Zoran Meter-[i]
Kamala Harrisi e cila nuk ka as dijet dhe as së afërmi eksperiencën e Bajdenit, mund të jetë “gëzim” në rast të fitores së saj në “garën e vdekur” drejt Shtëpisë së Bardhë. Por “gëzim” do të jetë edhe në rast të fitores së Trampit – sidomos në Lindjen e Afërt.
Pasiqë në pranverën e këtij viti, Serbia zgjodhi avionët luftarakë francezë të gjeneratës së katërt Rafal për nevojat e forcave të saj të armatosura, gjë që u përcaktua edhe me marrëveshjen për furnizimin me 12 prej këtyre avionëve pasiqë në fundin e muajit gusht këtë vend e vizitoi presidenti francez Emanuel Makron.
Pasuan menjëherë një sërë reaksionesh dhe pikëpyetjesh brenda BE-së, më shumë rreth asaj nëse kjo blerje është tejet e ndjeshme në kontekstin e raporteve tradicionalisht të afërta mes Beogradit dhe Moskës, ndër të cilët i pari nuk jepet edhe përkundër presioneve të forta që i bëhen vazhdimisht nga ana e Brukselit dhe kryeqyteteve kyçe të Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, Brogradi ka vite që nuk pranon t’i vendosë snksione Rusisë gjë që e kërkon nga ai Brukseli si parakusht i nevojshëm për çfarëdolloj bisedimesh serioze në lidhje me afrimin e Serbisë për antarsimin në Bashkimin Europian. Po ashtu edhe kur është fjala për cështjen e vazhdimit të zhvillimit intensiv të raprteve kinezo-serbe në kushtet kur BE-ja, para së gjithash nën presionin e ShBA-ve, punon intensivisht për gjetjen e modaliteteve për zvoglimin e vartësisë së stërmadhe të saj nga Pekini.
Nuk është e rastit që deal-i i përmendur mes Francës dhe Serbisë ka shkaktuar befasi të madhe edhe në Kroaci, e cila jo shumë kohë më përpara mori nga Franca gjashtë të parët nga dymbëdhjetë avionët e të njejtit tip, në përputhje me marrëveshjen blerje-shtije të nënëshkruar që më përpara. Për hir të së vërtetës, avionët e destinuar për Serbinë nuk do të kenë të gjithë pjesët elektronike si ata që i janë dorëzuar tashmë Kroacisë ose edhe ndonjë antari tjetër të NATO-s, por gjithsesi praktikisht bëhet fjalë për të njëjtët avionë.
Kalkulime serbe
Për shkak të përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve me Perëndimin, mbi të gjithë ato politike dhe ekonomike, sepse nuk guxojmë të harrojmë dinakërinë e Beogradit kur bëhet fjalë për çështjen e statusit të Kosovës ose më mirë të themi të Bashkësisë serbe në veri të saj (gjë për të cilën ai as që mund të përfytyrojë një zgjidhje të përshtatshme në kushtet e mungesës së bashkëpunimit me po këtë Perëndim), presidenti serb Aleksandër Vuçiç vendosi për blerjen e avionëve të shtrenjtë francezë. Dhe këtë e bëri pavarësisht faktit se paraprakisht kishte marrë oferta edhe nga shtete joperëndimore për blerjen e avionëve me çmim më të përshtatshëm, të cilët përveç kësaj, është më e lehtë të integrohen në sistemin ekzistues ushtarak serb të mbrojtjes kundërajrore në krahasim më atë që mund të bëjnë Rafalët francezë ose çfarëdolloj tjetër avionësh perëndimorë.
Sepse, sikurse shkruajnë media e specializuar Military Watch Magazine, është fakt se Rafali nuk do të mund të integrohet lehtë në rrjetën serbe të mbrojtjes kundërajrore, as do të jetë në gjendje të ndajë të dhëna me avionët gjuajtës rusë MiG-29 si dhe me sistemet ruse dhe kineze të mbrojtjes kundërajrore HQ-22, Pancir-S. Kjo gjithsesi ka ngjallur kontraversa shtesë edhe brenda Serbisë.
Natyra tejet e lartë e politizuar e zgjedhjes së Rafalëve francezë e ballafaqon marrëveshjen për blerjen e tyre edhe ndaj një rreziku serioz, sepse Serbia po fillon të shqyrtojë edhe mundësinë e ndërprerjes së qëllimeve për antarsim në Bashkimin Europian dhe në vend të tij të zgjedhë BRICS-in prorus dhe prokinez.
Politika bizantine nuk është privilegj vetëm i Serbisë
Ide të tilla kurrsesi nuk janë të pabazuara megithëse nga lëvizjet e Beogradit, në vend të një strategjie të përcaktuar, ka kohë që ka shpërthyer me bollëk politika e tregtisë ose më mirë të themi e pazarllëqeve se cili do të japë më shumë – Perëndimi apo Lindja?
Megjithëse kjo nga pikëpamja laike shpesh vendoset në kontekstin e së ashtuquajturës politikë bizantine, ajo, sidomos në rretanat e sotme tejet të ndërlikuara gjeopolitike globale, kurrsesi nuk është privilegj ekskluzivisht i Serbisë. Shumë vende që nuk bëjnë pjesë në taborrin perëndimor mendojnë dhe veprojnë sot në të njejtën mënyrë, domethënë veprojnë me kujdes tejet të madh: nga njëra anë të vetëdijshëm për rënien e shpejtë dhe të pritshme të ndikimit global të Perëndimit dhe faktit se levat kryesore, para së gjithash ato të fuqisë financiare brenda institucioneve ndërkombëtare, janë ende në duart e po këtij perëndimi.
Njëkohësisht, bota multipolare e cila është në lindje e sipër dhe kësisoj ende nuk janë përcaktuar normat e reja të lojës që do të rregullojnë marrëdhëniet e ardhshme mes Perëndimit dhe “pjesës së mbetur të botës” në mënyrë që të evitohen tensionet, krizat dhe luftërat ndërmjet vedi. Pra, kujdesi i të papërcaktuarve është i kuptueshëm që ç’ke me të dhe mund të klasifikohet si pragmatizëm klasik. Të njejtin gjë përdorin edhe vetë Shtëtet e Bashkuara që prej më shumë se një shekulli, kur u adoptohen rregullisht rrethanave, nëse nuk janë në gjendje të ndikojnë ndjeshëm ndaj tyre, dhe këtë e bëjnë në mënyrë që të mbrojnë në mënyrë maksimale interesat e tyre kombëtare.
Për më shumë, do të thoja vetëm vendet e dobëta dhe ato me qeveri të pavendosura, janë të prirura për kalkulime – turren me yrysh, duke pranuar në mënyrë jokritike atë që në pjatën gjeopolitike u ofrojnë të fuqishmit.
Beogradi ende nuk e di nga të shkojë
Kështu, me 13 tetor zevendëskryeministri iu qeverisë serbe Aleksandër Vulin deklaroi se Beogradi për shqyrton mundësinë e antarsimit në BRICS si alternativë e antarsmit në BE. “Nuk ka dyshim se BRICS-i është bërë alternativa e vërtetë e BE-së”, deklaroi Vulini, i cili në fillim të muajit gusht mbi ngashnjimin e BRICS-it deklaroi “BRICS-i nuk kërkon asgjë nga Serbia dhe ofron më shumë sesa mund të dëshirojmë” ndërsa “BE-ja kërkon nga ne gjithçka, dhe nuk jam më i sigurtë se çfarë ofron”, … “E shohim BRICS-in si shans dhe alternativë”, shtoi atëbotë Vulini – partneri dhe bashkëpuntori i afërt i Vuçiçit, duke thënë se “Serbia studion me shumë vëmendje të gjithë mundësitë që ofron BRICS-i dhe bashkëpunimi i afërt me shtetet antare”.
Por le t’i kthehemi temës kresore. Serbia dhe shtetet e ish Jugosllavisë kanë përdorur rregullisht avionët luftarakë sovjetikë, e kësisoj Serbia tani ka 14 MiG-29 që përbëjnë boshtin e flotës ajrore të këtij vendi, nga të cilët shumica janë donacione si ndihmë nga Rusia dhe Bjellorusia.
