Dimitrije Miliç[i]
Mark Rute, nga 1 tetori është shef i NATO-s, detyrën e merr në një kohë tensionesh botërore dhe marrëdhëniesh potencialisht të pasigurta mes aleatëve në linjën Europë-ShBA në rast fitoreje zgjedhore të Donald Trampit.
Samiti i këtij viti shënoi 75 vjetorin e formimit të kësaj aleance, duke festuar kësisoj rolin e saj të vazhdueshëm në mbrojtje të Europës. NATO-ja si organizatë ka investuar resurse dhe promocion të grupimit të saj, duke e konsideruar të rëndësishëm për ta vënë në dukje në një moment të ndërlikuar politik në botë. Njëkohësishst samiti pati edhe ndryshme kyçe në udhëheqjen e organizatës në emërimin njëzëri të Mark Rutes si Sekretar të përgjithshëm të NATO-s. Ish kryeministri hollandez, i cili me 1 tetor do të marrë detyrën nga ish kryeministri norvegjez Jans Stoltenberg pas mandatit të tij dhjetëvjeçar, do të përballet me sfida të reja që sjell drejtimi i kësaj aleance në periudhën e tensioneve të rritura dhe marrëdhëniesh potencialisht të pasigurta mes aleatëve në linjën Europë-ShBA në rast të një fitoreje zgjedhore të Donald Trampit.
Si fillim mund të thuhet se Rute përfaqëson një zgjidhje politike interesante, pro se cilës, sipas disa zërave, ishte presidenti edhe amerikan Xho Bajden. Lideri hollandez bën pjesë në grupimin e politikanëve më të aftë europianë, sepse ka qëndruar në pushtetin e këtij shteti për plot 14 vjet. Kjo nuk është punë e lehtë të bëhet në Hollandë, si shtet i thekur demokratik, me një parlament, i cili për shkak të pragut natyror, ka në përbërje të tij një numur dyshifror partish me interesa nga më të ndryshmet. Për këtë kryeministri i Hollandës ka qënë i detyruar të bëjë kompromise të ndërlikuara me aktorë të ndryshëm politikë që të qeverisë me stabilitet dhe të vërë në jetë programin e tij.
KRYEMINISTËR I SUKSESSHËM
Rute është treguar i suksesshëm në gjetjen e koalicioneve të ndryshme në momente të ndryshme, nga koalicioni me pakicën djathtiste ekstreme, nëpërmjet koalicionit me socialdemokratët deri në koalicionin me demokristianët dhe forcat e majta liberale. Përveç formimit të këtyre koalicioneve gjithfarëshe, Rute ka arritur të gjejë mënyra për ta ndryshuar retorikën e tij dhe të adoptohet ideologjikisht me prirjet, në mënyrë që biznes politika e tij e matur të realizohej përherë, pa marrë parasysh faktin se me cilin ka bërë pakt partia në atë moment.
Kjo cilësi e liderit hollandez gjithsesi bën pjesë në cilësitë e rëndësishme për funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO- dhe gjendet rrallë te politikanët europianë. Ai është më se i nevojshëm për organizatën e cila ka dy lojtarë veto, të cilët janë pak a shumë të orientuar transaksionisht në raport me të tjerët. Natyrisht këtu bëhet fjalë për Hungarinë dhe Turqinë të cilat në periudhën e fundit vërtetë nxorrën pak probleme për zgjedhjen e Rutes, por para kësaj nxorrën të tilla edhe rreth pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Përveç këtyre dy anëtarëve, të cilët janë të prirur për shkatërrimin e konsensusit në përfitim të interesave të tyre, nganjëherë është tejet e vështirë të harmonizosh gjithë interesat që ekzistojnë brenda grupimit prej 31 shtetesh.
Për këtë, megjithëse Rute lëshoi postin e kryeministrit të Hollandës këtë vit, kjo nuk do të thotë se puna e tij do të jetë shumë ndryshe. Hollandezit do t’i duhet të gjejë përsëri mënyra sesi të realizojë një politikë konkrete me partnerë nga më të ndryshmit në rrethana të reja të ndërlikuara. Për këtë shtrohet pyetja se cila është kjo politikë dhe cilat janë këto rrethana të reja? Në disa nga këto rrethana, europianët mund të kenë ndikim direkt, ndërsa të tjerat janë jashtë kontrollit të tyre direkt.
