Zoran Meter[i]
Sa alarmante është gjendja dëshmon fakti se kryeministri britanik Keir Starmer ftoi një takim urgjent të krerëve europianë në të cilin do të duhet të marrë pjesë edhe Zelenski. Takimin e quajti “moment për të mbledhur mendjen”! Pra, elitat europiane do të mblidhen nesër dhe do të përpiqen të mbledhin dy plus dy, e shpresoj se rezultati i tyre në fund nuk do të dalë pesë, domethënë se nuk kanë për të mbivlersuar mundësitë e tyre dhe t’i hyjnë një aventure të re dhe të pamenduar.
Trumpi pas “shpërthimit” të djeshëm në Zyrën Ovale të Shtëpisë së bardhë ka dy obsione: që të dyja mjaft të forta dhe të mjaftueshme që të dalë si fitimtar para zgjedhësve të tij, gjë që pikërisht është më e rëndësishmja për të.
Obsioni i parë të presë që Zelenski të shkojë më vonë te ai dhe të bjerë në gjunjë para tij, të kërkojë falje nga ai dhe të pranojë të nënshkruajë marrëveshjen mbi pasuritë natyrore ukrainase pa marrë garanci shtesë sigurie nga ana e amerikanëve gjë për të cilën këmbëngul Kievi dhe vendet kryesore europiane-Britania e Madhe, Franca dhe BE-ja. Por nga ana e tij Trumpi mendon se vetë marrëveshja është garanci e mjaftueshme që rusët në të ardhmen nuk do të mund të fillojnë çfarëdo fushate ushtarake në Ukrainë, domethënë se pjesa më e madhe e saj do të mbetet nën kontrollin e Kievit.
Obsioni i dytë është që Trumpi të heqë dorë plotësisht nga Ukraina dhe t’ia lërë fatin e saj ndihmës europiane për vazhdimin e luftës me Rusinë, nëse ajo dëshiron. Ky obsion është makth i vërtetë për Europën (natyrisht edhe për Ukrainën e cila e di mirë se cili është partneri i saj kryesor strategjik dhe përse arriti të ruajë shtetin deri tani). Sepse elitat europiane me shumë qejf do të luftonin me Rusinë nëpërmjet ushtarëve urkainas, “deri në fitoren përfundimtare” por ama pa dërgimin ushtarësh sikurse ishte gjatë këtyre tre viteve të shkuara nën shkopin dirigjues të Xho Bajdenit. Ata mund t’i dërgojnë vetëm nëse ShBA-të u japin garanci sigurie dhe vetëm pas nënëshkrimit të marrëveshjes.
Europa nuk ka as resurse dhe as unitet
Sikurse e dimë mirë sa është fuqia e vërtetë ushtarake europiane pa çadrën e sigurisë amerikane është e qartë se lufta në Ukrainë pa rolin, sëpaku si ai i deritanishmi, e Amerikës në të, nuk ka asnjë kuptim, sepse Europës dhe Kievit jo vetëm që nuk do t’u siguronte atë që dëshirojnë, por Europa shumë lehtë mund të hyjë në konflikt direkt ushtarak me rusët. Këta ta fundit e kanë bërë qartë me dije se nuk kanë ndërmend të tërhiqen prej askund dhe se nuk do të tolerojnë forcat ushtarake europiane në truallin ukrainas, sido që të emërtohen – paqesore apo ndryshe, nën cilindo flamur që të jenë.
Europa thjesht nuk ka as burimet e zbulimit dhe as ato ushtarake për një luftë të tillë sikurse zhvillohet në Ukrainë. Kujtojmë deklaratat e Putinit në përgjigje të deklaratës së Makronit se do të dërgonte me siguri ushtarë francezë, diku në zonën e Odesës. Tha se, nëse atyre u luftohet me Rusinë le të vinë lirisht nëse kanë qejf. Pra, duhet t’a dinë se nuk kanë për të ardhur në Ukrainë për piknik, të futin në xhep dietat dhe të bëjnë parada nëpër rrugët e qyteteve të lira ukrainase. Do të përfundojnë nëpër llogore sëbashku me ushtarët ukrainas. A dëshirojnë të hyjnë në këtë lojë europianët? Nuk ma merr mendja. Aq më shumë sepse dihet se brenda BE-së nuk ka unitet mendimi në lidhje me bisedimet paqesore me Ukrainën.
Për këtë elitat europiane, të cilat deri mbrëmë shpresonin në ndryshimin e qëndrimit të Trumpit në bisedimet me Putinin, tani janë plotësisht të frustruara dhe të dezorientuara. Aq më shumë edhe për shkak të presioneve të pasuksesshme ndaj Trumpit nga ana e Emanuel Makronit dhe kryeministrit britanik Keir Starmer. Sa alarmante është gjendja dëshmon fakti se ky i dyti ftoi një takim urgjent të krerëve europianë në të cilin do të duhet të marrë pjesë edhe Zelenski. Takimin e quajti “moment për të mbledhur mendjen”! Pra, elitat europiane do të mblidhen nesër dhe do të përpiqen të mbledhin dy plus dy, e shpresoj se rezultati i tye në fund nuk do të dalë pesë, domethënë se nuk kanë për të mbivlersuar mundësitë e tyre dhe t’i hyjnë një aventure të re dhe të pamenduar. Në luftë me Rusinë por kësaj here pa ShBA-të. Meqënëse nuk arritën t’a mundnin Rusinë këta tre vitet e fundit, duke patur edhe ShBA-të pas shpine, është iluzore të pritet që do të jenë në gjendje t’a bëjnë tani!
Kaja Kallas flet budallallëqe
Për këtë shefja e diplomacisë së BE-së Kaja Kallas vazhdon të flasë budallallëqe mbi nevojën e vazhdimit të luftës deri në fitoren e Ukrainës sepse Putini, në të kundërtën, heret apo vonë do të nisë një invazion të ri kundër antarëve lindorë të aleancës së NATO-s (deklarata të tilla nuk jepen vetvetiu sikurse dinte të bënte paraardhësi i saj Borelli i cili në karahasim me të është “lojtar i peshës së rëndë”- pa fyerje, e për më shumë ajo është edhe vetë nga Estonia, por e njëjta gjë do të ishte edhe sikur të ishte nga Sllovenia, Kroacia, …, por flet në emër të Komisionit Europian i cili e ka humbur plotësisht busullën që pas fitores së plotë dhe të papritur të Trumpit në zgjedhjet amerikane).
Për mendimin e Kallasit, Trumpit i bëhet vonë “sa për borën e vjetshme”, gjë për të cilën dëshmon më së miri fakti se gjatë qëndrimit dyditor në Uashington me 26 dhe 27 shkurt atë nuk deshi t’a priste as sekretari amerikan e Shtetit Marco Rubio (homologu i saj për nga ofiqi zyrtar), por ishte e detyruar të shoqërohej me disa antarë të veçantë të Kongresit duke u folur atyre për nevojë e vazhdimit të ofrimit të ndihmës për Ukrainën deri në fitoren përfundimtare etj.
Gjitashtu, edhe deklaratat e sotme patetike të një sërë zyrtarësh europianë, gjykimet e tyre për sjelljen e mbrëmshme të Trumpit dhe bashkëpuntorëve të tij ndaj Zelenskit dhe deklaratat se ata vazhdojnë të qëndrojnë në mbështetje të Ukrainës nuk janë asgjë tjetër veçse shfaqje para masave të gjëra. Lojëra fjalësh që do të përfundojnë së shpejti
Europa duhet t’a kuptojë dhe t’a pranojë realitetin.
Sepse elitat politike europiane përfundimisht duhet të kuptojnë një gjë (ndoshta edhe e kuptojnë): Trumpi e ka bërë zgjedhjen e tij të cilën zaten edhe e ka paralajëmruar gjatë fushatës zgjedhore, dëshiron që Amerikën, me çfarëdo çmimi, t’a tërheqë nga lufta ukrainase. Mundësisht me një marrëveshje paqesore, nëse jo Amerika do të dalë vetë.
Për Ukrainën është më mirë të pranojë atë që i kërkon Amerika, sepse çfarëdo zgjatje, për të mos folur për heqjen dorë nga marrëveshja, shpie ujë në mullirin e Putinit, ndërsa kushtet për një paqe të ardhshme për Kievin do të bëhen më të këqija. Sepse Rusia këtë luftë nuk guxon t’a humbë çfarëdo që të thonë burokratët europianë.
Gjithçka është shumë e thjeshtë nga pikëpamja logjike: ekziston shansi për paqe (për hir të së vërtetës me lëshime të dhimbshme nga ana e Kievit, por gjithsesi ndoshta diçka do të duhet të lëshojë edhe Moska megjithëse definitivisht shumë më pak), ekziston edhe vazhdimi i luftës. Për këtë nuk ka as hapësirë dhe kohë për sentimentalizma, duke i’u drejtuar kategorive morale dhe duke shtruar pyetjen se cili është fajtor dhe cili jo etj. Këto janë dy obsione që janë ende në lojë – një të tretë thjesht nuk ka më, sikurse do ta deshte Bajdeni (luftë e pafundme cfilitëse për Rusinë). Luftën e pafundme tani nuk e dëshiron as Uashingtoni (është tejet e shtrenjtë dhe tejet e rrezikshme), as Moska (për të cilën është gjithashtu e shtrenjtë plus që po i vriten ushtarët). Dhe kur ata nuk e duan, nuk dihet se deri ku mund të shkojë kjo punë.
Është krejtësisht tjetër gjë që Europa është zhytur thellë në baltën ukrainase (paradoksi qëndron në faktin se në të e ka futur Uashingtoni i cili tani po del nga ajo në “mënyrë elegante”, gjë që irriton krenarinë e politikanëve europianë dhe njëkohësisht flet për moskompetencën e tyre, për të mos thënë budallallëkun), e për këtë ajo tani e ka të vështirë të dalë dhe të ruajë faqen e bardhë.
I nevojitet një obsion daljeje të cilin nuk e ka.
Sepse edhe të mençurve politikë europianë u duhet një element në marrëveshje të cilin do të mund t’a paraqisnin para qytetarëve të tyre si fitore, sepse në të kundërt atyre u kanoset shfronëzimi nga pushteti: kanë hedhur shumë gjëra në lojë dhe kanë investuar para europiane dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuar.
Problemi në këtë punë është se në horizont nuk shihet ndonjë gjë që mund të fitojnë ata, për më shumë, sëpaku deri tani – janë lënë jashtë tryezës së bisedimeve mes Moskës dhe Uashingtonit.
Problemi është akoma më i madh sepse rusët, megjithëse të goditur rëndë nga sanksionet por kurrsesi jo në mënyrë vdekjeprurëse – kanë mundësi për një pazarllëkme ShBA-të që do t’u mundësojë jo vetëm rinovim të shpejtë ekonomik por edhe ecje të shpejtë përpara, ndërsa Europa ka përpara probleme politike dhe ekonomike.
Kush nuk është në gjendje t’a shohë këtë gjendje më vjen keq sinqerisht për të, sikurse më vjen keq për të gjithë ne, nëse elitat tona bëjnë gabimin hisotrik duke mos marrë vendimin e duhur dhe të vetëm historik.
A është Zelenski që mbrëmë politikisht i vdekur? Nuk do të thoja se është, por kjo gjithsesi mund të varet nga takimi i nesërm i udhëheqësve europianë dhe mbi lëvizjet e tij në raport me ofertën e Trumpit.
Jam i sigurtë se Trumpi do t’a presë me gëzim nëse kësaj here vendos të pendohet sinqersisht, pa u’a vënë veshin atyre që i fryjnë mbas veshit elitat europiane se çfarë duhet të bëjë – sikurse pati ndodhur në muajin maj të vitit 2022 me kryeministrin e atëhershëm britanik Boris Xhonson, i cili e bindi Zelenskin që të heqë dorë nga propozimi i përgatitur për marrëveshje paqesore mes Moskës dhe Kievit në Stamboll, me ndërmjetësinë e Turqisë.
Atëbotë kushtet për Ukrainën ishin ku e ku më të mira se tani, vendi më pak i shkatërruar, ndërsa Kievi kontrollonte shumë më tepër territore. Por çfarë u bë është bërë – dhe nuk ka më kuptim t’i kthehemi.
Nga ana tjetër, në marrëveshjen përfundimtare paqesore (nëse arrihet ajo) Trumpit, në fund të fundit, do t’i duhet edhe nënshkrimi i presidentit ukrainas. Kushdo qoftë ai –për Trumpin kjo nuk ka rëndësi.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/meter-o-sinocnjoj-eksploziji-u-ovalnom-uredu-i-onome-sto-bi-se-moglo-dogoditi-u-europi/