Zoran Meter[i]
Pas ngjarjeve më të fundit në Siri është e qartë se si “ariu polar” është mbërthyer në qoshe të ringut. Për këtë tani shtrohet pyetja kyç, a kanë ndërmend ata që e mbërthyen aty të vazhdojnë t’a “gërricin” edhe me Ukrainën, apo do t’a kuptojnë se ai do të jetë i detyruar të fillojë të mbrohet me të gjithja mjetet në dispozicion? Një “rebus” i tillë duhet ndaluar, sepse epilogun nuk duam t’a shohim.
Muajt e fundit po ashpërsohet rrezikshëm retorika politike mes Rusisë dhe Perëndimit, në të cilën të dy palët akuzojnë njëra tjetrën për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.
Ndërsa Rusia akuzon Perëndimin për përshkallëzim të rrezikshëm duke i dhënë Ukrainës lejen për të përdorur raktet me rreze të gjatë veprimi më qëllim që të godasin në territorin mëmë të Rusisë edhe përkundër paralajmërimeve të ashpra se kjo do të sjellë një përgjigje të ashpër ushtarake – të mundshme edhe nëpër shënjestrat perëndimore, ShBA-të dhe aleatët e akuzojnë Rusinë për përshkallëzim për angazhimin e ushtarëve koreanoveriorë në vijën e luftës në Ukrainë.
Sido që të jetë, në fund të fundit, Uashingtoni e “tërhoqi këmbëzën i pari”, kur ushtria ukrainase (me siguri pa dijeninë dhe lejen e tij) veproi menjëherë pas disa orësh së dhënies së lejes së presidentit të ShBA-ve Xho Bajden për përdorimin e raketave amerikane.
Nga ana tjetër Moska këtij sulmi i’u përgjigj, për shumë veta krejtësisht papritur – ashpër, dhe para së gjithash në mënyrë demonstrative (paralajmëruese) – duke përdorur për herë të parë raketat hisperosnike balistike me rreze të mesme (500 kilometra) Oreshnjik (shqip-Lajthija) për asgjësimin e uzinës më të madhe ukrainase të armëve Juzhmas në Dnjepër. Ky, në fakt, ishte një përdorim testimi – sikurse u justifikua shumë shpejt më pas Moska.
Disa ditë më vonë erdhi edhe fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Kazakistan me një paralajmërim të ri se po e njëjta raketë do të përdoret në rast të sulmeve të reja ukrainase në thellësi të Rusisë me ATACAMS-ët amerikanë apo Shadows-ët britanikë, por kësaj here në selitë e vendimmarrjes në Kijev (dhe të tilla mund të jenë shumë, përfshirë edhe disa ambasada të vjetra ose objektiva të tjerë).
Sulme të reja me ATACAMS nuk pati
Sido që të jenë punët, që nga atëherë e deri sot nuk pati sulme të reja me raketa perëndimore dhe rreze të gjatë veprimi, por retorika e ashpër mes Moskës dhe Uashingtonit si dhe të kryeqyteteve kryesore perëndimore gjithsesi nuk është zvolguar. Përkundrazi! Duket se po bëhet më e ashpër.
Kur bëhet fjalë për Bashkimin Europian, këtë e vërteton emërimi i paradokohshëm i kryeministres estoniane Kaja Kallas si komisare e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë. Ajo njihet që më parë si mbështetëse e politikës tejet të ashpër të BE-së ndaj Moskës, dhe kjo, zaten, ishte edhe karakteristika kryesore që është vënë në atë detyrë të lartë në BE duke zëvendësuar Josep Borellin e mplakur.
Elitat që parashikojnë gjithçka këtë gjë nuk mundën t’a parashikojnë dhe as t’a nderojnë- gjë që është sinjal i qartë se raportet mes Be-së dhe Rusisë edhe për një kohë të gjatë nuk do të kalojnë nga faza djegëse politike në atë të qëndruershme dhe dridhëse. Për më shumë! Do të konsideorhet gjë e mirë nëse nga faza djegëse politike nuk kalohet në nivelin reciprok ushtarak, domethënë nëse nuk rritet në një luftë, gjë që do të thoshte edhe Luftë e Tretë Botërore. Dhe kur në të përfshet edhe superfuqia më e madhe bërthamore dihet mirë se një luftë e tillë shumë shpejt mund të rritet në luftë bërthamore dhe se – duan ose jo- në të do të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara. Kjo jo vetëm për shkak të detyrimit për të mbrojtur aleatët e NATO-s potenciali bërthamor i të cilëve është pakrahasimisht më i vogël se ai rus, por edhe për shkak të faktit se Moska prej një kohe të gjatë ka bërë me dije se në rast të një konflikti bërthamor në Europë, ai në të njëjtin moment do të kalonte edhe në ShBA, sepse “e dinë mirë se nga fryjnë erërat dhe kush është ai që mer vendimet kyçe në Perëndim”, që kanë të bëjnë me politikën e aleatëve ndaj Rusisë.
Megjithatë, edhe krahas kësaj (mungesa e sulmeve të reja ukrainase në thellësi të Rusisë me raketa perëndimore), nuk do të befasohesha sikur administrata Bajden në prag të largimit të saj t’a “piperosë” situatën, edhe kështu tejet të rrezikshme, nëpërmjet ndonjë vendimi përshkallëzues të ri dhe dramatik të cilin presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp,i cili merr detyrën pas pesë javësh (me 20 janar) nuk do të ketë shanse (edhe nëse do të dëshironte) të arrinte ndonjëfarë marrëveshje paqesore me Putinin për të synuar ndalimin e luftës ukrainase gjë për të cilën ai ka folur shumë gjatë fushatës zgjedhore- duke theksuar dëmin e kësaj lufte edhe për vetë Shtetet e Bashkuara dhe tërheqjen e tyre në luftë dirkte bërthamore me supërfuqinë bërthamore Rusinë. Dhe vetëm këto dy vende në botë kanë mundësinë e ashësimit të plotë reciprok nëpërmjet përdorimit të një armatimi të tillë sepse ata zotërojnë 97 përqind të të gjithë armëve bërthamore në botë.
Bombat e fuqishme bërthamore në kufi me Rusinë?
Për këtë analizë më nxiti teksti i publikuar dje në median amerikane The National Interest (TNI) që bën fjalë për shqyrtimin e mundshëm të aleancës së NATO-s për vendosjen e bombave atomike amerikane B-61 në Ukrainë. Në atë tekst nënvizohet se këto bomba mund të mbajnë edhe fluturimin hipersonik dhe kanë aftësinë e depërtimit në tokë mespërmes strukturave të forta. “Janë bërë një sërë modifikimesh në mënyrë që bomba B-61 të bëhet arma e ditës së gjykimit”- nënvizohet në tekst.
Në këtë kontekst, si vend i mundshëm marrës i bombave amerikane B-61 nënvizohet Polonia, ish qeveria e saj e djathtë, si përgjigje ndaj pohimeve të Moskës se Rusia do të vendosë raketa balistike me rreze të mesme, ose armë jostrategjike bërthamore në Bjellorusinë e afërt, vitin e kaluar shfaqi gatishmërinë që Polonia të bëhet vendi me ndarje të armave bërthamore brenda aleancës së NATO-s. Varshava deklaroi se është e hapur që flota e saj e avionëve luftarakë F-35 Linghting II të prodhimit amerikan të aftësohet për mbajtjen e bombave bërthamore B-61.
E njejta media nënvizon më tej se Perëndimi nuk ka mbrojtje aktive kundër raketave të përmendura hipersonike Oreshnik, të cilat kanë aftësinë të mbajnë koka me mbushje bërthamore.
Përshkallëzim në përshkallëzim
Përveç kësaj, me deklaratën përkatëse të Kremlinit se Rusia do të zhvendosë një transh Oreshnikësh vrastarë në Bjellorusi, Polonia ndjen përsëri presion të paparë.
“Dhe nuk janë vetëm antarët e NATO-s si puna e Polonisë, të cilët përpiqen të përfshihen në bisedime mbi përshkallëzimin bërthamor kundër Rusisë. Ukrainasit duken të fiksuar për mundësinë e marrjes (ose të rimarrjes, nëse i besohet propagandës së tyre) të armëve bërthamore nga Perëndimi”- nënvizon më tej The National Interest.
Si fillim, ideja që Perëndimi të lejojë stacionimin e armëve bërthamore në Ukrainë, e cila nuk është antare e NATO-s, në thelb është e çmendur – nënvizon më tej media e mësipërme. Për fat të keq, duke patur parasysh se sa ka përparuar lufta në Ukrainë, kjo nuk mund të përjashtohet.
“Pa marrë parasysh atë se cili shtet europian “kalon në programin bërthamor”, qoftë kjo antarja reale e NATO-s, Polonia, apo Ukraina, lexuesit nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që fryma bërthamore së shpejti do të dalë nga shishja në Europën Lindore. Gjithsesi, ndërsa ekzistojnë shumë armë të tjera më të fuqishme bërthamore të cilat mund t’u dorëzohen polakëve apo ukrainasve, bërthamoret B-61, ndoshta janë zgjidhja më e mirë”- nënvizon TNI.
Bomba B-61 dhe kush dëshiron përshkallëzimin?
B-61 ka qënë lojtari kryesor në politikën mbrojtëse të NATO-s që prej dhjetëvjeçarësh. B-61 me kalimin e viteve janë stacionuar në Belgjikë, Itali, Hollandë dhe në Turqi. Gjithashtu mund të ndizen edhe nga bombarduesi i padukshëm bërthamor B-2 Spirit F-15, gjë që është akoma më keq se F-35. B-61 quhet “dial-a-yield”, sepse forca e eksplozivit që krijon mund të jetë nga 0.3 kilotonë deri në 360 kilotonë. Kjo armë, sikur u tha më lart, mund të transportohet nga fluturimet supersonike dhe kanë aftësinë të depërtojnë thellë në tokë nëpërmjet strukturave të forta.
Bomba B-61, e dizajnuar për herë të parë në fillim të viteve 1960, në kulmin e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, shkencëtarët e laboratorit kombëtar në Los Alamos besonin se kanë bërë një prej bombave bërthamore më të përparuara në botë. Në fillim u dizajnuan për të zëvendësuar bombat bërthamore të vjetëruara B-28 dhe B-43. B-61 është testuar për herë të parë në vitin 1963 në poligonin Tonopah në Nevada. B-61 përbën gjithashtu “Full Fuzing Option” e parë, që mundësoi mundësi të ndryshme vendosje, në vartësi nga detyra e vënë. Kjo përfshinte plasjen në ajër, plasjen në truall, rënien e lirë dhe depërtimin.
Modifikimi më i ri amerikan, B61-13 do të jetë varianti i “bombës gravitacionale”, armë kjo e fuqishme dhe e qëndrueshme. Bomba gravitacionale është armë bërthamore që lëshohet nga avionët luftarakë me armë bërthamore dhe është plotësisht joselektive për nga fuqia e saj vrastare dhe shkatërruese. Në fakt ajo është ideuar për të rritur vdekëshmërinë e civilëve. Besohet se një bombë gravitacionale B61-13 munmd të jetë 24 herë më e fortë se bombat bërthamore që Amerika ka hedhur në Hiroshima dhe Nagasaki në fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Është interesante sesi konstaton media amerikane në fund të tekstit, megjithëse Rusia nuk është aspak e pafajshme në këtë luftë “Amerikanët dhe aleatët e tyre të NATOS-s refuzuan çdo shans për deeskalim të konfliktit rreth Ukrainës, gjë që çoi deri në atë pikë saqë tani shqyrtojmë seriozisht shanset për zgjerimin e armëve bërthamore në Poloni, ose, ndoshta edhe, në Ukrainë”.
Polonia si antare e NATO-s ka të drejtë të marrë pjesë në programin e ndarjes së armëve bërthamore të Aleancës. Në këtë moment, megjithatë, kjo do ta destabilizonte akoma më shumë situatën, duke bërë pak të mundur çfarëdo shansi për zgjidhje paqesore mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën – konkludon media amerikane.
Konkluzion
Shpresoj se vendimi për stacionimin e mundshëm të bombave atomike amerikane B-61 në vendet që kufizojnë me Rusinë (qoftë Polonia, qoftë Ukraina ose ndonjë vend i tretë) nuk do të jetë nga ato vendimet që eventualisht mund të marrë para largimit Xho Bajdeni dhe administrata e tij, gjë për të cilën fola në pjesën e sipërme të kësaj analize.
Sepse, Rusia që para invazionit në Ukrainë ka kundërshtuar ashpër zgjerimin e aleancës së NATO-s afër kufinjve të saj (para së gjithash në Ukrainë), gjë që, mes tjerash, ishte edhe një prej shkaqeve kyçe të nisjes së invazionit duke patur parasysh se kjo kërkesë ruse nga ana e Uashingtonit (e automatikisht edhe nga kryeqytet kryesore europiane) nuk u pranua si bazë për fillimin e bisedimeve për sigurinë strategjike në Europë mes Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Këtë gjë, në muajin dhjetor 2021, e pati kërkuar në mënyrë pothuajse ultimative Putini – duke nënvizuar se Perëndimi, në të kundërt do të dëgjojë “gjëmimin e tankeve ruse”.
Në fund, Rusia, në vend të gjëmimit të tankeve ruse, në kufinjtë e saj mori edhe një tjetër antar të NATO-s-Finlandën, gjë e cila me siguri për të përbën problem të madh jo në kuptimin se është afër kufirit me këtë vend dhe se gjendet afër qytetit rus të rëndësishëm dhe të madh Shën Pjetërburg, por më shumë për shkak të ambicjeve të mëdha ruse në Artik, zonë në të cilën rritet me shpejtësi tensioni mes saj dhe ShBA-ve, të cilat tani, nëpërmjet Finlandës në NATO, kanë një levë me rëndësi në këtë luftë.
Megjithatë, nëse Moska, sikurse e ka pohuar edhe vetë, kundërshton fort antarsimin e Ukrainës në aleancën e NATO-s, nuk, është nevoja të tregojmë sesi do ta shohë vendosjen e armëve bërthamore në vendet fqinjë me Rusinë. Pavarësisht nëse ato janë antarë të NATO-s ose jo. Sepse nëse ajo do të modifikohet në teknologjinë hipersonike – një armë e tillë e asgjësimit masiv do të arrinte për disa minuta pas hedhjes në qytetet kryesore ruse, përshirë edhe Moskën. Një gjë të tillë, jo vetëm Rusia, por edhe cilado fuqi tjetër bërthamore nuk do ta lejonte kurrë.
Por tani gjithçka që ka ndodhur mes Rusisë dhe Perëndimit është më pak e rëndësishme. Ka rëndësi të pengohen shanset gjithnjë e më të mëdha për një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës ukrainase dhe kalimit të saj në tërë kontinentin europian e më tej edhe në nivel global. Për më shumë që, sipas mendimit tim, Shtetet e Bashkuara janë arkitekti kryesor i shkaktimit të dështimit strategjik serioz të Rusisë në Siri – sadoqë prej ditësh bën sikur është befasuar nga situata e krijuar e cila nuk ka dyshim se e ka befasuar Moskën.
Ngjarjet në Siri definitivisht përfaqësojnë dështimin strategjik, të Putinit, sadoqë Moska dhe mediat ruse këmbëngulin të shfaqen si të befasuara e cila ishte e njejtë për të gjithë (edhe për Rusinë edhe për ShBA-të dhe për tërë botën), sepse me këtë e ka më të lehtë të mbulojë mangësitë e tij para opinonit publik rus, gjë e cila mund të çojë në nevojën e mbylljes së dy bazave ruse në truallin sirian- të vetmet në rajonin e Lindjes së Afërt. Përveç kësaj, synimet për plaçkitje të disa pjesëve të Sirisë dhe ndoshta edhe rritja e radikalizmit islamik nuk përfaqësojnë asgjë që mund të jetë në interes të Rusisë territori jugperëndimor i saj, kryesisht i banuar nga banorë muslimanë, gjeografikisht është shumë afër këtij destabilizimi.
Pikërisht për këtë nuk ka nevojë për përshkallëzim të mëtejshëm amerikan në Ukrainë dhe rreth saj. Putini i plagosur tani përfundimisht nuk do të kishte shumë zgjedhje dhe nuk mund të hiqet sikur nuk po ndosh bash asgjë ose t’i japë shansin dhe Trampit t’i tregojë se çfarë mund të bëjë ai në këtë kuptim. Sepse ndërsa ai do t’a tregonte këtë (nga ana tjetër është pikëpyetje sa është në interesin e tij dhe sa është në gjendje t’a bëjë këtë në mënyrë të pavarur), Rusia mund të përjetojë vetëm dështime të reja strategjike – që nga Kaukazi e më tej. Me këtë, në njëfarë mënyrë do të përmbushej premtimi amerikan që nëpërmjet Ukrainës Perëndimi t’i japë Rusisë një dështim të madh strategjik. Sepse ai mund të ndodhë madje edhe në rast të një fitoreje të kufizuar ruse në këtë luftë, e cila zaten është e ditur (në kthimin e territoreve të pushtuara të Ukrainës në përbërjen e saj askush më në Perëndim nuk beson).
Pra, pas ngjarjeve më të reja në Siri është e qartë se “ariu polar rus” përfundimisht është mbërthyer në qoshe të ringut. Për këtë mbetet pyetje kyçe nëse ata që e kanë mbërthyer atje do të vazhdojnë t’a “gërricin” edhe nëpërmjet Ukrainës, apo do t’a kuptojnë se ai përfundimisht do të jetë i detyruar të mbrohet me të gjithë mjetet e mundshme?
Ky “rebus” përfundimisht duhet parandaluar, sepse epilogun me siguri që nuk duam t’a shohim.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/meter-medvjed-stjeran-u-kut-hoce-li-nato-razmjestiti-atomske-bombe-b-61-u-poljsku-ili-ukrajinu/