Një nga deklaratat e para që dha trashëguesi i Stoltenbergut në ditët kur flitej për emërimin e tij në post ishte se europianët do të duhet të harxhojnë më shumë për mbrojtjen dhe të ngrenë kapacitetet e tyre ushtarake, në mënyrë që të mos jenë të detyruar të tulaten gjatë çdo pale fushatash zgjedhjeje amerikane. Në praktikë është e saktë se ekzistojnë rreziqe të mëdha që nuk kanë ekzistuar më parë që Uashtingtani ta zvoglojë praninë e tij në Europë dhe garancinë e mbrojtjes, nëse republikaët me në krye Donalda Trampin do të vinë në pushtet. Braktisja e kësaj organizate ose heqja dorë nga ajo gjithsesi ende nuk është në tryezë, sepse në këtë mënyrë një sërë shtetesh janë blerësit më të mëdhenj të pajisjeve ushtarake amerikane dhe ekziston vartësia tejet e madhe nga servisimi dhe probleme të ngjashme në raport me vetë kompleksin ushtarako-industrial të ShBA-ve. Nga ana tjetër, edhe shtetet europiane nuk mund ta lejojnë që siguria e tyre të varet potencialisht nga ajo sesi do të votojnë me dhjetra mijëra zgjedhës të lëkundur në Pensilvani, Viskonsin, Miçigan apo në ndonjë shtet tjetër amerikan që vendosin për fatin e zgjedhjeve.
Në këtë kuptim, detyra kryesore e Rutes do të ishte ngritja afatgjatë e kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtarako-industriale të Europës. Kur analizohet struktura e shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s, ajo në vitin 2023 ishte në shifrën 1.200 miliardë dollarë nga të cilat shpenzimi ushtarak i ShBA-ve ishte me shumë se 800 miliardë. Ndoshta duket e çuditshm,e por këto shifra përbëjnë përmirësim, sepse në vitet e mëparshme ky disproporcion ka qënë akoma më i madh.
Nga viti 2013 deri në virin 2023, si mesatare më pak se dhjetë anëtare të NATO-s shpenzonin për mbrojtjen sëpaku dy përqind të PBB-së, ku deri në vitin 2017 pati madje nën pesë që e përmbushnin këtë qëllim. Në vitin 2024, numuri i tyre kërceu në 24 anëtarë që arriten këtë synim, madje disa, si puna e Polonisë, arriten deri të një dyfishim i përqindjes. Shtete që janë gjeografikisht afër Rusisë dhe Ukrainës kanë hedhur gjithçka te ky synim, ndërsa mbeten prapa anëtarë si puna e Spanjës, Portugalisë, Kanadasë apo Italisë, të cilat nuk ndjejnë rrezik direkt nga lufta. Rute do të duhet që gjatë mandatit të tij ta shtyjë edhe pjesën tjetër të NATO-s europiane që të shpenzojë sëpaku dy përqind, ndërsa disa shtete të veçanta me rëndësi, si puna e Polonisë, ta shtyjnë akomë më lart këtë kufi. Përveç shpenzimeve një çështje më rëndësi të madhe është edhe prodhimi, sepse nëse nuk ka kapacitetet industriale të orientuara për nga prodhimet ushtarake që të cilat mund të prodhojnë fizikisht pajisjet e nevojshme, atëherë edhe shpenzimi është i pamjaftueshëm. Duke patur parasysh se lufta në Ukrainë kërkon që shtetet europiane ta furnizojnë në mënyrë konstante në këtë luftë konvencionale dhe pozicionale, kjo doli të ishte edhe njëfarë testi për kapacitetet prodhuese ushtarako-industriale perëndimore. Kievi, gjatë muajve të këqinj ishte i detyruar të shpenzonte rreth 2.000 granata në ditë, ndërsa në muajt e mirë ushtria e këtij shteti shpenzonte 7-8.000 granata të kalibrti të madhe, si puna e atyre të përmendurave më shpesh, të kalibrit 155 mm.
Në vitin 2022 prodhimi i brendshëm i predhave brenda BE-së ishte vetëm 250.000 copë, kësisoj shtete që nuk janë anëtare të NATO-s kërcyen në ndihmë. Trnasferta më e madhe e predhave vitin e kaluar u krye nga Koreja e Jugut, ndërsa shtete si Serbia, nëpërmjet ndërmjetësve, me prodhimet e tyre pajisën ushtrinë ukrainase. Në këtë kuptim, BE ka 5-6 herë kapacitete industriale më të mëdha se Rusia, por ama ato në sferën ushtarake janë më të vogla se ato ruse. Për këtë Rute do të duhet të investojë mjaft kohë në këtë segment të mbrotjtjes europiane, të cilin, për fat të mirë, edhe vetë Europa sot e ka marrë mjaft seriozisht. Unioni ka vënë si qëllim që në vitin 2024, të prodhojë më shumë se 1.500.000 predha të kalibrit 155 mm dhe këtë e ka vënë si mesatare minimale.
Megjithatë, ky është vetëm fillimi, sepse ekzistojnë edhe pjesë të tjera pajisjesh për të cilat edhe vetë Europa është defiçitare, të cilat i duhen edhe Europës por edhe mbrojtjes së Ukrainës. Një tip i tillë pajisjeje janë gjithsesi sistemet antiraketore. Gjatë dimrit të parë të luftës, mes viteve 2022 dhe 2023, rrjeti elektrik i Ukrainës u sulmua ashpër nga raketat ruse dhe nga dronët me synim shkatërrimi. Shefi në largim i NATO-s Stoltenberg nënizoi se kyçi qëndron te më shumë sisteme mbrojtje kundërajrore të cilat të jenë në gjendje të mbrojnë furnizuesit me energji, si dhe personelin që punon për mirëmbajtje dhe meremetime të objekteve energjetike.
PASOJA TË LUFTËS SË FTOHTË
Vendet e NATO-s luftojnë gjithashtu të dërgojnë sa më shumë ose, si në rastin e Hollandës, të prodhojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore. Megjithatë, shtetet europiane nuk është se kanë shumë sisteme të cilët do të munden t’ia dërgojnë menjëherë, ndërsa vendet gjoegrafikisht afër Rusisë nuk kanë shumë vullnet të heqin dorë nga mbrojtjet e tyre ajrore në këtë moment të rrezikshëm. Për këtë arësye industrisë ushtarake europiane i mungon ekonomia e vëllimit edhe në sferat e tjera, si puna e raketave të sistemit kundërajror.
Këto dobësi janë pasojë e Luftës së Ftohtë, sepse të dy anët e Atlantikut i kanë zhvilluar kapacitetet e tyre ushtarake në përputhje me kërcënimet e atëhershme. Shtetet europiane e ndjenin si rrezikun më të madh invazionin tokësor nga ana e BRSS-së dhe satelitëve të tij, ku kapacitetet e kësaj ane ishin shumë më të mëdha. Shtetet europianoperëndimore nuk ishin në gjendje të përballeshin të vetme kundër një kërcënimi të tillë, por zhvilluan forca të mëdha tokësore synimi i të cilave ishte të mbanin forcat e BRSS-së deri në ardhjen e ndihmës nga ShBA-të.
Në anën tjetër, pushteti amerikan e dinte mirë se nuk ka kërcënime nga fqinjët direktë, por kishin si qëllim projektimin e fuqisë së tyre në botë. Kjo çoi në zhvillimin e mëtejshëm të forcave detare, raketave precize, mobilitetin e një numuri të madh ushtarësh dhe pajisjesh, si dhe të një aviacioni superior. Ushtritë europiane nuk u zhvilluan shumë në këtë drejtim, sepse në atë moment kërcënimi klasik tokësor ishte prioritet.
Meqënëse BRSS u shpërbë dhe NATO-ja u zgjerua në ish shtetet socialiste, shtetet europianoperëndimore vetëm sa ulën shpenzimet ushtarake akoma më shumë, kësisoj kapacitetet e kufizuara mbrojtëse nga Lufta e Ftohtë me kalimin e kohës vetëm u ronitën. Industria ushtarake u bë çështje dytësore dhe humbi ekonominë e vëllimit, nuk kishte investime të mëdha në ushtri për disa dekada dhe për pasojë një numur i madh shtetesh europiane nuk ishte në gjendje të nxirrnin në terren një brigadë të mekanizuar tokësore por, edhe nëse mundej, kjo nuk do të thoshte se ishte në gjendje që, nëpërmjet prodhimit, të zëvendësonte shpejt humbjet në pajisje. Ngritja e këtyre kapaciteteve, nga prodhimi deri te njësitë e afta për të dalë në front, është garanti kryesor i mbrojtjes europiane për përballimin e kërcënimit rus për një periudhë të gjatë, dhe është njëkohësisht edhe një prej detyrave kryesore të sekretarit të ri të përgjithshëm.
