbështet familjet e mëdha dhe u bën thirrje grave italiane për të lindur, gjë që e kosideron detyrë patriotike (përdor edhe moton e rregjimit fashist – “Zoti, atdheu, familja”), ajo personalisht është nëna e një fëmije të vetëm. Megjithatë, problemi i lindshmërisë së dobët nuk mund të zgjidhet brenda ditës as me vullnetin më të mirë sepse bëhet fjalë për një dukuri tejet të ndërlikuar. Kryeministrja italiane nuk mund t’a zgjidhë edhe sikur të ketë idetë më të mira.
Kur ishte në opozitë sëbashku me kolegët e saj partiakë fajsonte për dështimin demografik italian struktureat globaliste (përfshirë edhe Xhorxh Sorosin) dhe mbështeste teorinë (komplotiste) të njohur me titullin “Teoria e madhe e zëvendësimit”. Sipas kësaj teorie, të cilën qarqet akademikë e konsiderojnë jo shkencore, synimi i qendrave të fshehta të fuqisë është të zëvendësojë popullsinë e bardhë dhe të krishterë të Europës më atë jo të bardhë, shumica popujt muslimanë të Afrikës dhe të Azisë. Meloni vazhdoi me pagesën e shtesës për fëmijët të cilën e kishte aprovuar qeveria paraardhëse në vitin 2021, dhe rriti disi kompensimet mujore që marrin familjet me fëmijë të vegjël, por qeveria e saj e djathtë futi edhe nxitje të tjera.
Qeveria uli TVSh-në për prodhimet për bebet dhe fëmijët e vegjël me 5%, por më vonë kjo masë e fillimit të vitit 2024 u zbut dhe TVSh-ja u rrit me 10%. Prodhimet italiane e kanë TVSh-në 20%. Qeveria italiane vitin e kaluar dhe këtë vit ndan çdo vit një milionë euro për masa të ndryshme të orientuara për mbështetjen e nënave, përfshirë edhe pagesën e kontributeve të pensionit për gratë e punësuara që kanë më së paku dy fëmijë. Megjithatë, problemet kyçe që do të duhej të zgjidhte janë kopshtet e fëmijëve dhe pagat e ulta të prindërve. Kopshtet e fëmijëve duhet të jenë të aksesueshëm për të gjithë, ndërsa pagat, natyrisht, tejet më të larta. Qeveria italiane ka planifikuar të përdorë një pjesë të 200 miliardë eurove nga fondet e BE-së për ndëtimin e kopshteve të reja për 260.000 fëmijë që ushqehen me gji dhe të moshës parashkollore, por Roma më vonë e zvogloi këtë qëllim në 160.000. Meloni shpalli synimin që numuri i lindjeve të rritet në shifrën 500 mijë deri në vitin 2030. Sido që të jetë, duhet të bëjë tejet më shumë që rezultatet të jenë të prekshme.
E ardhme e rrezikshme
Nëqse Italia vazhdon të humbasë popullsinë e vendit të saj, në një të ardhme të afërt, për të mos folur për një të largët, nuk ka për të qënë e njëjta. Thjesht, nuk do të mund të njihet. Sipas disa vlerësimeve, deri në fund të shekullit 21 Italia mund të humbasë gjysmën e popullsisë së saj dhe të bjerë në numurin me 30 milionë banorë madje dhe këta shumica të mplakur. Ka kohë që ndjehet mungesa e fuqisë punëtore në industri, bujqësi dhe sektorin e shërbimeve, ndërsa prirja është që kjo mungesë të vazhdojë akoma edhe në të ardhmen, kësisoj nuk do të ketë punëtorë të kualifikuar. Megjithatë, Italia nuk do të mbesë bosh sepse gjendet në pozitën strategjikisht të rëndësishme të “barkut të butë të Europës”.
Gjatë dekadave të fundit në Itali kanë ardhur emigrantë nga Europa Jugore dhe Lindore dhe nga Afrika. Është e pritshme që kjo prirje të rritet akoma më tej sepse shteti italian thjesht nuk mund të funksionojë pa të huajt. Problemi është nëse ata që duan të vijnë në Itali duan të bëjnë këtë në mënyrë legale apo ilegale. Për Italinë do të ishte më mirë që migracioni të zhvillohej në rrugë legale sepse dihet se shumë migrantë ilegalë nuk duan të punojnë, por duan vetëm të përfshihen në sistemin e përkujdesjes shoqërore ose të merren me kriminalitet.
Gjithsesi, numuri i madh i emigrantëve, do të përbëjë sfida të reja për Italinë e cila do të shndërrohet në melting pot. Në disa zona numuri i emigrantëve do të rritet shumë dhe do t’ia kalojë numerikisht popullsisë vendore gjë që mund të sjellë sfida të reja politike dhe të forcojë tendencat separatiste të cilat në Itali nuk janë diçka e re. (Tiroli i Jugut, Veneto, Lombardia, Sardenja, Sicilia). Problemi është sesa do të jetë në gjendje Italia, me përshmbull 30-40% të huaj, të jetë ajo Italia në kuptimin klasik të fjalës. Gjithsesi, pushteti italian duhet menjëherë të inicojë një renesansë demografike ose do të përballet me një tufë problemesh shumë të rrezikshme.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA