Robert Bajrushi-[i]
Sot dihet se 7 tetori i vitit 2023 ishte dita më e dhunshme në historinë edhe ashtu të përgjakshme të Levantit, sepse kurrë më parë, vetëm për disa orë nuk ishin vrarë 1.200 izraelitë, as më pas 40 mijë palestinezë në një vit, ndërsa shkatërrimet në Rripin e Gazës arritën nivele të papara. Pasojat e kësaj dite janë tektonike, si për Lindjen e Afërme, ashtu edhe për mbarë botën.
Pikërisht në përvjetorin e parë të fillimit të luftës, të hënën, Forcat Izraelite të Sigurisë (FIS) bënë publike të dhënat e reja mbi rezultatet e operacioneve luftarake në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor dhe në Liban.
Sipër këtyre të dhënave, FIS në Rripin e Gazës vrau rreth 17.000 operativë të Hamasit dhe pjestarë të grupimeve të tjera terroriste, rreth njëmijë palestinezë, nga këta jo rrallë civilë.
Ministria e Shëndetsisë që e drejton Hamasi, pohon se në Gaza janë vrarë më shumë se 41.000 pelstinezë, megjithëse kjo shifër nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur dhe besohet se përfshin si civilë ashtu edhe pjestarë të Hamasit të vrarë në Gaza.
Të dhënat e FIS-it flasin se ushtria izrealite vrau tetë komandantë të brigadave të Hamasit, më shumë se 30 komandantë batalionesh dhe më tej më së paku 165 komandues të njësive të vogla të Hamasit. Në Liban FIS-i eleminoi më shumë se 800 pjestarë të Hamasit dhe 90 komandantë të këtij grupimi shiìt, të cilët sëbashku me militantët e tjerë luftojnë kundër Izraelit, në vitin e fundit Izraeli ka lëshuar më shumë se 26.000 raketa, projektilë dhe avionë pa pilot.
Edhe izraelitët kanë mjaft të vrarë – që nga 7 tetori në luftime janë vrarë 726 pjestarë të FIS-it, ndërsa 4.576 syresh janë plagosur. Nga kjo shifër 346 janë vrarë, ndërsa 2.299 syresh janë plagosur gjatë ofensivës tokësore në Gaza. FIS-i gjithashtu deklaroi se 56 ushtarë janë vrarë gabimisht nga zjarri mik në Gaza ose në fatkeqësitë e ndryshme.
Akoma më drastike janë pasojat politike të këtij konflikti. “Për Izraelin, 7 tetori ishte njëlloj siç ishte 11 shtatori për Amerikën, ndërsa për popullin hebré ka qënë Nata e Kristalktë. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë sulmin e Hamasit si vazhdim të invazionit rus në Ukrainë të vitit 2022, sepse egërsia e Hamasit është mbështetur nga Irani agresiv dhe si i tillë, 7 tetori ka qënë sulm direkt kundër botës së lirë”, shpjegon Ari Shavit në artikullin e tij me titull sugjestionues: “Çfarë humbi Izraeli. Dhe si mund ta rikthejë përparësinë e tij straategjike”, për Foreign Affairs.
Por ekziston një problem i madh dhe ky është pushtimi izraelit i territoreve palestineze. Izraeli duhej të shpallte se po bën luftë kundër Hamasit dhe grupimeve të tjera proksi të Iranit, dhe jo kundër popullit palestinez. Duhej të arrinte një marrëveshje me ShBA-të, NATO-n mbi thelbin e luftës dhe mënyrën sesi do ta bënte. Duhej të deklaronte se qëllimi nuk ishte vetëm siguria e Izraelit, por edhe liria për popullin e Gazës, i cili meriton të jetë i lirë nga tirania e Hamasit. Izraeli duhej t’i përkushtohej një procesi diplomatik të orientuar drejt arritjes së një zgjidhjeje të drejtë dhe reale për konfliktin izraelito-palestinez.
Në vend të kësaj, qeveria e kryeministrit Benjamin Natenjahu zgjodhi një rrugë tjetër. Nisi luftën në Gaza pa legjitimitet ndërkombëtar, pa mbështetje diplomatike, madje edhe pa një strategji gjithëpërfshirëse. Vuri në lëvijze një fuqi të madhe luftarake pa përcaktim të qëllimeve të qarta dhe të realizueshme politike dhe pa një teori të qartë të fitores. Izraeli u zhyt akoma më thellë në kënetën e Gazës, duke anashkaluar vënien në dukje të kontekstit rajonal dhe global të konfliktit. Shkurt, kjo gjë u shkoi për shtat armiqve të tij, Iranit dhe Hamasit, paralajmërohet në analizën e Foreign Affairs.
Në favor të kësaj teze flet edhe e dhëna se FIS-i arrestoi dhe hetoi 7.000 palestinezë të dyshuar në Rripin e Gazës, nga të cilët shumë u dërguan në Izrael për hetime të mëtjeshme. Nga 7 tetori në Bregun Perëndimor FIS-i pranoi se ka arrestuar më shumë se 5.250 të dyshuar, nga të cilët 690 janë vrarë.
Megjithëse Izraeli ka te Uashingtoni aleatin më të sigurtë, një politikë e tillë i ka sjellë dëme të mëdha Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xho Bajden prej dekadash të tëra mbështet Izraelin, por paaftësia e tij për të ndikuar në qeverinë më djathtiste izraelite në histori dhe te Netanjahu, të cilët, të gjithë me radhë, refuzuan thirrjet e presidentit amerikan për të zbutur agresionin ndaj civilëve në Gaza, në kuptimin e vërtetë të fjalës i turpëruan ShBA-të në skenën ndërkombëtare.
Pasojë e kësaj është ajo se Pax America tani gjithnjë e më shumë i përket së kaluarës, ndërsa shtetet e Jugut Global, po largohen dukshëm nga Perëndimi dhe po i afrohen idesë ruso-kineze mbi “botën multipolare”. Mes hipokrizisë së Perëndimit dhe hipokrizisë që vjen nga Moska dhe Pekini, këta të dytët janë më ndjellës sepse vendeve të vogla u ofrojnë idenë e sovranitetit, gjë e cila po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe në anë të ndryshme të botës, që nga Hungaria e Serbia deri në Brazil, Arabi Saudite dhe Afrikën Subsahariane.
Pozitiv është fakti se Izraeli tregoi sesa i dobët është Irani. Plani kryesor iranian është i qartë: të asgjësojë Izraelin, të dominojë botën muslimane, të groposë Perëndimin dhe të shndërrohet përsëri në një fuqi imperialiste. Është me së e qartë se nga ky plan nuk ka më asgjë dhe kjo është gjë e mirë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/nakon-najkrvavijeg-dana-izrael-je-napravio-veliku-pogresku-sad-je-osramocen-a-plan-irana-je-potpuno-propao-15509750