Andrej Ivanji-Vreme[i]
“I bëjmë thirrje gjithë Serbisë, në kuptimin e vërtetë të fjalës të tërë, Serbisë punëtore, punonjëse, fshatare dhe të ndershme, së cilës i ka ardhur në majë të hundës e gjithë kjo, të marrë pjesë në tubimin më të madh në historinë e Serbisë me 28 mars në Beograd, që të luftojmë për Serbinë tonë të lirë, të ndershme, liridashëse, dhe përsëri të lirë”, bërtiti presidenti i Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë përparimtare serbe (SPS) Aleksandër Vuçiç në plenumin e Komisonit drejtues të SPS-së të hënën.
Si një adoleshent i pasigurtë në vetvete, ose si ndonjë huligan, presidenti i republikës kësisoj u hodhi dorezën në fytyrë studentëve, të cilët prej muajsh protestojnë dhe kanë bllokuar fakultetet, sipas parimit: tani do t’ju tregoj unë se cili është më i madhi. Ndërsa më i madhi, mitingu, do të jetë më i madhi në historinë e Serbisë “më i madh se ai në Gazimestan” (Gazimestan, kështu quhet në Kosovë- afër Prishtinës vendi ku S. Millosheviçi, në vitin 1989 mbajti mitingun e famshëm luftënxitës kudër shqiptarëve, i cili, nga shumë historiografë konsiderohet si pikënisje e gjithë atyre që ndodhën më vonë në ish Jugosllavi. Shën. i përkth.)
Lëvizja plagjitore përparimtare nën drejtimin e “Aco Serbit” nuk është hera e parë që zbaton taktikën e kontramitingut. Këtë e bënë edhe me 26 maj 2023 që të tregonin se janë më të fuqishëm dhe më të shumtë në numur sesa qytetarët që protestonin pas vdekjeve si rezultat i sulmit me armë zjarri në shkollën tetevjeçare “V.Ribnikar”, pastaj në Dubon, dhe në Orashje të vogël.
Bien maskat
Që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra në Serbi. Studentët në vetëm disa muaj arritën të nxirrnin nga shishja e mbyllur fort shpirtin e kryengritjes që po përhapet në tërë vendin. Nga ky fakt duket qartë se Vuçiçin e kanë lëshuar nervat. Pushoi së luajturi rolin e xhaxhos së mirë i cili ka mirëkuptim për kryengritjen rinore, për protestat studnetore, i cili pret me durim t’u vinë mendtë në kokë- me një fjalë që protestat të fillojnë e të shfryhen, i cili eviton të përdorë kundër tyre instrumentat e forcës shtetërore të cilën e kontrollon ai. Ky rol nuk i shkonte aspak, madje dukej në njëfarë mënyrë ngjethës.
Tani me sa duket vendimi është marrë: pushteti niset ashpër kundër kryengritjes studentore dhe dhe qytetare. Protesta në Beograd me çdo çmim duhet të paraqitet si fjasko, dhe jo si pamje madhështore e njëqind e më shumë mijë njerëzve që ngrihen kundër rregjimit të korruptuar dhe autokratit në krye të tij, por si festival dhune. Ata që protestojnë për demokraci dhe shtet ligjor duhen paraqitur si dhunues të thekur që duan të shkatërrojnë shtetin.
Vuçiçi paralajmëroi dhunë, arrestime masive dhe procedime penale për përpjekje të shkatërrimit të rendit kushtetues gjë për të cilën parashikohen dënime shumëvjeçare me burgim. Nuk ka më këtu medemek, durim, mirëkuptim – rregjimi vendosi të hedhë tej maskën- sepse asgjë tjetër nuk dha fryt, në mënyrë që të mposhtë rezistencën qytetare, këtë kryengritje që ka hyrë në poret e sistemit të pushtetit të përparimtarëve. Po i drejtohet frikësimit dhe kërcënimit për përdorim force.
Vojisllav Shesheli duhet të gëzohet, nxënësi i tij po u kthehet atyre të cilat ai i’a ka mësuar – rrënjëve radikale. Dhe xhaxhait në Parkun e pionierëve (park në qendër të Beogradit ku ndodhet selia e Presidentit të republikës. Aktualisht aty kanë ngritur çadrat “studentët që duan të vazhdojnë mësimet”. Shën. i përkth.) i treguan se cilët janë në të vërtetë: djem trupmëdhenj kapërcyen të hënën në mbrëmje gardhin dhe rrahën një djalë që po kalonte atypari.
Test për trimërinë civile
Vuçiçi ka bërë llogari se një numur i madh studentësh dhe qytetarësh do të frikësohen dhe do të heqin dorë nga pjesëmarrja në protestën e 15 marsit e cila duhet të jetë kulminacioni i të gjithë protestave që nga fillimi i nëntori të vitit të kaluar. Sepse, në ndryshim nga “Serbia dinjitoze” e tij, të cilën e udhëheqin shkopaxhinjtë dhe kriminelët, ata janë vërtetë qytetarë paqesorë të cilët vetëpërmbahen nga dhuna.
Atyre Vuçiçi u ka bërë thirrje, në kuptimin e vërtetë të fjales, t’ia shkelin vijën, gjë me të cilën, sikurse e thamë, duket si një adoleshent i cili dëshiron të duket trim apo huligan që dëshiron të imponohet si trimosh i paprekshëm. Hajde pra, nëse guxoni, e dini se do të ketë goditje, koka të çara, e dini se disa nga ju do të përfundojnë në burg, paralajmëroi Presidenti i Republikës, i cili në pothuajse çdo emision televiziv ku shfaqet nuk humb rastin për të treguar se sa trim është. Dihet mirë se cili ka nevojë për të theksuar mospasjen personale të frikës.
Në testim, edhe një herë, është kurajoja qytetare e Serbisë. Studentët po vinë në Beograd në këmbë, nga veriu dhe nga jugu i vendit, dhe nuk ka asnjë dyshim se ata kanë për t’a mbajtur protestën e tyre. U takon qytetarëve të rritur të vendosin nëse do të jenë me ta. Numri i madh është mbrojtja më e mirë nga rregjimi në rënie e sipër.
Gjatë kësaj kohe, ai që i ka sfiduar, do të jetë i fshehur diku ku do t’a ruajnë pjesëtarët e njësive të zgjedhura speciale.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA