Vreme[i]
Kolegjumi i Rektorëve të Universitetit të Beogradit shqyrtoi ftesën për dialog drejtuar atij nga ana e presidentit të Republikës së Serbisë të datës 3 shkurt 2025 dhe, duke respektuar unitetin e Universitetit, mori vendimin për të mos e pranuar ftesën në rrethana të këtilla, informohet nga ky institucion.
“Një sërë mospërputhjesh në deklarimet publike të përfaqësuesve të organeve shtetërore sipas të cilave dialogu që shpie në përmbushjen e kërkesave të studentëve është i mundur, por jo dobiprurës, nëse nuk organizohet mes dy palëve që nuk kanë mandat se për të diskutuar për kërkesat dhe të cilëve këto kërkesa nuk u janë adresuar”.
Shtohet gjithashtu se “Ftesa për dialog vjen në momentin kur janë tejkaluar të gjitha normat morale dhe ligjore, në atmosferën e mosbesimit të përgjithshëm”.
“Si përfaqësues të Universitetit dhe qytetarë akademikë jemi të dekurajuar akoma më shumë edhe për faktin se dialogu i mundshëm nuk është i mundur për shkak të sulmeve të vazhdueshme kundër bashkësisë akademike në hapësirën mediatike, dhe sulmeve akoma më brutale të palueshme fizike në hapësirën publike”- nënvizojnë ata.
Shtohet gjithashtu se Universiteti i Beogradit këmbëngul edhe një herë që institucionet kompetente të përmbushin kërkesat e studentëve dhe kujton se dialogu duhet zhvilluar në atmosferën e respektimit reciprok të të gjithë aktorëve të rëndësishëm, me besimin të institucionet dhe komptencat e secilit.
“Universiteti në Beograd është i gatshëm t’u ofrojë studentëve mbështetje ekspertize më synim përcaktimin e përmbushjes së kërkesave, që aktivitetet e tij të ardhshme për vendosjen e dialogut shoqëror t’i harmonizojë me vendimet e plenumit studentor dhe me këtë të ruajë unitetin e Universitetit. Mendojmë se dialogu është mjeti kyç për ndërtimin e një shoqërie demokratike, dhe Universiteti në Beograd, si përfaqësues i bashkësisë akademike, aktor shoqëror me rëndësi dhe bashkëbisedues i respektueshëm, vazhdon të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve për çdo temë me rëndësi shoqërore, në kuadrin e kompetencave dhe ekspertizës së tij”, nënvizohet në komunikatë.
Kolegjumi falenderon për ftesën dhe e siguron “presidentin dhe publikun se përderisa punojmë në përputhje me detyrat e besuara dhe në kuadrin e kompetencave tona, punojmë për të mirën e bashkësisë universitare, të studentëve dhe të mbarë shqoërisë”.
Edhe studentët refuzuan ftesën e presidentit
Kujtojmë se, Vuçiçi, ftesën adresuar Kolegjumit të rektorëve për të zgjidhur sëbashku “situatën ekzistuese”, “për hir të mirëqënies jo vetëm të të rinjve, por edhe tërë shoqërsië”, e dërgoi nëpërmjet Instagramit.
Në videon e publikur në këtë rrjet shoqëror deklarohet se bisedimet janë “shëruese” dhe se vetëm nëpërmjet tyre mund të arrihet zgjidhja, dhe se është e rëndësishme që bisedimet me profesorët dhe përfaqësuesit e Universitetit të nisnin sa më parë dhe askush të mos evitojë përgjegjësinë e tij. I’u referua Kushtetutës të cilën ai e interpretonte se presidenti është kompetent edhe në këtë situatë sepse ky institucion përkujdeset për unitetin në shtet.
Pas kësaj studentët e fakultetit Juridik të Universitetit të Beogradit, i cili është në bllokadë, refuzuan ftesën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për dialog “të gënjeshtërt”, dhe i bënë thirrje Kolegjumit të rektorëve që të bëjë edhe ai të njëjtën gjë. Mendojnë se institucioni që ai drejton nuk është kompetent për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Si përgjigje ndaj kësaj ftese studentët nënvizojnë se institucioni që u ka drejtuar ftesën për dialog ka numur të kufizuar, kryesisht ceremonial, kompentencash, nga të cilat asnjëra nuk ka pika takimi as me arsimin dhe se me kërkesat e studentëve
“Në lidhje me të adresuarit te neni 111 i Kushtetutës, mendojmë se institucioni i përmendur që nga fillimi i bllokadës studnetore ka bërë gjithçka përveç arritjes së unitetit shtetëror dhe kësisoj nuk shohim asnjë shenjë se mund të ndryshojë në këtë drejtim. Përveç kësaj, kërkesat i kanë bërë studentët, e jo administrata e Universitetit, prandaj na takon neve të sqarojmë nëse ato janë zbatuar”- nënvizojnë studentët.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://vreme.com/vesti/rektorski-kolegijum-odbio-poziv-vucica-na-dijalog/