Eksperienca e Serbisë me bombardimet intensive të NATO-s kundër infrastrukturës së saj civile në vitin 1999 ka çuar te ajo që ministria serbe e mbrojtjes të lëkundet te mbështetja perëndimore për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, gjë që e ka bërë të mendojë se këto pajisje mund të jenë të nevojshme në rast të shpërthimit përsëri të armiqësive me anëtarët e aleancës së NATO-s, gjë të cilën Beogradi duket qartë se nuk e përjashton.
Ndërsa Beogradi, nën presionin e sanksioneve perëndimore hoqi dorë nga furnizimi me sisteme të reja ruse të mbrojtjes kundërajrore ruse S-300 ose S-400 dhe në vend të tyre mori sistemet kineze HQ-22 të vitit 2022, edhe përkundër presionit nga ana e Perëndimit që më përpara pritej që Serbia mund të vendosë për avionin modern luftarak që të mund të ruante statusin neutral në konfliktin e momental mes aleancës së NATO-s dhe Rusisë.
Meqënëse marrëveshja për Rafalët është e lidhur ngushtë me synimet e Beogradit për t’u antarsuar në Bashkimin Europian, fundi eventual i këtyre synimeve properëndimore mund të rezultojë me ndërprerjenm e planeve për furnizimin me avionë luftarakë francezë gjë që ka bërë kaq shumë zhurmë në territoret tona.
“Paangazhimi modern“ si utopi?
Mbetet të shohim se çfarë do të vendosë më në fund Beogradi. Do të thoja se të luash vazhdimisht me kartën e njëfarë paangazhimi modern nuk do të jetë e mundur përjetësisht, madje jo edhe për një kohë të gjatë.
Gjithsesi Beogradi do të ndjekë me vëmendje çfarë do të ndodhë në samitin e afërt të BRICS-it në qytetin rus Kazan nga 22 deri me 24 tetor ku do të shkojnë përfaqësuesit e gjithsejt 34 shtateve, nga të cilët 22 do të përfaqësohen nga presidentët e tyre. Kështu, përveç udhëheqësit kinez Xi Jinping, kryeministrit indian Narendra Mori, presidentit brazilin Lula de Silva si dhe kreu afrikanojugor Ciril Ramaphose, në samit do të shkojnë edhe princi trashëgimtar saudit Muhammed bin Salman, udhëheqësi egjyptian Al-Sisi, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, presdienti iranian Masud Pezeshkian dhe shumë të tjerë, madje do të shkojë edhe vetë Sekrerari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.
Ky do të jetë takimi më i madh i grupit BRICS që nga themelimi i tij duke patur parasysh se këtë vit ai numuron dhjetë anëtarë me të drejta të plota (dyfish më shumë se më parë) dhe një sërë asish që kanë paraqitur kërkesën zyrtare për pranim ose presin në sallën e pritjes të këtij formati me rritje të shpejtë të cilin shumë analistë e konsiderojnë konkurentin më serioz të perëndimit të bashkuar, para së gjithash në sferën ekonomike.
Është e vështirë të thuhet se për çfarë konkretisht do të merren vesh në Kazan, por besoj se gjithsesi nuk duhet pritur ndonjë zgjidhje spektakolare e karakterit historik, sepse për një gjë të tillë është ende heret (ose për shkak të arësyeve të paraqitura më sipër mbi levat e fuqisë), por megjithatë disa befasi serioze për Perëndimin gjithsesi mund të ketë.
Shuplakë e Vuçiçit për Putinin apo lojë e madhe?
Por për këtë nuk ka përse të hamendësojmë tani për tani sepse shumë shpejt do ta marrim vesh. Po ashtu siç do ta marrë vesh edhe vetë Serbia, zyrtarët e lartë të së cilës gjithashtu do të marrin pjesë si vëzhgues, dhe këta të udhëhequr nga i lartpërmenduri “dora e djathtë” e Vuçiçit – Aleksandër Vulini. Vetë Vuçiçi evitoi me shkathtësi ftesën e udhëheqësit rus Vladimir Putin në fillim të tetorit për të marrë pjesë personalisht në samitin e Kazanit, duke u justifikuar me “detyrime të paevitueshme”. Pikërisht, në këtë kohë në Beograd vjen për vizitë kryeministri polak Donald Tusk.
Megjithëse shumë veta u shpejtuan të thonë se në këtë rast bëhet fjalë për “shuplakë” të Vuçiçit për Putinin, sepse ja ku na del se për të ka më shumë rëndësi një Tusk sesa udhëheqësi rus, kjo kurrsesi nuk është kështu. Në të vërtetë bëhet fjalë për një lojë dinake të Moskës dhe Beogradit, ku kjo e para pohon shpesh se Serbia ballafaqohet me “presione të papara” të shteteve perëndimore për të ndërprerë marrëdhëniet e partneritetit me Rusinë dhe se e kupton pozitën e tanishme tejet të ndërlikuar të Beogradit.
Për hir të së vërtetës, Moska e mbështet lojën e Vuçiçit, sepse mendon se me hyrjen e Serbisë në BE do të fitojë edhe një aleat besnik si puna e Hungarisë së Orbanit me të cilën atëherë mund të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik, dhe njëkohësisht do të ketë edhe një “frenues” më shumë për bllokimin e sanksioneve antiruse nga ana e Brukselit.
A është Vuçiçi i ngjashëm me Orbanin?
Gjithsesi në këtë rast pyetje kryesore është ajo se sa vetë Vuçiçi është konseguent në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Rusinë nëse ndonjëherë Serbia mund të arrijë të hyjë në BE? Domethënë a i ka ai karakteristikat e e vendosmërisë së Orbanit dhe konseguencën e tij politike që tashmë e kanë kaluar testin e provave dhe tundimeve – duke i qëndruar vitet e shkuara presioneve politike të kreut të Bruksleit dhe anëtarëve kyç të BE-së përfshirë edhe lëvizje praktike të natyrës së sanksioneve që kanë të bëjnë me ngrirjen e mjeteve të destinuara për Hungarinë nga disa fonde të bollshme europiane? Sepse nëse nuk i ka, dhe nëse është vetëm kalkulues i madh, e kjo gjithsesi nuk përjashtohet – atëherë edhe shpresat e përmendura ruse për Serbinë nuk do të pinë ujë. Nëse, gjithashtu, mund të shtrohet edhe problemi që për vetë Serbinë edhe me rëndësi strategjike: të sigurojë ndonjëfarë të drejtash për pakicën serbe në Kosovë, gjë për të cilën Beogradi medemek këmbëngul (më mirë të themi pret rezultatin e zgjedhjeve amerikane dhe fitoren e mundshme të Donald Trampit gjë te e cila i ka varur shumë shpresat kur bëhet fjalë jo vetëm për Kosovën por edhe për rikonfigurimin e dëshiruar të gjeografisë politike të Ballkanit në kontekstin e dëshirave për formimin e njëfarë “bote serbe” pas dështimit të fushatave luftarake serbe në vitet 90- të shekullit të kaluar) ose të ruajë partneritetin me Moskën në kushtet turbulente gjeopolitike globale ku akoma askush nuk e di sesi do të përfundojë kjo çmenduri?
Sidomos nëse në zgjedhjet amerikane i fiton Kamala Harrisi, plotësisht e paeksperiencë në çështjet e politikës së jashtme, gjë për të cilën, lëvizjet e saj do të jenë plotësisht e mundshme të drejtohen nga i ashtuquajturi shtet i thellë, gjithsesi më shumë sesa e ka bërë me vetë Xho Bajdenin– sadoqë me shëndet të dobësuar dhe shpesh si i përhumur. Sepesë është fakt se politika e jashtme ishte specialitet i Bajdenit – hallka më e madhe në karrierën e tij politike. Edhe përkundër të gjithave diti t’i mbajë këmbët në frena që të mos vinte puna deri te theqafja direkte mes ShBA-ve dhe Rusisë për shkak të kërkesave maksimaliste të skifterëve nga radhët e neokonsëve në të dyja partitë politike amerikane. Pikërisht këtë tani po demonstron edhe në çështjen e përgjigjes ushtarake izraelite kundër Iranit.
Kamala Harrisi i cila nuk ka as dijet dhe as së afërmi eksperiencën e Bajdenit dhe mund të jetë “gëzim” në rast të fitores së saj në “garën e vdekur” për në Shtëpinë e Bardhë. Por “gëzim” do të jetë edhe në rast të fitores së Trampit – sidomos në Lindjen e Afërt.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/zoran-meter-geopolitika/gubi-li-srbija-francuske-rafale-jer-odabire-brisc-umjesto-eu-a/