Zoran Meter-[i]
ShBA-të mendojnë se për shkak të këmbënguljes së Moskës për të qënë një shtet i gjithëpranishëm globalisht, Rusia tashmë është bërë e brishtë, sepse është e detyruar të merret në mënyrë primare me luftën ukrainase. Elitat në Uashington për këtë mendojnë se tani ka ardhur koha për sulm ndaj rrjetit global rus, ku Moskës, për projeksionin e fuqisë në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë, i ka shërbyer pikërisht Siria dhe dy bazat ruse të atjeshme.
Europën dhe botën po i mbërthejnë destabilitet gjithnjë e më i madh. Kjo përputhet me ardhjen së shpejti në pushtet të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp (20 janar) e tashmë është pothuajse e sigurtë se në këtë fakt gjenden edhe rrënjët e këtij destabiliteti. Pra, ngjarjet më rë reja (mbi disa do të bëhet fjalë në mënyrë të detajuar në këtë analizë) ose turbullirat e karakterit politik dhe të sigurisë në skenën globale janë të lidhura para së gjithash me këtë fakt.
Loja e Bajdenit për të gjitha ose asgjë
Për këtë nuk është e vështirë të vëmë në dukje uljen e vëmendjes së administratës amerikane me në krye presidentin Xho Bajden, lojën e tij në pothuajse për të gjitha ose asgjë në bërjën e lëvizjeve të ashpra në politikën e jashtme (gjë që në fakt nuk është praktikë e zakonshme e administrës në largim e sipër, e cila zakonisht në fund të mandatit kryen lëvizje të natyrës teknike e rrallë herë të natyrës strategjike).
Njëkohësisht Bajdeni ka bërë edhe lëvizje tejet jo popullore si puna e amnistimit të djalit të tij Hunter Bajden dhe këtë e bëri në prag të shpalljes së vendimit për të pabërat e tij si mospagim taksash (gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë; ndërsa është praktikë që amnistia zakonisht zbatohet ndaj përsonave të dënuar me vendim përfundimtar të gjykatës ose ata që janë në burg dhe kurresesi para shpalljes së vendimit) – gjë me të cilën veproi në mënyrë preventive d.m.th. duke obstruktuar fundin e procesit gjyqësor të inicuar i cili menjëherë pas kësaj edhe u ndëpre,
Ky vendim e Bajdenit (megjithëse për shumë veta i kuptueshëm nga pozitat e përkujdesjes së prindit për të birin) ka hasur në kritika të forta jo vetëm brenda parrisë Republikane dhe simpatizantëve të saj por edhe nga indivivë të vetë partisë Demokrate.
Megjithëse janë të vetëdijshëm për dilemën e vështirë të Bajdenit – të këmbëngulte në qëndrimet e shprehura publikisht më parë se të gjithë qytetarët janë të njejtë para ligjit e kësisoj edhe i biri duhej t’a pranonte vendimin e gjyqit cilido të ishte, ose të shpëtonte të birin nga vendimi me burgim shumëvjeçar – nuk dëshirojnë t’ia falin sepse ka vendosur interesat private mbi ata shtetërore dhe këtë e ka bërë në kohën kur ka qënë president. Me këtë veprim, sipas mendimit të shumë analistëve, ai e ka davalvuar plotësisht mandatin e tij dhe imazhin që ka pas ndërtuar në miratimin formal të shtetit të së drejtës, demokracisë, luftës kundër totalitarizmit ose thënë ndryshe instrumentalizimin e pushtetit për interesat private ose të ngushta partiake etj – ndërsa njëkohësisht ka dëmtuar akoma më shumë edhe partinë e tij demokratike, edhe kështu të lëkundur rëndshëm për shkak të humbjes zgjedhore të Kamala Harrisit.
Në disa qarqe analistësh që më parë kanë qarkulluar fjalë se Bajdeni nuk e ka pranuar kurrsesi zëvendësimin e tij të kandidaturës për zgjedhjet presidenciale gjë që nuk ka dyshim (kjo nuk është tashmë e fshehtë) është bërë nëpërmjet presionit, domethënë me zbatimin e metodës së provuar të “shkopit dhe kërbaçit”. Kështu, lideri i shumicës demokrate në Senat Chuk Schumer deklaroi se Bajdeni duhej të tërhiqej në emër të fitores së partisë demokrate (sepse sipas anketave ishte shumë prapa Trampit, sidomos për debatit TV të verës). I thanë se do të largohej si president i madh duke qëndruar deri në fund të mandatit, me fanfara dhe orkestër për “shërbimet” që i ka bërë Amerikës dhe botës. (pothuajse deri në pretime se, në këtë rast, pas mandatit do t’i ngrihet monumenti në Mount Rushmore). Njëkohësisht, aleatja e derivonshme e Bajdenit Nensi Pelosi e kërcënoi se, nëse nuk tërhiqej dhe nuk pranonte si zëvendësim të kandidaturës së tij Kamala Harrisin, kundër tij do të inicohej një kërkesë për dorëheqje për shkak të gjendjes së keqe shëndetsore dhe me këtë do të turpërohej, domethënë se me këtë fakt do të mbyllej mandati i tij.
Për më shumë ka edhe nga ata që mendojnë se për shkak të animozitetit mes Bajdenit dhe Harrisit (e ka origjinën që nga kanidatura e tij për presdient në zgjedhjet e kaluara në të cilat ajo nuk e pati mbështetur sepse preferonte kandidatë të majtë si puna e Berni Sandersit gjë të cilën ai gjoja nuk mundi t’ia falte kurrë), madje ai fshehurazi ka uruar humbjen e saj nga armiku i tij i urryer Donald Tramp.
Prandaj edhe nuk të çudit fakti që Bajdeni, në vend të thirrjeve për protesta dhe demonstrata të majtistëve amerikanë, “alternativistëve” dhe afroamerikanëve pas fitores së Trampit, e thirri atë në Zyrën Ovale dhe u muarr vesh me të për tranzicion të qetë të pushtetit. Do të shtoja këtu, ndoshta edhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjë mbi të gjitha me politikën e jashtme – por kjo bën pjesë në sferën e hamendësimeve megjithëse mund të kenë një bazë. Përshembull nëpërmjet një deal-i të mundshëm mes Trampit dhe një pjese të të ashtuaqutjurit shtet i thellë (deep state) gjë që pati si pasojë, për shumë veta të befasishme, “dekriminalizimin” pothuajse në tërësi nga procedurat e rrezikshme gjyqësore që ishin nisur kundër Trampit, si dhe “desatanizimin” në mediat të cilat deri një ditë më parë nuk lanë gjë pa thënë për të. Kjo në fund të fundit edhe i mundësoi fitoren.
Panik në Uashington
Sido që të jetë, lëvizjet më të reja nervoze dhe rrezikshëm përshkallëzuese të administratës së Bajdenit në largim e sipër në politikën e jashtme (Ukraina, Siria, gadishulli korean) flasin për atë se, asaj dhe një pjese të shtetit të thellë që ajo përfaqëson, “po u digjet toka nën këmbë”. Para së gjithash për shkak të ekipit laraman të bashkëputorëve që Trampi ka deklaruar se do të grumbullojë rreth vetes. Megjithëse në atë ekip ka edhe disa neokonservatorë të derivonshëm të cilët Trampi i urren duke patur parasysh se janë pjesë e të ashtuquajturit shtet i thellë, si puna e sekretarit të ardhshmë të shtetit Mark Rubi (Marko Rubio), i cili sipas deklaratës së bërë nga ai vetë pushoi së qëni neokonservator që para dy vitesh (paralelisht me rritjen e mundësive që Trampi të fitonte përsëri në zgjedhje) në ekipin e ri do të jenë edhe të tillë që kanë raport tejet negativ ndaj lëvizjeve të administratës së Bajdenit dhe instrumentalizimit të pushtetit shtetëror për interesa të ngushta partiake ose personale.
Një nga ata është edhe drejtori i ri i FBI-së Kash Patel (paraardhësi i tij, në mënyrë të pritshme, deklaroi dorëheqjen menjëherë pas shpalljes zyrtare të fitores së Trampit), i cili si përfaqësues i dikurshëm në Kongres i’u kundërvu haptazi politizimit të FBI-së nga ana e administratës së Bajdenit në proceset kundër Trampit dhe ish bashkëputorëve të tij, madje ishte edhe një prej të rrallëve që kundërshtoi nisjen e hetimit nga komisioni kompetent i Kongresit kundër Trampit për gjoja “lojërat” e tij me rusët, sepse mendonte se nuk kishte prova konkete, gjë e cila në atë kohë – kjo duhet pranuar- ishte një akt tejet kurajoz.
Çështje kyçe
Për mendimin tim, e panjohura më e madhe dhe kryesore në gjithë këtë punë, gjendet në përgjigjen e pyetjes nëse Bajdeni po e radikalizon situatën në botë në marrëveshje me Trampin, apo dëshiron t’i lërë atij një kolltuk me gaca të ndezura në Shtëpinë e Bardhë dhe t’a detyrojë në pranimin e përshkallëzimit (para së gjithash me Rusinë) në mënyrë që ai të mos ketë kohë të merret me çështje të pakëndshme të temave të politikës së brendshme dhe reformat që ka paralajmëruar dhe të cilat, nëse do t’i inicojë vërtetë, për ShBA-të do të ishin diçka si puna e Perestrojkës së Gorbaçovit në ish BRSS? Larje e hesapeve me dogmatikët dhe ideologët në skenën politike, të biznesit, arsimore, mediatike, kulturore dhe çfarëdo skene tjetër. Sepse nëse vjen puna deri këtu, në Uashington do të bien shumë koka. Meqënëse atje është edhe “koka e oktapodit”, prerjet e të papërshtatshmëve do të përhapet shumë shpejt në mbarë vendin. Gjë që përfundimisht do të shpinte në ndarje të reja, akoma më të mëdha, të brendshme mes shteteve të demokratëve dhe ata të republikanëve dhe, në perspektivën më të zezë, kjo mund të ketë për ShBA-të të njejtat pasoja që pati për ish BRSS-në: do të shpjerë në forcimin e prirjeve separatiste dhe shpërbërjen e shtetit.
Pra, Trampi do të duhet që ç’ke me të të peshojë me vëmendje lëvizjet e tij kur të vijë në pushtet, në një kohë që gjithçka që flet ai dhe bashkëpuntorët e tij tani nuk kanë rëndësi reale sepse më shumë bëhet fjalë për sondazh të terrenit nga ana e Trampit në mënyrë që më pas të përcaktojë më lehtë politikën reale ose programin me leva të përcaktuara në mënyrë precize për sendërtimin e tij dhe të mos bëjë ndonjëfarë kaosi si brenda shtëpisë ashtu edhe nëpër botë. Sepse, tani për tani, nuk mund të themi se ka një politikë të Trampit. Të gjithë vetëm sa hamendësojnë nmë lidhje me të dhe këtë e bëjnë mbi bazën e deklaratave të bashkëpuntorëve të tij, ndërsa Trampi vetë hesht. Nuk u deklarua as për përshkallëzimin e rrezikshëm në Ukrainë, as në lidhje me politikën në lidhje me këtë vend. Më saktë, vetëm para tri ditësh tha se është kundër sulmeve ukrainase me raketa amerikane në territorin rus.
Trampi gjithsesi nuk e dëshiron kaosin, por puna është se sa është në gjendje ai, si politikan impulsiv i cili nuk njeh asgjë veç fitores, t’a pengojë? Sidomos nëse do të jetë këmbëngulës në imponimin e ideve dhe politikave të tij ndaj palëve (shteteve) të palës tjetër kur te ata do të ndeshet me rezistencë të vendosur, apo në gatishmërinë për të pranuar sfidat e tij.
Dy shtetet të cilët me siguri nuk do të duan të ulin bishtin janë Rusia dhe Kina. Që të dyja, pa asnjë dyshim, do të kërkojnë kompromise me Trampin, por jo me çmimin e interesave të tyre kombëtare. Për kompromise, Trampi si njeri që vjen nga biznesi, është gjithmonë i gatshëm kur nuk ecën puna ndryshe, por biznesi me pronat e patundshme (me të cilat është marrë fillimisht) është diçka krejt tjetër nga politika e lartë dhe interesat kombëtare.
Ukraina në udhëkryq venmdimtar: fund i shpejtë i luftës ose pafundësia e saj?
Megjithëse është e qartë se Ukraina – pas paralajmërimit të paradokohëshëm të presidentit Vladimir Putin se Rusia në rast se përsërit sulmin me raketa me rreze të gjatë perëndimore në thellësi të territorit rus do të përdorë përsëri raketat hipersonike me rreze të mesme Oreshnik, por kësaj here në selitë e vendimmarrjes d.m.th në Kiev- nuk hodhi më asnjë raketë (ATACMS, Storm Shadoë apo Scalp)- (shënim, këtë e bëri menjëherë pas shkrimit të këtij teksti në aerodromin rus në rajonin Rostov, por gjithsesi ky ishte një sulm tejet i izoluar, pa dëme të mëdha. Shën. i red.) është e qartë se ky vendim ishte kryesisht produkt i shqetësimit të Uashingtonit, i cili është i vetmi që pyetet kur është fjala për Ukrainën.
Sepse edhe përkundër retorikës luftarake, kryesisht në strukturat e Brukselit në BE dhe në NATO të cilët vazhdojnë të betohen për vazhdimin dhe forcimin e ndihmës financiare dhe ushtarake për Kievin – gjithsesi është e qartë se në realitet po fillon të mbretërojë frika nga përshkallëzimi i rrezikshëm i luftës në territorin europian dhe më gjërë. Retorika e ashpër është për përdorim të brendshëm, por shërben edhe si tregues mbi besnikërinë dhe servilizmin e elitave politike europiane ndaj administratës së ardhshme të Trampit kur bëhet fjalë për marrjen e rolit që ajo do t’ia delegojë. Ky është para së gjithash përkujdesja për ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Pra, bashkimi Europian do t’a ushqejë dhe mbrojë Ukrainën duke e lidhur me fokusin e Rusisë në këtë vend sa të jetë e mundur më gjatë, ndërsa ShBA-të do t’i përkushtohen Kinës dhe Lindjes së Afërt.
Prandaj nuk të çudit fakti se javën e kaluar kreu shtetëror francez dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Starmer, gjithashtu edhe shefja gjermane e diplomacisë Analena Bearbock (edhe përkundër faktit se kancelari Olaf Scholz ka mendim të kundërt në lidhje me këtë) deklaruan se dëshirojnë t’i drejtojnë kërkesën Ukrainës për antarsim në NATO (këtë e kundërshton shumica e anëtarëve si dhe ShBA-të, si diçka ende të parakohëshme) dhe se duhet menduar seriozisht për dërgimin e ushtarëve të tyre në misionin paqesor në Ukrainë në linjën e ndarjes me t’u arritur marrëveshja për përfundimin e luftës (për Rusinë a priori është e papranueshme që ushtarët e NATO-s në Ukrainë të luajnë rolin e paqesorëve). Njëkohësisht edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi në takimin e fundit ministror të kësaj aleance para ardhjes së Trampit në pushtet, se të gjithë shtetet antare duhet të forcojnë furnizimin e Ukrainës me armë dhe se Kievi duhet të heqë dorë nga nisja e çfarëdolloj bisedimesh për përfundimin e luftës. Forcimi i dërgesave me armë duhet të vazhdojë derisa situata në fushën e luftës të mos nisë të zhvillohet në favor të Ukrainës. Atëherë, mendon ai, Kievi do të mund të fillojë bisedimet me Moskën nga “pozita e fuqisë”. Do të shtoja këtu se ky është një konstatim tejet i kotë duke patur parasysh se Moska prej disa kohësh deklaron se askush dhe asnjëherë nuk do të mund të bisedojë me të nga pozitat e fuqisë.
A do t’a pranojë Kievi konstatimin e Rutes? Besoj se nuk ka shumë shanse që t’i kundërvihet një gjëje të tillë edhe sikur të dëshironte. Megjithëse me 5 dhjetor The Wall Strret-i amerikan shkruante se Keivi synon të shpallë gatishmërinë e tij për bisedime dhe lidhje të marrëveshjes me Moskën. “Por kjo duhet të jetë një botë e qëndrueshme”- citon burimi.
Ndoshta në Perëndim, Putinin, më në fund, kanë filluar t’a marrin seriozisht dhe jo si dikush që “bën llof duke kërcënuar pa mbulesë”. Ndoshta për shkak të lëshimit raketave të para hipersonike? Nëse është kështu, mbetet në pikëpyetje përse nuk mundi t’i demosntronte shumë më parë sepse ndoshta çdo gjë do të kishte përfunduar që më parë – me më shumë më pak viktima nga të dyja palët? Këtë pyetje, heret a vonë, do t’a shtrojnë atij vetë rusët, njëlloj sikurse urkainasit do t’i shtrojnë Zelenskit pyetjen dhe ekipit të tij përse nuk pranuan në kushtet e arritura të Moskës dhe Kievit me ndërmjetësinë e Turqisë nga bisedimet e mbajtura në vitin 2022 në Stamboll (më pak se tre muaj pas fillimit të invazionit!) dhe të cilët i stopoi atëbotë kryeministri britanik Boris Xhonson, duke qënë i bindur se Kievi do t’a mundë Rusinë në fushën e luftës.
Marrëveshja e ardhshme do të jetë e papërshtatshme për Ukrainën sëpaku përsa i përket lëshimeve territoriale. Sipas marrëveshjes nga Stambolli, Ukraina duhej të hiqte dorë vetëm nga Donbasi (DNR dhe LNR) pjesa më e madhe të cilave edhe ashtu, që nga vitit 2016, ishin jashtë kontrollit të Kievit dhe të bëhej vend ushtarakisht neutral. Pas dështimit të bisedimeve ndërkohë Rusia aneksoi edhe dy rajone, Zaporozhjen dhe Hersonin, të cilët me siguri nuk ka ndërmend t’i rikthejë, sidomos tani pas kaq shumë gjaku të derdhur nga ushtarët rusë për marrjen e tyre. Për këto fakte janë të vetdijshmë që ç’ke me të në kryeqytetet perëndimore propozimet e të cilëve për ndalimin e luftës ka kohë që i kanë paraqitur duke nisur që nga e ashtuquajtura ngrirje e situatës në terren.
Ka edhe një fakt tjetër që flet për ndryshimet e qarta në ndryshimin e qëndrimit në kuptimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës. Është shkuarja e javës së kaluar të gazetarit Tucker Carlson në Moskë dhe intervista e tij me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov. Karlsoni, po sjellim këtu në kujtesë, në muajin shkurt të këtij viti zhvilloi një intervistë tri orëshe me Vladimir Putinin në Moskë, intervistë të cilën e injoruan mediat kryesore perëndimore ndërsa administrata e Bajdenit e dënoi ashpër. Përveç kësaj, javën e kaluar Lavrovi dha një intervistë edhe për CNN-në amerikane gjë që deri vonë ishte e pamendushme.
Është fjala pra për njëfarë ndryshimi paradigme! Sepse, në hapësirën amerikane të mesme meditiake për vite me radhë (madje edhe para invazionit rus në Ukrainë) nuk ishte e mundur të dëgjoheshin fjalët e zyrtarëve të lartë rusë (megjithëse çdo njeri normal duhet të jetë i interesuar për çdo gjë, e le më pastaj për një luftë në të cilën marrin pjesë edhe ata, sepse kjo është shumë më e rëndësishme sesa, përshembullm deklaratat e disa opozitarëve rusë, anonimë dhe tërësisht pa ndikim). Nëse dëgjoheshin, këto ishin vetëm pjesë të shkurtëra, të nxjerra nga konteksti, pa kurrfarë dëshire reale për të depërtuar deri te veshët e qytetarëve amerikane diçka e saktë qëndrimet ruse – ata që janë dhe jo ashtu si donin t’i paraqisnin.
Por, le të mos na gënjejë mendja. Raportet ruso-amerikane janë në fundin e fundit. Javën e kaluar, Lavrovi, në prag të shkuarjes në Maltë në takomin e OSBE-së, tha se këto marrëveshje janë më të këqija dhe se gjendja është më e rrezikshme se ka qënë ajo e kohës së krizës së raketave kubane në vitin 1961.
Këtu do të gjykoja të shtoja se Uashingtoni gjithsesi e kupton se strategjia për t’i shkaktuar Rusisë humbje strategjike në Ukrainë ka dështuar por ka nga ata që mendojnë se gjithsesi këtu mund të përfitohet diçka dhe se ekziston akoma shpresa për suksesin e strategjisë së lartpërmendur. Por diku tjetër.
Rritet destabiliteti rreth Rusisë: revolucione të reja
Rreth kufirit të Rusisë po lindin kriza të reja. Moldavia po bëhet gjithnjë e më e destabilizuar, situata është duke u destabilizuar edhe në Rumaninë fqinjë ku të dielën mund të fitojë kandidati presidencial i së djathtës ekstreme Kalin Georgesku – jo i prirur nga NATO dhe i orientuar pro rus. Është për heqjen e ndihmës rumune për Ukrainën dhe bën thirrje për “urtësinë ruse” në formulimin e politikës së jashtme. Njëkohësisht, me 5 dhjetor, vetëm tri ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Zyra e kryeprokurorit rumun nisi hetimin mbi fushatën e tij zgjedhore, duke nënvizuar se “ekzistojnë të dhëna për blerjen e votave edhe nëpërmjet fushatës on line, si dhe pastrim parash” – lëvizje e padëgjuar më parë jo vetëm në Rumani që është antare e BE-së.
Paralelisht, në Gjeorgji, në kryeqytetin Tbilisi, ka nisur një revolucion i ri (sikur të mos e dini se për cilin qytet bëhet fjalë dhe sikur të shihnit pamjet e atyre që po ndodhin mund të mendoni se po shihni pamje nga revolucioni euromajdan në Kiev në vitin 2014), pas të cilit padyshim qëndrojnë BE dhe ShBA. Ata e kanë kritikuar ashpër partinë në pushtet në Gjeorgji e cila para pak kohësh fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare për të cilat Perëndimi mendon se kishin parregullsi.
Mostoleranca ndaj këasj partie është forcuar që në gjysmën e parë të këtij viti kur ajo miratoi ligjin nëpërmjet të cilit ndalohet propaganda LGBT në vend, gjë për të cilën BE pezulloi procesin e antarsimit të këtij vendi në radhët e tij. Por shoku i vërtetë lindi atëherë kur qeveria gjeorgjiane para pak kohësh deklaroi se e ka braktisur procesin e antarsimit në BE deri në vitin 2027, për shkak të përzierjes në punët e brendshme të vendit. Ky ishte shkaku për fillimin e revolucionit dhe kritika të reja të ashpra nga ana e opozitës dhe kryeqytetet kryesore perëndimore duke nënvizuar se partia në fjalë (partia në pushtet) është nën ndikimin e Moskës dhe antieuropiane. Ajo u’a kthen borxhin e deklaron se opozita dhe mentorët e saj perëndimorë kërkojnë hapjen e një fronti të ri në Gjeorgji ndaj Rusisë. Por meqënëse në Gjeorgji njëherë pati përfunduar në mënyrë të kobshme (në muajin gusht 2018), kjo qeveri nuk synon t’a bëjë një gjë të tillë, domethënë nuk dëshiron të përsërisë gabimin e kryeministrit të atëhershëm Mihail Saakashvili, i cili në kabinetin e tij, shqeu me dhëmbë i nevrikosur para kamerave kravatën e tij ndërsa tanket ruse depërtonin drejt Tbilisit në kohën e luftës treditore ruso-gjeorgjiane.
A ka ndonjëfarë “kimie” mes Moskës dhe Tbilisit? Vështirë, por jo e pamundur. Sepse është interesante se, Rusia para pak kohësh i ka ftohur marrëdhëniet me krahinën kryengritëse ruse Abhazinë, pavarësinë e së cilës e njeh vetëm Moska. Rusia që nga data 1 shtator ka ndërprerë pjesërisht financimin e programit të ndihmës ekonomike dhe sociale për shkak të mossuksesit të Abhazisë për të përmbushur detyrimet ndaj Rusisë. Kjo është shprehur në zvoglimin e pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për më shumë tani Abhazia duhet ta paguajë energjisë elektrike të eksportuar nga Rusia sipas çmimit të tregut. Nga ana tjetër, parlamenti i Abhazisë me 3 dhjetor votoi kundër ratifikimit të marrëveshjes ndërqeveritare mbi investimet e personave juridikë rusë në territorin e saj.
A dëshiron Rusia të lëshojë nga duart Abhazinë në këmbim të vendosjes së një miqësie të re me Gjeorgjinë – “hallka që mungon” për vendosjen e një rendi të ri në Kaukaz sëbashku me Turqinë dhe Azerbejxhanin? Këto janë vetëm mendime me zë të lartë. Për më shumë që konstruksionet gjeopstrategjike dhe gjeostrategjike të Rusisë me Turqinë janë të ndëlikuara për shkak të antarsisë së kësaj të dytës në aelancën e NATO-s por edhe për shkak të interesave specifike ruse të cilat shpesh bien ndesh me ato ruse gjë për të cilën të dy vendet me shumë mundim dhe me precizion filigrami ndërtojnë marrëdhëniet e tyre strategjike por edhe kështu jo pa probleme.
Përsëri zjarri i luftës në Siri
Për këtë dëshmon më së miri edhe rindezja e luftës në truallin e Sirisë dhe rrëzimi nga pushteti i presidentit Bashar Assad gjë të cilën e kreu lëvizja radikjale islamiste Hayat Tahrir al-Sham- HTS (rrjedh nga ish organizata terroriste Al Nusra e cila nga ana e saj ishte degë e Al Kaedës së famshme, e cila me kalimin e kohës pati filluar t’u bëhej pengesë sponsorizuesve të saj dhe është “vetëshpërndarë”). Një pjesë të madhe të këtij konglomerati laraman HTS (jo të gjithin) e kontrollon Turqia.
Për shkak të rindjezjes së kësaj lufte janë kërcënuar dy bazat kryesore ruse në Siri- ajo ajrore në Hmeim dhe detare në Tartus. Por tani për tani askush nuk po i prek, ndërsa Moska është në kontakt të përditshëm me pushtetin e ri në Damask e për pasojë duhet parë sesi do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.
A i nguli përsëri Rexhep Taip Erdogani “thikën pas shpine” Putinit. Nuk e përjashtoj, por gjithsesi nuk e besoj. Sepse, jam i sigurtë se Rusia dhe Turqia sinqerisht nuk dëshirojnë një konflikt mes tyre sepse do të ishte katastrofal për të dy vendet. Për më shumë, që të dy shtetet janë në kryqëzimin e lëkundjeve tektonike globale gjeopolitike. Në vend të konfliktit, Moska dhe Ankaraja, pas grushtit të shtetit të pasuksesshëm në Turqi me 15 korrik 2016, kanë vendosur, heshturazi, se është më mirë t’a mbajnë afër njëra tjetrin sipas parimit “më mirë është të shohësh se çfarë bën armiku sesa të të befasojë”. A i kanë befasuar turqit rusët me këtë rast? Nuk ka dyshim! Por do të thoja se gjithsesi Turqia nëpërmjet marrjes së pushtetit nga ana e HTS-së sendërtoi interesat e saj strategjike minimale në Siri dhe asaj nuk i nevojiten ose nuk ka interes për më shumë (me siguri ajo nuk ka interes të qëndrojnë bazat ushtarake ruse, por kjo është çështje tejet e ndërlikuar dhe ka të bëjë me raportet tërësore ruso-turke dhe tregtinë e interesave). Tani për tani ajo siguroi zonën e saj tampon e cila tani zgjatet nëpër territorin verior sirian përgjatë pothuajse tërë kufirit mes dy shteteve, me thëllësi deri në 40 kilometra – gjë që ajo e ka të domosdoshme për ndalimin e sulmeve me artileri të kurdëve sirianë në territorin turk.
Megjithatë, fajtori kryesor për këtë telash për Rusinë gjithsesi nuk është Turqia. Këto janë më së pari ShBA-të dhe Izraeli. Sepse, forcat radikale islamiste nga Idlibi shfrytëzuan fokusimin dhe zhvendosjen e pjesës kryesore të ushtrisë siriane në Jug të Sirisë dhe në Rrafshnaltën Golan duke patur parasysh sulmin e nisur nga Izraeli kundër Libanit të Jugut dhe mundësinë e rrezikut për vetë Sirinë. Ky invazion rezultoi me largimin e forcave të Hejzbollahut nga Siria (ku mbanin nën kontroll forcat e HTS-së në Idlib) drejt Libanit. Që i tërë ky operacion ishte i koordinuar me shumë kujdes, dëshmon edhe fakti se njëkohësisht me depërtimin e HTS-së në Alepo nisi edhe sulmi i forcave kurde SDF, pas të cilave qëndrojnë ShBA-të, të cilët gjenden në Sirinë Lindore në rrugën e ushtrisë siriane në bregun lindor të Eufratit pranë qytetit Deir es-Zoura, dhe shumë shpejt pushtuan edhe vetë këtë qytet. Me fjalë tjera kurdët, si armiq të përbetuar të turqëve, vepruan paralelisht me forcat islamiste radikale të cilat i kontrollon Ankaraja. Çmenduri! Shtojmë këtu se avionët amerikanë shumë shpejt sulmuan edhe ushtarët e milicisë shiìte të cilët nga Iraku kishin hyrë në Lindje të Sirisë me synimin për të ndihmuar forcat qeveritare.
Me fjalë tjera, gjithçka zhvillohet sipas planit amerikan. Uashingtoni mendon se për shkak të këmbënguljes së Moskës për të qënë një shtet i gjithëpranishëm globalisht, Rusia tashmë është bërë e brishtë, sepse është e detyruar të merret në mënyrë primare me luftën ukrainase. Elitat në Uashington për këtë mendojnë se tani ka ardhur koha për sulm ndaj rrjetit global rus, ku Moskës, për projeksionin e fuqisë në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë, i ka shërbyer pikërisht Siria dhe dy bazat ruse të atjeshme.
Këtu shtoj se dy ditë më parë rusët zhvilluan manovra të befasishme ushtarake në Lindje të Mesdheut me dy fregata të cilat lëshuan raketat sulmuese Kinzhal dhe raketat hipersonike Cirkon, ndërsa nga bregdeti sirian u lëshuan raketat anti detare nga sistemi Bastion. Duke patur parasysh se akuatoriumi në fjalë është i mbushur me anije amerikane me ekuipazh afro 2.000 marinarë, Komandanti i përgjihshëm rus Valerij Gerasimov, me 27 nëntor, bisedoi në telefon me kolegun e tij amerikan Xhejms Braun, e cila ishte biseda e tyre e parë qëkur ky i dyti zëvendësoi para dy vitesh gjeneralin Mark Milley. U bisedua gjithashtu edhe për raketën hipersonike Oreshnik për të cilën, me 30 nëntor, The Washington Post-i, shkruante se i ka shqetësuar fort ShBA-të dhe aleatët e saj europianë për shkak të mundësive të saj teknike, madje edhe pse është përforcuar vetëm me koka luftarake klasike dhe jo me koka bërthamore, për të cilat gjithashtu ka mundësi.
Me fjalë të tjera, vështirë që Rusia t’ua lërë kaq lehtë të tjerëve bazat e saj të cilat i ka fituar me qa shumë mundime- bazën detare Tartus e ka trashëguar nga BRSS-ja dhe në zgjerimin e saj ka bërë investime të mëdha, ndërsa bazën ajrore në Latakia e ka fituar me luftën kundër terroristëve islamikë pasiqë në muaij tetor të vitit 2015, me ftesë të Assadit, vendosi t’i ofrojë ndihmë atij.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-panika-u-washingtonu-sok-u-moskvi-kaos-u-damasku-i-mrak-na-horizontu/