Goran Gociç[i]
Në kohën e lëkundjeve të mëdha, më kujtohen thyerjet civilizuese në të cilat ka qënë dëshmitar brezi im. Nuk ka konsensus se kur ka ndodhur saktë një gjë e tillë. Xhejms Ballardi nënkupton vitin 1958, kur u braktis ideja e së ardhmes; Çarls Xhenkinsi pohon 1974, kur lindi postmodernizmi, Xhorxh Orvelli nënshkruan vitin 1984, qëkur nis totalitarizimi i teknologjisë së lartë.
Ndryshime në ekonomi dhe geostrategji 1971–1975.
- Dollari i cili zëvendësoi funtën si mjet në shkëmbimet tregtare ndërkombëtare nëpërmjet Marrëveshjes në Breton Vuds të vitit 1944, kishte vlerë fikse në ar deri në vitin 1971. Pasoi kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore në vitet 1973-1975.
- Në vitin 1974, Fridrih fon Hajekut i’u akordua çmimi “Nobel”. Idetë e tij do t’i vërë në jetë udhëheqja e konservatorëve dhe, që nga viti 1975, kryeministre e Britanisë, Margaret Theçer. Ajkën e tregut “vetërregullues” do ta ndjekë administrata e Ronald Reganit në ShBA dhe Jasuhiro Nakasones në Japoni.
- Përfundimi i procesit të “amerikanizimit” të botës u luajt në vitin 1974. Gjesti politik që e mbylli ishte nënshkrimi nga ana e sovjetikëve të Ligjit mbi të drejtat e autorit në vitin 1973 dhe Kartës mbi të Drejtat e njeriut në vitin 1974.
- Në vitin 1975, ShBA-të humbin luftën proksi në Vjetnam, por nuk heqin dorë nga luftëra të ngjashme. Më shumë sfera ekonomike se ajo ushtarake vendos për konfliktin e superfuqive. BRSS nuk u mund kurrë; në fund u shkatërrua dhe u shpërbë.
- Deri në mesnin e viteve tetëdhjetë ekzistonte besimi te solidariteti global: kontinente e pasura mendonin se e kishin për detyrë të mbronin të uriturit në Afrikë. Kjo praktikë – me iniciativën ameriken – u braktis në mesin e viteve tetëdhjetë.
- Qëllimi i Kombeve të bashkuara u realizua në vitin 1974, ishte edhe rendi botëror. Atë vit u themeluan institucioni i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ndryshime në teknologji dhe në mjeksi në vitet 1974-1978
- Fundi e erës analogjike dhe fillimi i revolucionit digjital. Firma e Pol Allenit dhe e Bill Gejtsit – “Microsoft” u themelua në vitin 1975.
- Fundi i erës së riprodhimit mekanik, “fordizmit” në ShBA dhe kalimi në ekonominë e ofrimit të shërbimeve. Ngritja ekonomike e Kinës, e cila nisi në mesin e viteve tetëdhjetë, dhe masat e fundit të administratës së Donald Trampit, janë tregues se fordizmi është pensionuar tejet heret në ShBA.
- Kapitullimi i teknologjisë së lartë të BRSS-së dhe braktisja e programit kozmik të fluturimeve në planetin mars në vitin 1974. Rusët shpikën shtytjen raketore dhe raketën tri shkallësh; deri atëherë ishin përpara në kërkimet kozmike.
- Fillimi i transplantimit të suksesshëm të organeve nisi me gjetjen e imunosupresentit në vitet 1971-1972 dhe zbatimin e tij në vitin 1978.
- Ndryshimi me operacion i seksit të gazetarit Xhejms Morris në vitin 1972. Ky është individi i parë i njohur që vendosi për këtë procedurë. Në lidhje me këtë Morrisi shkroi librin “Enigma” në vitin 1974.
Ndryshime në mediat masive në vitet 1972-1978
– Ngjarja që Xhenkensi shënjon është nisja e rrymës postmoderniste në vitin 1974, me librin “Gjuha e arkitekturës postmoderniste”. Diçka e çuditshme por gjithsesi tajmingu është i saktë.
– Inaugurimi i idealit të bukurisë që nuk rrjedh nga proporcionet njerzore. Gjesti simbolik i estetikës hiperreale është shpallja e Barbit si kukulla e shekullit në vitin 1976.
– Fundi i shumimit të instrumentave muzikorë ku gjithçka e simulon një instrument. Këtë e shenjoi petenta e Mugovit për sintetizerin shtëpijak.
– Fundi i shumimit të kabllove telefonike dhe stacioneve tokësorë TV me kalimin në komunikimet satelitore. Sateliti kanadez Anik A u vu në punë në vitin 1972. Deri në vitin 1978 një gjë të ngjashme do ta bëjnë edhe ShBA-të dhe BRSS-ja.
– Fundi i erës së filmave dhe fillimi i erës së videove. Vidoe-formatët komercialë dhe VHS dolën në skenë në vitet 1975-1976.
– Fundi i moralit tradicional seksual në mediat masive. Pornografia u legalizua në ShBA në vitin 1972, ndërsa në Europë në vitin 1974.
– Futja e konceptit “snuff film”, soji i fundit i transgresionit filmik. Vrasja kruhet vetëm që të rregjistrohet në flim. E formuloi në vitin 1976 një njeri me emrin Ed Sanders.
– “Paleotelevizoni”, sikurse e quan Umberto Eko, bënte fjalë për botën e jashtme; por “neotelevizioni”, i cili u shfaq në mesin e viteve tetëdhjetë është vetëreferent: ai humbet raportin me realitetin. Sikurse thotë Umberto Eko “jorealja përfundimsht është në çdo hap”.
Viti më i rëndësishëm
Mendoj se dhjetëvjeçari i tetë i shekullit XX ishte po kaq emocionues sa ky në të cilin jemi duke jetuar. Që profetët janë vërtetë shkrimtarët, si puna e Xhenkensit, dhe jo ekonomistët dhe gjeostrategët si puna e Fon Hajekut dhe e Bzhezhinskit, e vërteton Mishel Uellbeku (Michel Houellebecq) te libri “Grimcat elementare”:
“Përmbysja e padukshme por përfundimtare në shoqëritë perëndimore ndodhi në periudhën 1974-1975- i thotë vetes Brunoja. Atyre viteve, kur u përpoqën pa sukses të përfshihen në jetë, shoqëritë perëndimore u zhytën në diçka të errët. Në verën e vitit 1976 ishte dukshëm e qartë se e gjitha kjo kishte për të përfunduar keq”.
Në mesin e viteve shtatëdhjetë u themelua rendi në të cilin jetojmë ne sot. Ja një fakt që do të frymëzoj teoriciinët e komplotit – mua me siguri po. Ndërsa isha i punësuar në BBC, në qytetin anglez me emrin Reding, vërejta se vetëm për një vit ishte zhdukur i tërë arkivi.
[i] https://www.nin.rs/licni-stav/vesti/74308/goran-gocic-kad-je-buducnost-pocela
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA