Boshko Jakshiç[i]
Kryeministri izraelit e përjetoi nderin e të qënit vizitori i parë zyrtar i huaj në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të presidentit të ri, por i munduar nga dëshira për të marrë çmimin Nobël për paqe, Donald Trumpi i bëri me dije Benjamin Netanjahut se cili do të komandojë në të ardhmen për atë që në Lindjen e Afërt të vendoset stabiliteti afatgjatë.
Takimi, i shenjuar nga përzemërsia ceremoniale, e cila jep sinjalin se marrëdhëniet janë më të mira sesa gjatë administratës së Xho Bajdenit, u mbajt menjëherë pas raundit të katërt të shkëmbimit të pengjeve hebré me të burgosurit palestinezë në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes së arritur.
Trumpi kërkoi që në kuadër të fazës së dytë të lirohen rreth 70 pengjet e mbetur, të sigurohet tërheqja e plotë e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës dhe të sigurohet paqe e qëndrueshme. Përkundër afërsisë personale të të dy autokratëve, Trumpi i’a diktoi në mënyrë ultimative marrëveshjen Netanjahut një ditë para inaugurimit, dhe i’a bëri me dije në mënyrë të qartë se marrëveshja duhet të hyjë në fazën e dytë meqënëse së parës i kishte kaluar afati një ditë para takimit të tyre. Negociatat për fazën e dytë duhet të fillonin të hënën, por u shtynë për ditët pas takimit.
Në mandatin e parë Trumpi i ka bërë mjaft lëshime Netanjahut. Në të dytin synimet e presidentit amerikan nuk përputhen me interesat e kryeministrit, nga i cili e djathta izraelite pret t’a bindë Trumpin se, për shkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Hamasit, faza e dytë nuk duhet të përfshijë tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite.
Shumë veta në Izareli frikësohen se nuk do të ketë një fazë të dytë dhe se operacionet izraelite në Bregun Pedrëndimor janë tregues se Netanjahu synon t’i rikthehet luftës. Ministri i financave Bezalel Smotrih, një nga dajthtistët më radikalë në kabinetin e Netanjahut, pohon se ky i fundit i ka premtuar se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi palestinez të asgjësohet plotësisht. Ministri i punëve të brendshme Itamar Ben-Gvir paralajmëron: misioni i vetëm i udhëtimit në Uashington është të sigurohet asgjësimi i plotë i sundimit të Hamasit në Gaza.
Trumpi, i vendosur për të realizuar agjendën e tij, nuk do të lejojë rinisjen e konfliktit të armatosur, për të cilin është i prirur Netanjahu, i cili kërcënon prioritetet e politikës së tij të jashtme: që nga kundërvënia ndaj emigracionit ilegal, nëpërmjet vënies së doganave për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën e deri te zgjidhja e luftës në Ukrainë.
Shumica e izraelitëve mbështet planin e Trumpit për Lindjen e Afërt, përfshirë edhe krijimin e shtetit palestinez. Për këtë ai është i interesuar për bisedime në lidhje me atë se cili do t’a administrojë Gazën. U bëri thirrije Egjyptit dhe Jordanisë që të marin për një kohë të pacaktuar palestinezët e Gazës, por Kajro dhe Amani e hodhën poshtë këtë ide.
Trampi është është i prirur për angazhimin e forcave arabe dhe përfshirjen e teknokratëve të Pushtetit Palestinez (PP) nga Bregu Perëndimor i pushtuar. Me mbështetjen e Lidhjes Arabe, ShBA-ve dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të sigurohet pushteti në Gaza pa praninë e Hamasit. Netanjahu refuzon pjesëmarrjen e PP por nuk ofron kurrfarë zgjidhjeje. I’u desh, gjithsesi me presion, që të hapë kësaj jave kalimin kufitar Rafa dhe atë t’a administrojë personali i PP nga Gaza, megjithëse izraelitët pohonin se nuk do t’a lejojnë një gjë të tillë.
Dakordësia e plotë është realizuar edhe rreth normalizimit të marrëdhënieve izrealito-saudite. Dy fuqitë rajonale, pas Marrëveshjeve të Trumpit, të quajtura Marrëveshjet e Abrahamit në vitin 2020, kur Izraeli vendosi marrëdhënie diplomatike me katër vende arabe – ishin farë pranë marrëveshjes, por lufta në Gaza e pengoi një gjë të tillë.
Që atëherë Riadi, normalizimin e marrëdhënieve e ka kushtëzuar me kërkesën që Izraeli të aktivizojë hartën e rrugës (road map) për pavarësinë e Palestinës. Netanjahu është kundërshtar i ashpër i idesë së dy shteteve, por meqënëse Trumpit i intereson shumë marrëveshja mes Izraelit dhe Sauditëve, do të duhet të bëjë lëshime në mënyrë që ShBA-të të marrin nga Mbretëria investimet me vlerë 600 miliardë dollarë.
Si do të reagojnë ndaj kësaj ekstremistët në kabinetin e Netanjahut? Ata këmbëngulin se çfarëdo marrëveshje me Sauditët nuk guxon të ketë asnjë shenjë të gatishmërisë për njohjen e të drejtave të palestinezëve në territoret e okupuara.
Trampi dhe Netanjahu janë dakord që Arabia Saudite duhet përfshirë në arranzhimet e reja të Lindjes së Afërt, para së gjithash për të krijuar një front kundër Iranit. Trumpi, gjatë fushatës së tij presidenciale, ka folur për politikën e “presionit maksimal” ndaj rregjimit në Teheran dhe forcimin e sanksioneve në mënyrë që të kontrollohet programi bërthamor të cilin ai e ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme në vitin 2018. Presidenti po ashtu ka lënë të hapur mundësinë e diplomacisë dhe kurrë nuk është mbështetur në kërcënimin me luftë – në ndryshim nga Netanjahu, i cili vështirë se do të ketë mundur t’a bindë mikpritësin në Shtëpinë e Bardhë që të mbështesë Izraelin nëse ai vendos për ndërhyrje ushtarake në Iran.
Kryeministri izraelit përpiqet t’i paraqesë opnionit publik brenda vendit imazhin e tij. Ai brenda vendit është nën stres të madh. I duhet t’i kthejë në shtëpi pengjet e mbetura dhe të zgjidhë dilemën në lidhje me vazhdimin e luftës në Gaza, ndërsa kabineti e tij e pret shpjegimi i pakëndshëm mbi ligjin që parashikon se të rinjtë nga bashkësitë ultraodrtodokse nuk mund të evitojnë rekrutimin, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjen për të formuar komisionin shtetëror që do të përcaktojë përgjegjësinë për masakrën e Hamasit të 7 tetorit 2023. Kulmi i të gjithave, me t’u kthyer nga Uashingtoni do t’i duhet të dalë para gjyqit ku është i akuzuar për korrupsion.
Sa do t’i krijojë hapësirë Trumpi Netanjahut që të dalë nga telashet që e presin? Kryeministri rrezikon tejet shumë nëse telashet brenda vendit nuk i’a nënshtron agjendës së Trumpit. “Trumpi do t’ia thyejë krahun Netanjahut, por përgjegjësia për ndaluar marrshimin drejt diktaturës është e jona”, shkruan në një koment ish kryeministri Ehud Barak.
Synimi i Trumpit për të ndaluar luftërat në Lindjen e Afërt dhe për të marrë çmimin Nobël për paqe duket i qartë, por ai është i njohur për të papriturat e tij të famshme. Netanjahu dhe ata përreth tij përpiqen të krijojnë përshtypjen se presidenti ndan të njëjtat pozicione me ta. Është krijuar hapësira e duhur për të papritura.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/659102/bliskoistocni-mir-na-meniju-bele-kuce