Në fund, Rute aftësitë e tij për kompromise edhe efikasitet do të duhet t’i implementojë edhe në raport me liderët e ndryshëm europianë me sensiblitetete të ndryshme. Nëse natyrisht përjashtojmë Rexhep Taip Erdoganin dhe Viktor Orbanin si shembuj me të dukshëm të politikës transaksionale, ekzistojnë edhe dallime objektive në perceptimin e Rusisë si kërcënim. Nga njëra anë është blloku i shteteve në rrethimin e afërt të Rusisë të cilët e konsiderojnë Rusinë si kërcënim ekzistencial dhe duan që po kështu ta kuptojnë edhe shtetet europianoperëndimore. Tre vendet Balltike gjithsesi bëjnë pjesë në këtë klub, por gjithashtu edhe Polonia, e cila për shkak të ekonomisë së saj gjithnjë e më të madhe dhe, po ashtu, të ushtrisë ka edhe ndikimin më të madh. Këto shtete edhe para luftës në Ukrainë kanë shpenzuar më shumë ose rreth dy përqind të PBB-së për mbrojtjen, kur të tjerët jo, ndërsa tani shpenzojnë tejet më shumë. Në strukturat drejtuese të NATO-s edhe përkundër këtyre fakteve nuk kanë qënë mjaftueshëm të përfaqësuar.
BASHKËPUNIMI ME RUSINË
Në anën tjetër, brenda vetë Europës, si faktor relevant politik janë shfaqur edhe forca që nuk kanë aq shumë aversion ndaj Rusisë ose kanë një histori bashkëpunimi me pushtetin e këtij vendi. Megjithëse partia e Marinë le Penit, Partial e Lirisë në Austri ose Lega e Mateo Salvinit ende nuk e kanë fjalën kryesore në shtetet përkatëse, kjo nuk do të thotë se në rrethana të tjera nuk do ta kenë. Vitet e kaluara ata kanë vizituar partinë Jedinstvena Rosija, janë takuar me Vladimir Putinin ose kanë mëkuar raporte interesante me pushtetin rus. Disa nga këta liderë janë në krye të disa shteteve europiane nga njëra anë në kombinim me shtetet Balltike dhe Poloninë në anën tjetër, përbëjnë një ballancë të vështirë në realizimin efikas të politikës së përbashkët.
Emërimi i Rutes si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pikërisht për këtë shenon një kapitull të ri për vetë Aleancën. Aftësia e tij tashmë e treguar për drejtim në situata të ndërlikuara dhe raporte partneriteti po aq të ndërlikuara, e perfeksionuar gjatë mandatit të tij si Kryeministër i Halloandës, do të kenë vlerë të madhe në mëkimin e unitetit mes shteteve të ndryshme anëtare. Ndërsa NATO-ja përballet me tensione globale në rritje e sipër, Rute do të ketë si detyrë të ekuilibrojë nevojat mbrojtëse të shteteve me përceptime të ndryshme për sigurinë, dhe të gjitha këto duke u marrë me sfidat për përbën roli gjithnjë e më me pak shpresë i ShBA-ve në këtë organizatë.
Njëlloj si edhe udhëtimi i përditshëm i Rutes me biçikletë deri në zyrën e tij në ndërtesën e qeverisë hollandeze, roli i ri do të kërkojë një qëndrim stabël, drejtim të shkathët dhe lëvizje agjile nëpër rrugët (politike) me gropa. Ndërsa NATO-ja do të pedalojë përpara, duhet ta ketë vëmendjen te një pamje më e gjërë, duke e drejtuar organizatën nëpërmjet pengesave gjeopolitike, duke siguruar njëkohësisht që asnjë vend antar të mos mbetet prapa. Thjeshtësia dhe efikasiteti që simbolizojnë biçikletën e tij do të mund të bëhen metaforë e mandatit të tij: lëvizje të vazhdueshme praktikisht përpara në sajë të veprimtarisë së pjesëve komplementare që punojnë në bashkëveprim, megjithëse nganjëherë u ndodhin difekte, të cilat drejtuesi i mjetit i zgjidh gjatë rrugës.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://novimagazin.rs/iz-nedeljnika-nm/333754-sta-rute-donosi-nato-u-a-sta-nato-njemu